Marti ka qenë shënjestër që nga viti 2011, kur theu mitin e "luftës së pastër të UÇK-së"

Dik Marti.jpg
Burim: Klan Kosova

Kush me të vërtetë dëshiron të likuidojë Dik Martin? Për përgjigjen e kësaj pyetjeje, është mirë të kthehemi 12 vjet më parë, për të qenë të saktë në vitin 2011. Ndërsa në Prishtinë po përgatiteshin të festonin, në pak më shumë se tre javë, tre vjetorin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë, më 25 janar, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi me shumicë dërrmuese një raport nga një politikan dhe prokuror zviceran për “trajtimin çnjerëzor të njerëzve dhe trafikimit të organeve”. Për rezolutën votuan 169 deputetë (tetë ishin kundër, 14 abstenuan). Kështu u rrëzua miti i “luftës së pastër të UÇK-së”.

Me kalimin e viteve, politikanët shqiptarë e krahasuan Martin me Geblsin, thanë se ishte nën ndikimin e rusëve, se ai shpiku gjithçka... E kërcënuan për vite me radhë, kështu që ai vetë deklaroi vitin e kaluar se ishte vënë nën mbrojtjen e policisë “për shkak të kërcënimeve të supozuara nga qarqe të caktuara të shërbimeve serbe të sigurimit”.

Interesant është fakti se Marti pak ditë më parë tha se “fajin ia atribuon autoriteteve shqiptare për sulmet e vazhdueshme” për kërcënimet me të cilat përballet.

Illija Zhivotiq, profesor i Fakultetit të Sigurisë, tha për Kosovo Online se “hetimi duhet të drejtohet ndaj agjentëve të Prishtinës që veprojnë në Zvicër, sepse nuk do të ishte hera e parë që ndonjë shërbim punëson njerëz të nacionalitetit të kundërt përmes dikush që paraqitet se punon për një shërbim tjetër”.

"Një aksion për të vrarë Dik Martin vetëm do të dëmtonte Serbinë sepse ai do të thotë shumë për ne dhe sinqerisht shpresoj se do të jetojë edhe shumë vite të tjera. Pra, një urdhër i tillë sigurisht që nuk ka ardhur nga autoritetet serbe. Nëse dikush e ka provuar të punësojë ndonjë kriminel me origjinë serbe për atentatin, kjo nuk do të thotë automatikisht se pas saj qëndron shteti i Serbisë, në fund të fundit krimi nuk njeh kufi, sidomos në Zvicër, ku mafia shqiptare ka sunduar sovranisht për më shumë se 25 vjet. Mendoj se hetimi duhet të drejtohet ndaj agjentëve të Prishtinës që veprojnë në Zvicër sepse nuk do të ishte hera e parë që një shërbim punëson njerëz të nacionalitetit të kundërt përmes dikujt që pretendon se punon për një shërbim tjetër. Shembujt klasikë të mbulimit të gjurmëve. Shtojini kësaj edhe faktin se një numër i madh kriminelësh ëndërrojnë të bëhen bashkëpunëtorë të shërbimeve të sigurisë jashtë vendit është një kombinim fitues”, thotë Zhivotiq.

Eksperti i terrorizmit Xhevad Gallijasheviq për Kosovo Online thekson se është logjike që “Marti është në rrezik nga UÇK-ja”.

"Dhe njerëz shumë më pak të rëndësishëm që donin të dëshmonin për krimet e UÇK-së u likuiduan. Mos harroni se shumë nga UÇK-ja janë të lidhur me anëtarë të ISIS-it, kështu që nuk është për t'u habitur që Dik Marti është shënjestër i tyre i mundshëm. Është interesante, madje arritë t’i mbollën një histori se rreziku në fakt vjen nga qarqet e sigurimit serb, megjithëse kjo nuk ka të bëjë me të vërtetën, por është më e lehtë të manipulosh një njeri që përballet me kërcënime me vdekje dhe që është i izoluar në një farë mënyre nga shoqëria. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe me Olliver Ivanoviqin, i cili është mbajtur në burg, është paditur për krime lufte dhe kur është dashur ta lirojnë, e kanë likuiduar dhe akuzuar serbët për këtë. Po bëjnë të njëjtin skenar me Martin tani. Dihet se mafia shqiptare është dominuese në Zvicër”.

Zhivotiq thekson se “fakti që tërheq vëmendjen është se në rrëfimin e sipërpërmendur për kërcënim, ai kriminel bisedon me agjentin dhe i shpjegon se arma ka ardhur dhe se ai vetëm është në pritje të atentatit që do të ndodhë së shpejti”.

"Në praktikë, nuk funksionon kështu. Nuk ka kaq shumë kohë kur bëhet fjalë për shënjestrat kaq të rëndësishëm si Dik Marti është potencialisht. As nuk përdoren njerëzit që jetojnë në atë territor. Për një atentat të atij kalibri, sillen persona me letra nga vende te treta, persona që nuk janë në evidenca, nuk kalojnë në "njohjen e fytyres". Bëjnë punën dhe largohen pa gjurmë. Punesimi i një krimineli nga territori ku jeton viktima është një gabim fillestar dhe gjithçka do të dihej për 48 orë”, thotë Zhivotiq.