Angjellkoviq: Dimë se çfarë kushtesh janë tek ne, por çmimi konfirmon se jemi në rrugën e duhur

Milena Anđelković
Burim: Kosovo Online

Fituesja e çmimit prestigjoz "International Medis Awards for Medical Research", farmacistja Millena Angjellkoviq nga Zveçani thotë për Kosovo onlajn se ky çmim është mjaft i rëndësishëm për të gjithë të rinjtë hulumtues, por është dhe konfirmim se jemi në rrugën e duhur, pavarësisht kushteve të vështira.

 

Ajo konkurroi me punën shkencore të cilën mbrojti dizertacionin e saj të doktoraturës e cila bazohet në shqyrtimin e ndikimit të mundshëm të metaleve toksike-kaliumit dhe plumbit në sëmundjet malinje

“Për Medisin zgjodhëm këtë punë rreth kancerit të testisit, pikërisht për shkak të rezultateve impresionuese që arritëm. Hyrëm në raundin e shkurtër dhe më pas në finale. Të gjithë e ndoqëm atë ngjarje madhështore si festival filmi, kur u zgjodh kjo punë si puna më e mirë në fushën e farmacisë për këtë vit në Sërbi”, thotë ajo.

Për të dhe ekipin e saj, çdo çmim është domethënës dhe siç thekson ajo, është veçanërisht i rëndësishëm për hulumtuesit e rinj.

“Ajo flet rreth asaj se jemi në rrugën e duhur dhe se kjo çka bëjmë është e mirë dhe që ndoshta do të ketë ndonjë aplikim klinik. Bashkëpunimi ka qenë me profesorë të Fakultetit Farmaceutik me të cilët kam punuar këtë disertacion. Kishim pacientë nga Klinika e Urologjisë e Qendrës Klinike të Sërbisë. Studimi ishte i tillë që duhej të kishim edhe një grup kontrolli, ndërsa këta kanë qenë pacientë që nuk e kishin këtë lloj sëmundje, ndërsa këta ishin persona shëndetmirë nga K&M, Zveçani dhe Mitrovica, sepse për ne ishte më e lehtë të arrinim numër më të madh mostrash, ndërsa janë mbledhur në institucionin tonë amë”, spegon Angjellkoviq.

Kjo e fundit do të vijojë të studiojë këtë temë së bashku me profesorët nga Katedra për toksikologji, Fakulteti i Farmacisë në Universitetin e Beogradit.

“Punojmë dhe projekte të tjera hulumtueso-shkencore, kështu që për ne shkencëtarët nuk mjafton. Ne gjithmonë ecim përpara dhe përpiqemi të gjejmë diçka të re dhe mbi të gjitha të bëjmë diçka të suksesshme edhe nëse ka ndonjë aplikim klinik” shton bashkëbiseduesja.

“Të gjithë e dimë se si janë kushtet këtu tek ne dhe se furnizimi me të gjitha gjërat sigurisht dhe për ne në QKS Mitrovica e Kosovës. Megjithatë, nëse keni vullnet dhe dëshirë, nëse jeni të motivuar të punoni, gjeni mënyrën për çdo zgjidhje”, ka thënë Angjellkoviq.