Stojkoviq para ndeshjes me Shqipërinë: Nuk mund të fitojmë nëse nuk luajmë mirë

Dragan Stojković-Piksi
Burim: Kosovo Online

Trajneri i përfaqësueses së futbollit të Sërbisë Dragan Stojkoviq Piksi ka dalë para mediave një ditë para ndeshjes me Shqipërinë e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror të 2026, transmeton B92.

Piksi konferencën e shtypit e nisi me urimin për Kurban Bajramin, ndërsa duke folur për kundërshtarin tha se kishte parë mjaft ndeshje të Shqipërisë dhe se përshtypja ka qenë përherë e njëjtë, që janë të mirëorganizuar.

“Ajo çka luajtën në Kampionatin Europian flet mjaft. Karakterizohen nga agresiviteti, për të cilin duhet të gjejmë përgjigje. Ua kam thënë lojtarëve për të mos përmendur emra, se janë me të vërtetë kualitativ. Strakosha është portier i shkëlqyer, Gjimshiti stoper i shkëlqyer dhe e ka treguar këtë. Gjithçka që lojtarët duhet të dinin, e morën nga ne. Mendoj se dhe ata e kanë bërë këtë kur bëhet fjalë për ne”, ka thënë ai.

Trajneri i përfaqësueses së Sërbisë tregoi shenja pakënaqësie ndaj pyetjes në lidhje me dorëheqjen e mundshme në rast të mossuksesit në ndeshjen e radhës.

“Je pak anormal që pyet kështu. Kjo nuk është pyetje për tani. Nuk e mendojmë për këtë temë. Nuk e di se nga të vjen kjo ide” i’u përgjigj Piksi pyetjes për një dorëheqje të mundshme.

Trajneri i përfaqësueses së futbollit ka theksuar që Sërbia të fitojë me Shqipërinë, duhet të jetë “shumë, shumë mirë”. 

“Kjo është e thjeshtë. Nuk mundemi të fitojmë nëse nuk luajmë mirë” ka thënë Stojkoviq.

Kapiteni i përfaqësueses Aleksandar Mitroviq shtoi se Sërbia nuk mundet që të fitojë nëse nuk shënon gol.

“I kemi vëzhguar, analizuar. Është ekip i vështirë ashtu sikurse tha dhe trajneri, që të fitojmë duhet që të jemi në nivelin më të mirë të mundshëm", ka thënë Mitroviq.

Duke folur rreth përgatitjeve për këtë ndeshje, Mitroviq vuri në dukje se kushdoqoftë të jetë kundërshtari, hyn për të marrë të tri pikët.

“Qoftë Brazili, Andora apo Shqipëria, të njëjtën qëndrim kemi. Erdhëm këtu për të marrë të tre pikët dhe pas ndeshjes do të shohim nëse do jemi të kënaqur” ka thënë ai.

Pas konferencës pasoi stërvitja e përfaqësueses së Sërbisë e më pas konferenca për mediat e përfaqësueses së Shqipërisë.

Ndeshja që e pret mbarë rajoni do të luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Vendasit pas dy takimeve kanë tri pikë të fituara ndërsa për përfaqësuesen sërbe kjo është ndeshja e parë e ciklit të ri.