Pavkoviq: Provokimet janë një rrezik real në ditën e zgjedhjeve, KFOR-i është në gjendje të parandalojë përhapjen e trazirave

Miloš Pavković
Burim: Kosovo Online

Komuniteti serb do të marrë pjesë në zgjedhjet e 9. shkurtit pas disa vitesh bojkotimi të institucioneve të Kosovës dhe për këtë arsye është shtuar kujdesi, duke pasur parasysh situatën e tensionuar dhe gjithçka që ka ndodhur në periudhën e kaluar, thotë për Kosovo online Milosh Pavkoviq, bashkëpunëtor në Qendrën për Politika Evropiane në Beograd.

Duke pasur parasysh se edhe EULEX-i edhe KFOR-i kryen ushtrime për kontrollin e turmave dhe trazirave para zgjedhjeve, Pavkoviq thotë se ekzistojnë tre skenarë të mundshëm që KFOR-i dhe EULEX-i mund t'i kishin marrë në konsideratë.

“Si një sfidë potenciale për organizimin e zgjedhjeve, shoh provokime të organizuara, ndoshta kryesisht nga pala shqiptare, të individëve apo grupeve që mund të gjenden në veri të Mitrovicës apo në disa vende ku jeton komuniteti shumicë serbe. Kjo është diçka që është një rrezik real. Ose, në anën tjetër, nëse ka grupe të organizuara brenda komunitetit serb që bëjnë thirrje për bojkot ose i pengojnë qytetarët të votojnë. Situata e tretë e mundshme janë protestat për shkak të pakënaqësisë me organizimin e zgjedhjeve apo disa vendime të institucioneve në Prishtinë”, thotë Pavkoviq.

Siç shpjegon ai, këto skenarë mund të ndodhin fillimisht në veri, por edhe në jug, në vendet ku serbët jetojnë në shumicë, siç është Graçanica.

Megjithatë, ai vlerëson se KFOR-i ka dëshmuar se është i aftë të kontrollojë protestat edhe në situata shumë më të tensionuara, që të kujtojnë nderhyrjet e Policisë së Kosovës në institucionet në veri.

“KFOR-i më pas arriti ta pengojë turmën të hyjë në ndërtesat komunale, kështu që besoj se në këtë situatë ata kanë personel të mjaftueshëm dhe janë mjaft të trajnuar për të parandaluar përhapjen e çfarëdo proteste apo trazire”, thotë Pavkoviq.