Radojeviq për turneun pranë Sheshit të Vëllezërve Milliq: Tallje me njerëzit e pafajshëm të vrarë
Pranë Sheshit të Vëllezërve Milliq në Mitrovicën e Veriut është duke u vendosur terreni për turneun i 3x3 në basketboll, i cili është paralajmëruar për sot nga Komuna e Mitrovicës së Veriut. Anëtari i Kryesisë së Listës Serbe, Millan Radojeviq, tha për Kosovo online se organizimi i këtij turneu në sheshin që u është kushtuar të rinjve serbë të pafajshëm të vrarë gjatë luftës së vitit 1999 është tallje me viktimat serbe dhe me njerëzit e pafajshëm të vrarë.
Sheshi ndodhet pranë urës kryesore mbi Ibër dhe për momentin nuk ka asnjë nga organizatorët.
Ky turne ka hasur në kundërshtime nga serbët e veriut, të cilët organizimin e shohin si provokim dhe si një tjetër presion ndaj serbëve.
Anëtari i Kryesisë së Listës Serbe, Millan Radojeviq, tha për Kosovo online se ata ishin të tmerruar nga lajmi për organizimin e një turneu basketbolli në Sheshin e Vëllezërve Milliq, i cilli i është kushtuar vuajtjes së të rinjve serbë të pafajshëm gjatë luftës së vitit 1999.
“Organizimi i një turneu të tillë është tallje me viktimat serbe dhe me njerëzit e pafajshëm të vrarë në këto hapësira. Veçanërisht duke pasur parasysh se ai organizohet nga një kryetar komune ilegjitim dhe joligjor, i cili ditët e fundit të mandatit të tij po i përdor për të mbjellë përçarje dhe urrejtje mes banorëve të Mitrovicës së Veriut,” theksoi Radojeviq.
Radojeviq thekson se ata apelojnë te komuniteti ndërkombëtar që të parandalojë mbajtjen e turneut.
“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë dhe të parandalojë mbajtjen e këtij turneu, duke pasur parasysh se bëhet fjalë edhe për një keqpërdorim politik të fëmijëve dhe organizimin e një turneu me muzikë dhe argëtim në një vend që i është kushtuar vuajtjes së serbëve në këto hapësira. Kërkojmë që të respektohet dhimbja, vuajtja dhe sakrifica e serbëve në këto hapësira, që nga ky vend të hiqet mbajtja e këtij turneu dhe që komuniteti ndërkombëtar të reagojë urgjentisht,” tha Radojeviq.
0 komentet