Zyra për KeM: Kurti vazhdon terrorin ndaj serbëve dhe uzurpimin e pronave të tyre në veri
Me ndërhyrjen e Policisë së Kosovës në zyrat e Drejtorisë për Tokë Ndërtimore dhe Rrugë dhe Drejtorisë për Hapësira Banesore dhe Biznesore në Mitrovicën e Veriut, në një mënyrë drastike dhe brutale është vazhduar terrori i Prishtinës ndaj serbëve dhe institucioneve të tyre në veri të Kosovës, thuhet në një njoftim të Zyrës për Kosovë dhe Metohi.
Zyra shpjegon se kjo është një vazhdimësi e uzurpimit brutal dhe të kundërligjshëm të pronave serbe në veri, që është në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet dhe akordet e vlefshme.
„Pjesëtarët e Policisë Speciale të Albin Kurtit ndërhynë sot në zyrat e Drejtorisë për Tokë Ndërtimore dhe Rrugë dhe Drejtorisë për Hapësira Banesore dhe Biznesore në Mitrovicën e Veriut, duke vazhduar në mënyrë drastike dhe brutale terrorin e Prishtinës ndaj serbëve dhe institucioneve të tyre në veri të Kosovës dhe Metohisë. Kjo është një vazhdimësi e uzurpimit brutal dhe të kundërligjshëm të pronave serbe në veri të Kosovës dhe Metohisë, që është në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet dhe akordet e vlefshme“, thuhet në njoftim.
Zyra thekson se rreth 70 punëtorë të këtyre institucioneve janë legjitimuar dhe më pas janë urdhëruar që të largohen nga objekti, sepse atje, siç u thanë, nuk kanë çfarë të kërkojnë.
Pushtimi i objekteve të dy institucioneve serbe është ende në vazhdim, ndërsa në afërsi të objektit ku ndodhen dy drejtoritë ndodhen policë të armatosur të Kosovës të cilët menjëherë kanë filluar të heqin flamurin serb.
Këto drejtori ndodhen në një ndërtesë banesore dhe ndërhyrja në to ka shkaktuar frikë dhe ankth tek punonjësit, por edhe tek banuesit e kësaj dhe objekteve përreth, paralajmërojnë nga Zyra për KeM.
“Është e qartë se Albin Kurti po përpiqet me çdo kusht të destabilizojë edhe më tej situatën në veri të Kosovës dhe Metohisë në prag të zgjedhjeve, dhe po mundohet të detyrojë një reagim të serbëve që do të shërbente si arsyetim për të penguar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet për parlamentin e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë”, tregojnë ata.
Zyra për Kosovë dhe Metohi u bën thirrje të gjithë serbëve në veri të Kosovës që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien në provokime, dhe pranisë ndërkombëtare në Kosovë të marrë masa urgjente që kryeministri i Kosovës Albin Kurti të përmbahet dhe të mos provokojë konflikte.
“Serbët do të luftojnë kundër dhunës ndaj të cilës janë të ekspozuar dhe anulimit të plotë të të drejtave të njeriut me të gjitha metodat legjitime politike dhe demokratike, dhe kjo është ajo që Kurti ka më shumë frikë. Zyra për Kosovë dhe Metohi dhe institucionet tjera kompetente të Republikës së Serbisë do të informojnë të gjithë akterët relevant ndërkombëtar për valën e fundit të dhunës dhe aktiviteteve të paligjshme të kryera nga Albin Kurti”, thuhet në njoftim.
komentet