Baraliu: E rëndësishme përfshirja nëpër institucione, partitë të nisin punën për qytetarët

Mazljum Baraljiju
Burim: Kosovo Online

Profesori universitar Mazllëm Baraliu është shprehur se për komunitetin sërb në Kosovë me rëndësi thelbësore është që të jetë i përfshirë në shoqëri dhe institucione duke theksuar se të gjitha partitë politike përfshirë dhe Listën Sërbe, duhet që të dëgjojnë qytetarët dhe jo të veprojnë në interes të elitave të ngushta.

“Duhet të mendohesh mirë, por më mirë është që të përfshihesh në çdo shoqëri. Realiteti është i tillë, duhet të punosh për familjen dhe komunitetin tënd. Ata duhet t’a mësojnë këtë leksion, ashtu sikurse thashë dhe për këto parti politike, të përfshihen dhe të punojnë për të mirën e qytetarëve. Deri më tani, në një farë mënyre, e bënte Lista Sërbe, por në vend që t'i dëgjonte dhe t'i kuptonte qytetarët, jo vetëm ata që janë anëtarë të asaj partie, të cilat nuk janë shumë, vendimet merreshin nga elitë e vogël. Tani, megjithatë, duhet t’a kuptojë se morën shumicën në ato komuna dhe se duhet të punojnë për komunitetin dhe jo për nevoja, interesa dhe përfitime personale” ka thënë Baraliu në një deklaratë për Kosovo onlajn.

Ai u shpreh se në këtë cikël zgjedhor u shfaqën dhe disa parti të reja politike dhe iniciativa qytetare.

“Nuk ka rëndësi sa vota morën, e rëndësishme është që patën guximin për të marrë pjesë në skenën politike. Disa i’a arritën, disa jo, por kjo tashmë e ndryshon pamjen. Nuk do të jetë më si më parë, që vetëm Lista Sërbe të ketë fjalën e fundit dhe të parën. Gjithashtu, është e rëndësishme që të gjithë të sillen në përputhje me ligjin dhe të respektojnë atë që është përcaktuar me ligj dhe e shkruar në kushtetutë. Nëse diçka nuk është në rregull, duhet t’a ankimoni, kjo është pjesë e sundimit të ligjit. Çdokujt duhet t'i jepet mundësia dhe u jepet gjithësecilit në këtë vend, pavarësisht përkatësisë etnike apo fetare, sepse ky është vend i civilizuar. Nuk është vendi i shumicës së shqiptarëve, as i pakicës, ky është vend i të gjithë qytetarëve. Ndaj ata duhet të ndërrojnë pllakën siç thuhet dhe të punojnë për interesin e popullit, sepse deri më tani, kjo nuk është bërë gjithmonë”, ka thënë ai.

Baraliu bën të ditur se mirëbesimi i qytetarëve duhet që të justifikohet me punë dhe jo me përfitime personale apo në grup.

“Të gjithë ne jetojmë në të njëjtin qiell. Ata duhet të përfshihen dhe të integrohen në institucione dhe jo të vijnë ndonjëherë, një herë në gjashtë muaj, vetëm për të marrë përfitime. Mirë, morën besimin e qytetarëve, kjo nuk vihet në diskutim, por besimi fitohet për të punuar për qytetarët. Kjo vlen për të gjithë, jo vetëm për Listën Sërbe, por kryesisht për ta. Ata tani duhet të nxjerrin mësim dhe të "kthejnë pllakën", sepse nëse vazhdojnë të punojnë në të njëjtën mënyrë, çka nuk është në frymën e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, do të humbasin besimin e qytetarëve dhe do të përballen me probleme. Duhet të thuhet e vërteta: kjo përqindje që morën nuk është pasqyrim i besimit të komunitetit sërb, por është pasojë e organizimit të mirë nga Beogradi. Njerëzit erdhën, por është mirë që këtë herë nuk ishte si më parë, këtë e konfirmuan dhe vëzhguesit dhe të gjithë ata që i dinë mundësitë në terren. Ndaj dhe Lista Sërbe dhe të gjitha partitë e tjera duhet që të orjentohen më shumë tek komuniteti dhe zgjedhësit dhe më pak tek interesat e tyre personale, grupore dhe informale” ka thënë Baraliu.