Qytetarët e Mitrovicës së Veriut: Liberalizimi i vizave për serbët nga Kosova është shumë i rëndësishëm

Tablice Kosovska Mitrovica
Burim: Kosovo Online

Liberalizimi i vizave për mbajtësit e pasaportave të Administratës Koordinuese të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për qytetarët e Mitrovicës së Veriut është shumë domethënës, dhe disa banorë tashmë po planifikojnë udhëtimet e tyre dhe po zgjedhin destinacionet e tyre.

I riu Luka Mashiq thotë se tashmë është duke planifikuar se ku do të udhëtojë pas liberalizimit të vizave.

"Kjo do të jet një çlirim për ne, mund të udhëtonim diku anash. Kam në plan të udhëtoj për në Amsterdam”, thotë Mashiq.

Me të pajtohet edhe Dragan Mitroviq, i cili deklaron se do ta përdorë për udhëtime.

“Nuk e di as pse nuk e kanë anuluar, nëse i përkasim popullatës së Serbisë. Nuk mund ta kuptoj se ata i ndajnë qytetet dhe popullsinë e të njëjtit vend, ata në Beograd, Pazar, Çaçak dhe ne nga këtu. Do të thotë shumë dhe për largim, nëse asgjë tjetër, do të shkoja si turist për rreth tre muaj”, përgjigjet Mitroviq.

Sreqko Radojeviq deklaron se njerëzit nga kjo zonë do të kenë lirinë e lëvizjes.

“Ne ishim të mbyllur për kaq shumë vite, sikur të ishim një botë e mbyllur, atë që ata do ta quajnë “apendiks”. Liria e lëvizjes për këta njerëz këtu. Do të preferoja të udhëtoja në Greqi”, thotë Radojeviq.

Jadranka Shapiq e vlerëson të mirë edhe liberalizimin e mundshëm të vizave për mbajtësit e pasaportës së Administratës Koordinuese.

"Sigurisht që është mirë. Jeni të lirë të udhëtojm. Ato pak para që kemi, të kemi ku t'i shpenzojmë. Sigurisht që është mirë që ne të përfshihemi me qytetarët e Serbisë, sepse ne jemi edhe qytetarë të Serbisë”, thotë Shapiq.

Në seancën e djeshme të Komisionit të Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE), është miratuar vendimi për liberalizimin e vizave për pasaportat e Administratës Koordinuese. Pro 34 votuan, shtatë kundër dhe 12 deputetë abstenuan.

Hapi tjetër procedural është miratimi në seancën plenare të PE në Strasburg nga 22-25 prill. Pas kësaj, propozimi duhet të konfirmohet zyrtarisht nga Këshilli i BE-së.