Gjuriq: Populli serb ka treguar se terrori i Albin Kurtit nuk e ka thyer

Marko Đurić
Burim: Kosovo Online

Populli serb me mbështetjen e tij masive për Listën Serbe ka treguar se nuk është thyer nga terrori i viteve të regjimit të Albin Kurtit dhe se populli ynë në Kosovë dhe Metohi është i gatshëm dhe deshiron të vazhdojë luftën e drejtë për një jetë dinjitoze, tha ministri i Jashtëm i Serbisë Marko Gjuriq.

"Rezultati i shkëlqyer i Listës Serbe do t'u mundësojë serbëve në Kosovë dhe Metohi që të artikulojnë politikisht vullnetin e tyre dhe të luftojnë për të drejtat e tyre të njeriut duke përdorur të gjitha mjetet e disponueshme demokratike. Jam i sigurt se do të vazhdojnë të bëhen përpjekje të mëdha për përçarjen dhe frikësimin politik të popullit serb në Kosovë dhe Metohi, por Lista Serbe do të jetë shtyllë e serbizmit dhe luftëtare konsekuente dhe e palëkundur për dialog dhe bashkëjetesë paqësore dhe në këtë do të ketë mbështetjen e vendosur të Beogradit. I përgëzoj vëllezërit dhe motrat në Kosovë dhe Metohi për fitoren e tyre të rëndësishme historike dhe uroj që të vazhdojnë të fitojnë, me unitet dhe të bashkuar”, ka shkruar Gjuriq në rrjetin social “X”.

Populli serb, me mbështetjen masive për Listën Serbe, ka treguar se nuk është thyer nga terrori i viteve të regjimit të Albin Kurtit dhe se populli ynë në Kosovë dhe Metohi është i gatshëm dhe deshiron të vazhdojë luftën e drejtë për një jetë dinjitoze.