Rakoviq: Një skandal i paprecedentë, Kurti e ndaloi Patriarkun Porfirije të shkonte në shtëpinë e tij

Aleksandar Raković

E dija që ishte në rrugë, por vërtet nuk besoja se autoritetet e Prishtinës do ta pengonin hyrjen e Patriarkut Porfirije në Kosovë, thotë historiani Alleksandar Rakoviq për Kosovo Online.

Rakoviq thotë se “ky është skandali më i madh që kanë bërë autoritetet e Prishtinës deri më tani, duke pasur parasysh se nuk e kanë lejuar kreun e Kishës Ortodokse Serbe të shkojë në shtëpinë e tij, në Patriarkanën e Pejës, selinë e lashtë të patriarkëve serbë."

"Ky është një skandal i pazakontë që tregon se autoritetet në Prishtinë nuk do të kenë kujdes për askënd. Sado pajtuese të ishin qëndrimet e patriarkut ndaj shqiptarëve, është e pakuptueshme se si ata vendosën ta ndërmarrin këtë hap. Patriarku vazhdimisht theksoi vullnetin e mirë dhe bashkëjetesën e serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, ai gjithmonë ka theksuar shembujt pozitivë dhe ka pohuar idenë e bisedimeve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, ku të tjerët nuk do të marrin pjesë, sidomos ata që do të mbjellin mollën e sherrit mes popullit serb dhe shqiptar. Pavarësisht gjithë kësaj dhe shqetësimit të tij atëror për popullsinë e tij në Kosovë e Metohi, Kurti dhe regjimi i tij ia ndaluan fizikisht hyrjen në Kosovë e Metohinë”, thotë Rakoviq.

Në lidhje me kërkesën e qeverisë së Kosovës që “patriarku të dënojë serbët në barrikada, për ta lejuar të hyjë në Kosovë", Rakoviq thekson se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë.

"Ishte e kotë të pritej që patriarku të dënonte barrikadat, por ata duhej të shkruanin diçka dhe të përpiqeshin të poshtëronin popullin serb në atë mënyrë".