Prishtina dhe Beogradi janë më afër zgjedhjeve sesa vendimeve të mëdha në dialog
Plani franko-gjerman për Kosovën shkaktoi një debat të ashpër midis aktorëve politikë si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë. E derisa palët në Serbi janë të ndara nëse duhet ta pranojnë diskutimin për të, në Prishtinë debatojnë për fatin e Bashkësisë së Komunave Serbe.
Opozita në Prishtinë është thuajse unanime në dënimin e kryeministrit Albin Kurti, i cili, sipas tyre, ngadalë po e zbut qëndrimin e tij të ashpër për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, nën presionin e Perëndimit, ndonëse po vendos disa kushte për të përmbushur atë që ishte dakorduar 10 vjet më parë.
Kurti deri më tani i ka rezistuar me sukses obligimit që serbët në Kosovë të krijojnë një Bashkësinë me kompetenca ekzekutive në fusha të caktuara, por deklarata e përfaqësuesit special të SHBA-së Gabriel Eskobar se BKS do të formohet, me ose pa vullnetin e Kurtit tregoi se presioni i Perëndimit ndaj Prishtinës po forcohet, dhe këtë hapi edhe pyetjen nëse do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme.
"Mund të jetë, nuk duhet të thotë"
Ndërkohë në Beograd u mbajt seanca e Kuvendit të Serbisë, ku partitë e djathta, siç pritej, kërkuan që propozimi të refuzohet plotësisht, ndërsa pjesa pro-evropiane e opozitës është për bisedime, përmes të cilave, ndoshta, pozitat e Serbisë do të përmirësoheshin.
Mirëpo, pas asaj seance, për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme të Partisë Socialiste të Serbisë gjatë debatit, marrëdhëniet në koalicionin qeverisës u “tensionuan” dhe mediat paralajmëruan zgjedhje të mundshme të parakohshme në vjeshtë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se për momentin nuk i sheh zgjedhjet si zgjidhje të mirë, por nuk e përjashton mundësinë që ato të ndodhin.
Duket se përgjigja në pyetjen nëse do të ketë zgjedhje mund të përshtatet në një fjali që i atribuohet Nikolla Pashiqit - mund të jetë, por nuk duhet të thotë. Megjithatë, analistët besojnë se zgjedhje nuk do të ketë, sepse kjo do të nënkuptonte edhe shtyrjen e vendimit për marrëveshjen franko-gjermane, e cila nuk shihet në mënyrë të favorshme nga partnerët perëndimorë.
I pyetur për zgjedhjet e mundshme, sociologu Vlladimir Vulletiq për Kosovo Online tregon se duhet pasur parasysh se shpërbërja eventuale e koalicionit PPS dhe PSS dhe zgjedhjet do të kërcënonin formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, pasi do të dobësonte pozitën e Beogradit.
Nuk ka dyshim se pala shqiptare do ta përdorte këtë për të relativizuar detyrimet e saj, që është formimi i BKS-së, shtoi ai.
Kur është fjala për kornizën franko-gjermane për bisedime, sigurisht që do të insistohet, sepse Perëndimi nuk ka kohë të presë që tensionet politike të qetësohen, sipas Vuçetiqit.
“Ajo që eventualisht mund të shtyhet, por që aktualisht nuk është në rend dite, është nënshkrimi i marrëveshjes përfundimtare, e cila nuk do të ishte ajo që presin Serbia dhe komuniteti serb në Kosovë. Do të ishte e vështirë të pritej që një qeveri teknike tash gjendet në një situatë të tillë. Megjithatë, nëse ‘shtypi’ është i madh, nuk përjashtohet që të gjendet një lloj modaliteti presioni për të bërë diçka të tillë”, tha Vulletiq.
Besimi në Vuçiq
I pyetur nëse zgjedhjet eventuale mund të shihen si një lloj referendumi - nëse qytetarët besojnë në politikën e Beogradit zyrtar ndaj Kosovës, ai u përgjigj se shumica e qytetarëve që mbështesin qeverinë, pa dyshim, kanë besim në atë politikë dhe e mbështesin presidentin Vuçiq.
“Nuk besoj se zgjedhjet e mundshme mund të interpretohen si një lloj referendumi, sepse zgjedhjet ndikohen nga shumë gjëra, madje edhe ata që votojnë për opozitën dhe kjo u pa në kuvend, ato nuk kanë një kuadër dukshëm të ndryshëm. Përveç pjesës së partive në të djathtë, të cilat ofrojnë një lloj qasjeje alternative, që sido që të mendoni është e ndryshme, pjesa tjetër e opozitës në fakt nuk doli me asgjë konkrete që do të ndryshonte ndjeshëm nga çfarë është para nesh”, tha Vulletiq.
Kur bëhet fjalë për zgjedhjet në Kosovë, Vulletiq vëren se në disa raste të mëparshme, për të shmangur presionin dhe situatën në të cilën do të duhej të përmbushnin atë që u takonte, politikanët shqiptarë në një farë mënyre kishin “bërë” zgjedhjet, me qëllim vonimin me formimin e qeverisë.
“Tani më duket se Perëndimi, mbi të gjitha SHBA-të, por edhe Brukseli, nuk do t'i shikonin me sy të mirë përpjekjet e të dyja palëve për të pasur zgjedhje, sado të justifikuara të jenë ato, dhe se do të përpiqeshin në çdo mënyrë të pengonin zgjatjen e asaj që ata presin. Gjë që përsëri nuk do të thotë se nuk është e mundur, nëse ekziston një pamundësi formale që të mbahet një qeveri”, tha Vulletiq.
Perëndimi kundër vonesës
Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, thotë se gjëja më e “rregullt” do të ishte që në Kosovë të ketë zgjedhje, por nuk beson se do ta lejojë bashkësia ndërkombëtare.
Një nga arsyet e zgjedhjeve, sqaron ai, është se nëse komuniteti serb, pas largimit nga institucionet, nuk ka kryetarë komunash të zgjedhur në veri, të cilët duhet të thërrasin kuvendin zgjedhor të BKS-së, atëherë BKS nuk mund të krijohet pa atë.
“Së dyti, kur vendimi për konfirmimin e Kuvendit themelues të BKS-së të vijë në rendin e ditës të Kuvendit të Kosovës, do të ishte e këshillueshme që në të të ulen përfaqësues të komunitetit serb që nuk janë kontestues, të cilët kanë lidhje me Beogradin“, theksoi Janjiq.
Sipas tij, ka pasur një ndryshim në balancën e forcave politike në popullatën shqiptare, gjë që është parë edhe në zgjedhjet lokale, në të cilat rejtingu i Vetëvendoses e Aljbin Kurtit, por edhe e Vjosa Osmanit, “po bie”, ndërsa përqindjet tregojnë se partitë e LDK-së, pas Isa Mustafës, dhe DPK-ja pas Hashim Thaçit, “riparuan”, moren një udhëheqje të re, të respektuar, dhe Ramush Haradinaj po ashtu “rivendos” reputacionin edhe tek amerikanët, dhe të gjithë ata këkojnë zgjedhjet.
Në pyetjen se kush do të ishte fituesi i zgjedhjeve të mundshme, ai përgjigjet - kushdo qoftë të jetë, nuk do të jetë Kurti, sepse mazhoranca do të ndërtohet rreth kësaj, ose Kurti do të duhet të ndryshojë qëndrim.
“Arsyeja kryesore pse opozita tani kërkon zgjedhje është jolegjitimiteti i sjelljes së Kurtit, refuzimi për të bashkëpunuar me Amerikën dhe mospërmbushja e kërkesave ndaj aleatëve strategjikë. Kjo është e përbashkët për të gjitha partitë, përveç Vetëvendosjes, dhe ata do të formojnë një koalicion të madh nëse është e nevojshme. Mendoj se ata do të bëjnë një koalicion të gjerë pa Vetëvendosje”, tha Janjiq.
Megjithatë, ai tregon për një arsye të rëndësishme kundër zgjedhjeve - vlerësimin e Departamentit të Shtetit, por edhe të BE-së, se është një humbje prej disa muajsh, të cilën ata duan ta parandalojnë, sepse - ju mund të caktoni zgjedhjet shpejt, por ju nuk mund t'i mbani ato shpejt.
“Të gjithë e dinë se është më mirë të shkohet në zgjedhje, por tani po bëhen shumë kompromise, si ndaj Kurtit, ashtu edhe ndaj Beogradit dhe Listës Serbe, për të shmangur zgjedhjet, vetëm për të bërë diçka sa më shpejt. Mendojnë se kjo është e panevojshme, por se Kurti e ka obligim të bëjë ç'është e mundur në lidhje me BKS-së, të japë një mendim për Statutin e BKS -së, pastaj ekipi menaxhues ta 'përfundojë' atë Statut, të zgjedhë kryetarët e komunave dhe të caktojë zgjedhjet parlamentare”, tha Janjiq.
0 komentet