Lirohet sërbi i arrestuar dje në Jarinjë
Burim: Kosovo Online
Ish efektivi i Policisë së Kosovës Milan J. i cili u arrestua një ditë më parë në vendkalimin administrativ të Jarinjës, sot është lënë i lirë.
Siç konfirmoi lirimin e tij për Kosovo onlajn bashkëshortja e Milan J. përmes telefonatës nga Mitrovica e Veriut, bëhet e ditur se ai është nisur drejt shtëpisë së tij në Leposaviq.
Ai në orën 18 të ditës së djeshme, u arrestua në vendkalimin administrativ të Jarinjës teksa po kthehej nga Rashka në Leposaviq nën shoqërinë e bashkëshortes dhe dy fëmijëve minorenë.
Zyra për Kosovë e Metohi, fill pas arrestimit të tij, i ka siguruar avokat dhe të gjitha të drejtat e mbrojtjes së të arrestuarit.
Policia kosovare ka bërë të ditur mbrëmë se ai u arrestua pasi dyshohet për lidhje me krimin e organizuar.
Siç bën të ditur për portalin tonë avokat Dejan A. Vasiq, të cilin e ka angazhuar Zyra për K&M, Milan J u arrestua gabimisht.
0 komentet