Qytetarët e Kosovës qendrore në Ditën e shtetësisë: Të kujtojmë historinë dhe të festojmë heronjtë që fituan lirinë

Gračanica
Burim: Kosovo Online

Qytetarët e Kosovës qendrore në festën e Sretenjës, Ditës së Shtetësisë së Republikës së Serbisë, kanë vlerësuar për Kosovo online se serbët janë të obliguar të kujtojnë kohët e kaluara dhe heronjtë që luftuan për liri.

Sot është ditë lirë për institucionet që funksionojnë nën sistemin e Republikës së Serbisë në Kosovë, ndërsa institucionet e Kosovës funksionojnë rregullisht.

Nebojsha Simiq nga Graçanica thotë se serbët duhet t'i vlerësojnë, respektojnë dhe festojnë heronjtë që luftuan për lirinë e Serbisë.

“Sot festojmë Ditën e Shtetësisë së Republikës së Serbisë. Historia na ka mësuar të vlerësojmë, respektojmë dhe festojmë paraardhësit tanë për heronjtë që e çliruan Serbinë nga turqit dhe skllavëria e gjatë. Sot është dita e Republikës së Serbisë dhe institucionet serbe nuk po punojnë, a e shihni sa bosh është Graçanica pa institucionet e Republikës së Serbisë?”,  ka pyetur Simiq.

Sllavica Petroviq nga Graçanica thekson se serbët duhet ta kujtojnë të kaluarën.

“Sot festojmë Ditën e shtetësisë së Serbisë, vendit tonë. Historia na ka mësuar se duhet të kujtojmë të gjitha kohët e kaluara, të kujtojmë të gjitha veprat e mira, por nëse do të mund të harronim atë që npo ndodhë këtu, kjo do të ishte më e mira, por është e vështirë të harrohet”, tha Petroviq.

Sot kremtohet edhe festa kishtare e Mbledhjes së Zotit, si kujtim i ditës kur Nëna e Zotit e solli për herë të parë në tempull Krishtin e porsalindur për t'ia kushtuar Zotit.

“Sot është 15 shkurt, festojmë Sretenjen”. Dimri takohet me verën. Shkuam në manastir, kishte liturgji. Sot është edhe dita e shtetësisë së Republikës së Serbisë, festa jonë e mrekullueshme”, tha Milena Radomiroviq.