Prizreni-qyteti me dhjetë fondacione të Nemanjiqëve
Trashëgimia mesjetare sërbe në Metohi dhe në Kosovë paraqitet si pjesë integrale e Botës dhe Europës. Manastiri i Graçanicës, Patriarkana e Pejës, Deçani i Gjatë dhe kisha e Virgjëreshës Mari dhe Ljevishkës, shihen si gamë artistike në Europën e kësaj periudhe. Ato dëshmojnë egzistencën dhe qëndrueshmërinë, mbijetesën dhe vendosmërinë e sërbëve në këtë pjesë të Ballkanit edhe transmeton RTS.
Në Patriakanën e Rashkës dhe Prizrenit e cila për herë të parë u përmend në Hristovuli të perandorit bizantin Vasili II në vitin 1019, u evidentuan 200 monumente kulture dhe më shumë se një mijë objekte simbole të rëndësishme kristiane.
Vendi ku ndodhet Patriakana edhe sot rezulton të jetë në Prizrenin e car Dushanit. Qyteti i dhjetë fondacioneve të Nemanjiqëve dhe të të tjerëve. Ajo mahnit me bukurinë e arkitekturës dhe pikturave në kishën e Virgjëreshës Mari dhe Ljevishkës. Fondacioni i mbretit Milutin në shekullin XIV si dhe Graçanica, Deçani i Lartë dhe lavra e lashtë e Pejës, janë pjesë e historisë dhe e kulturës botërore.
"Ne këtu brenda minutës, kemi arritur kulmin e qytetërimit tonë. Kemi qytetërimin si pronë thellësisht e jona. Prandaj ata që e ndërtuan na e kanë trashëguar tek secili prej nesh këtë pasuri. Kjo vlerë i përket gjithë njerëzimit“ ka thënë Zhivojin Rakoçeviq gazetar dhe shkrimtar.
Gjithçka që është bërë këtu, siç thotë ai, është bërë për ringjallje dhe ripërtëritje.
"Deçani qëndron në majë të piramidës së civilizimit të lashtë. Ata po prehen në qindra e qindra kisha të vogla e manastire dhe momentalisht po prehen tek 80 mijë jetë sërbësh të cilët jetojnë në jug të lumit Ibër", thekson Rakoçeviq.
Monumentet sërbe të së kaluarës, prej vitit 2006 ndodhen në regjistrin e UNESKO-s si pasuri në rrezik. Aq më tepër kur dihet se në fillim të mijëvjeçarit të tretë u shkatërruan objektet tona të kultit dhe faltoret, bëmat dhe dëshmitë autentike për ekzistencën historike të sërbëve në hapësirën kosovare të Metohisë.
"Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këta margaritarë të vërtetë të arkitekturës me klas botëror të jenë të aksesueshëm për qytetarët tanë, të cilët vijnë në Kosovë dhe Metohi për të njohur bukuritë e tyre. Shteti dhe kisha jonë, profesioni ynë arriti t'i shkëpusë nga harresa këto monumente kulture, duke iniciuar një sërë punimesh konservuese duke arritur të restaurojmë një numër të madh kishash, komplekse kishash, manastire" ka thënë Zoran Gariq, drejtor i Institutit të Trashëgimisë në Leposaviq.
Këmbanat në vende të shenjta mesjetare dhe në objektet e kultit ortodoks sërb, dëshmojnë për këmbënguljen e popullit që të vazhdojnë, festojnë dhe jetojnë në Metohi dhe Kosovë, rrëzë Prokletijes, afër Deçanit dhe Patriakanës, Hoçës së Madhe, Graçanicës.
0 komentet