Vuçiq: Do të ketë shumë vështirësi për Kosovën, do t'i mbroj interesat e serbëve deri në frymën e fundit

Aleksandar Vučić Kruševac
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur sot se vendin e presin shumë vështirësi sa i përket Kosovës, por se deri në ditën e fundit do t'i mbrojë interesat jetike të popullit serb në Kosovë.

"Ju kërkoj të jeni të përgjegjshëm dhe të merrni një vendim duke e mbështetur listën tonë, do të përballemi me shumë vështirësi për Kosovën dhe Metohinë, dhe nuk dua t'ju them se gjithçka do të jetë e ëmbël dhe lulet do të lulëzojnë. Ju e dini se nuk do të bëhet, unë nuk do t'ju gënjej", tha Vuçiq në kuvendin zgjedhor të PPS-së në Krushevac.

Ai tha se deri në frymën e fundit do t'i mbrojë interesat jetike të popullit serb në Kosovë.

"Edhe para edhe pas Banjskës. Ne nuk do t'i braktisim kurrë", tha Vuçiq.