Banorët e Banjskës: Po largohen njerëzit, fëmijët në frikë nga forcat speciale të Policisë së Kosovës
Banorët e Banjskës, dy muaj pas konfliktit të ndodhur në këtë vend, thonë se gjendja është disi më e mirë se në fund të shtatorit, por se ka frikë të vazhdueshme, sidomos te fëmijët, për shkak të pranisë së Policisë speciale të Kosovës.
"Ashtu siç ishte, është pak më mirë. Megjithatë, mbetëm pa banorë. Shumë njerëz kanë shkuar. Nuk kam frikë për veten time, por kam frikë për fëmijët, kam nipër këtu, kam frikë për ta. Ata gjithashtu kanë frikë, sepse makinat shkojnë sa andej-këtej. Si të Eulex, si të Kfor, si të Rosu, forcat speciale qarkullojnë pa pushim dhe fëmijët kanë frikë. Nëse nëna nuk e qetëson dot fëmijën, thjesht thotë: “ja ku është policia” dhe ai qetësohet. Atëherë mund ta imagjinoni se si është”, na tha një vendas.
Një tjetër banor i Banjskës thotë se ka frikë për të rinjtë dhe se shumë prej tyre po largohen nga Kosova.
“Kemi kaluar shumë keq, jam tre kilometra nga këtu”. Kaluan atje lart, përmbysën kamionë me dru, bllokuan rrugët në tre-katër vende. Nuk kam frikë, e dini pse? Të vjetrit nuk do ti bëjë asgjë. Kam frikë për këtë rini. Gjysma kanë ikur, shumë u larguan në Serbi nga këtu. Këtu banja nuk funksionon. Për çfarë duhet të shpresojmë? Është pak më e lehtë, është më mirë, por unë brengosem se kjo çështje rreth komunave nuk zgjidhet, nuk keni ku të shkoni për asgjë”, thotë ai.
0 komentet