Grenell: Zgjedhjet në Sërbi të rëndësishme, numër rekord vëzhguesish-pa dhunë dhe destabilizim
Ish i dërguari i presidentit amerikan për dialog mes Sërbisë dhe Kosovës Riçard Grenell vlerëson se zgjedhjet e sotshme në Sërbi janë jashtëzakonisht të rëndësishme për qytetarët e Sërbisë dhe mbarë rajonit dhe ndërkohë konstatoi se të pranishëm janë një numër rekord vëzhguesish dhe që nuk duhet të ketë dhunë apo destabilizim në asnjërin krah.
Grenell vuri në dukje se zgjedhjet në Sërbi po i vëzhgojnë një numër rekord vëzhguesish dhe se pret që ky proces demokratik të kalojë paqësisht.
"Egziston një numër rekord vëzhguesish ndërkombëtarë për pjesmarrjen e sotshme të lartë. Bota vështron. Nuk duhet të ketë dhunë apo destabilitet nga cilado palë. Le të vijojë procesi në mënyrë paqësore e demokratike" thekson Grenell në rrjetin social "X".
Ky i fundit thekson se Sërbia ka bërë “përparim të jashtëzakonshëm” kur është fjala për marrëdhëniet me fuqitë perëndimore.
"Zgjedhjet e sotme sërbe janë mjaft të rëndësishme për qytetarët e Sërbisë dhe mbarë rajonit. Marrëdhëniet mes SHBA dhe Sërbisë janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Amerikën-na duhet të vijojmë në rrugën e tashme për të ndihmuar Sërbinë që të largohet prej Rusisë në drejtim të Perëndimit. Kanë bërë përparim të jashtëzakonshëm gjatë këtyre vitve të fundit e ndërsa ne kemi ende punë, Kina mbetet ende agresive në rajon" është shprehur Grenell.
0 komentet