Banorët e Shtërpcës: Pezullimi i dinarit do të çojë drejt emigrimit popullin sërb
Banorët e Komunës së Shtërpcës besojnë se vendimi i Bankës Qëndrore të Kosovës për heqjen e dinarit është i keq dhe do të çojë drejt emigracionit popullin sërb të Kosovës. Vlladimir Stankoviq deklaron për Kosovo onlajn se ndalimi i përdorimit të dinarit në Kosovë, paraqet dëbimin e sërbëve nga Zhupa.
"Ky është kaos, ky është dëbim nga Zhupa dhe jo vetëm nga Zhupa por mbarë popullin sërb të Kosovës. Një njeri drejton mbarë Europën” ka thënë Stankoviq.
Zorica Sibinoviq thekson se kjo është situata më e keqe që mund të ndodhë.
“U mësuam me dinarin, e tani u hoq menjëherë kështu. Si do të vijnë më pas dinarët pasi ky do të jetë problem më i madh, nga kjo varemi. Kjo është më e tmerrshmja çka mund të na ndodhë” ka thënë Sibinoviq.
Bashkëqytetari i saj Tomisllav Sharkoqeviq thekson se populli është i hutuar dhe nuk e di se për çfarë bëhet fjalë.
“Duan të mbyllin gjithçka, dhe bankën, dhe postën, të gjitha. Deri më tani ishte mirë dhe posta dhe banka ishin këtu. Tashmë transferojnë llogarinë në Postë dhe thonë se dhe atë do t’a mbyllin dhe atëherë çfarë të bëjmë” pyet Sharkoqeviq.
Biserka Dobriq thotë se këtë nuk e priste.
"Sesi do të bëhet, vetëm Zoti e di, nuk e prisja se do të ndodhte kështu. Çfarë do të bëjmë tani, të shkoj diku të marr pensionin, të kërkoj letra, a mundet, turp!", ka thënë ajo.
Dhe Cvetko Millenkoviq thekson se ndalimi i përdorimit të dinarit, do të çojë në emigracion sërbët.
„Nuk funksionon farë, nuk është mirë për popullin. Të gjithë do të ikin prej këtej, e çfarë do të bëjnë këtu, ne nuk kemi zgjidhje tjetër” ka thënë Millenkoviq.
Stanomir Dimiq beson se ky është problem shtetëror i cili duhet të zgjidhet në nivel shtetëror.
“Kjo çështje është shtetërore, është problem shtetëror, ky hall, jo vetëm i popullit tonë, por i shtetit dhe këtë duhet t’a zgjidhin në nivel shtetëror por nga shteti ynë dhe jo nga Kosova“, ka thënë Dimiq.
komentet