Liturgji në manastirin e Graçanicës me rastin e Vidovdanit, qindra njerëz në portë
Me rastin e Vidovdanit, patriarku serb Porfirije shërben liturgji në portën e manastirit të Graçanicës, ku u mblodhën qindra njerëz për të shënuar këtë festë.
Pas liturgjisë, së bashku me peshkopin e Rashkës e Prizrenit, patriarku do të shërbejë përkujtimore për heronjtë e rënë serbë.
Në portën e manastirit të Graçanicës u mblodhën qindra njerëz nga Kosova, ashtu edhe nga Serbia, Mali i Zi, Republika Serbe, si dhe dinjitarët e kishës peshkopi Sava i Marçës, Hilarion i Novi Brdës, Nektarije i Jegarit dhe Petar i Toplicës, si dhe drejtori i Zyrës Administrative Patriarkale, Arkimandrit Danilo dhe Rektori i Seminarit Teologjik të Shën Savës në Beograd, Protodeakoni Radomir Vruçiniq.
Në festën e Vidovdanit merr pjesë edhe Millena Parlliq, Ndihmës Drejtoreshë e Zyrës për Kosovë e Metohi.
Pas shërbesës, medaljet “Nëna e Nëntë Jugoviqit” tradicionalisht do të ndahen për nënat që kanë katër e më shumë fëmijë.
Për serbët e Kosovës, Vidovdani është një nga festat më të rëndësishme, të cilën zakonisht e festojnë në Gazimestan, por këtë vit për herë të parë përkujtimi do të mbahet në manastirin e Graçanicës.
Pranë manastirit është shtuar prania e Policisë së Kosovës, ku nuk mungojnë as pjesëtarët e Karabinierëve dhe EULEX-it.








0 komentet