Nikolla Nedelkoviq: Kam qenë në burg vetëm sepse jam serb

Nikola Nedeljković
Burim: Kosovo Online

Nikolla Nedelkoviq më në fund në një përqafim me nënën, babanë dhe motrën e tij. Pasi kaloi gjashtë muaj në paraburgim nën akuzat e Prishtinës për gjoja “nxitje të urrejtjes dhe intolerancës etnike”, takimi me të afërmit e tij në vendkalimin e Mutivodës ishte më se emocional.

Nikolla tha se është i lumtur që është i lirë, por se ka qenë në burg vetëm sepse është serb.

“Nuk dua të komentoj ditët e kaluara në burg, jam i lumtur që më në fund jam me familjen time. Për momentin nuk kam asnjë plan për të përmbledhur apo larë hesapet. Më e rëndësishmja është që kjo ka mbaruar, që më në fund mund të shkoj në shtepi me familjen time, për çdo gjë tjetër ka kohë. Do të doja të falënderoja të gjithë njerëzit që kanë qenë me mua dhe familjen time që nga dita e parë. Mund të them se jam i lumtur. Nëse duhet të isha në burg për diçka, le të jetë sepse jam serb dhe prandaj për këtë kam qenë në burg”, tha Nikolla.

Sllobodanka Nedelkoviq, nëna e Nikollës, falënderoi të gjithë ata që ishin me ta dhe i mbështeti kur ishte më e vështira.

"Jemi të lumtur, jemi të emocionuar dhe faleminderit të gjithëve që na kanë përkrahur gjatë gjithë kohës, veçanërisht presidentit Vuçiq. Ne e kemi pritur këtë moment. Kjo është gjëja më e rëndësishme që ai është tani me ne, gjithçka tjetër do të jetë e lehtë“, tha Sllobodanka.