Përplasjet brenda Vetvendosjes a do t’a çojnë Kosovën drejt zgjedhjeve-Perëndimi do të zgjedhë mes Abdixhikut dhe Krasniqit
Kryeministri kosovar dhe lideri i Vetvendosjes Albin Kurti ka filluar përplasjet me figurat politke brenda partisë për të cilët mendon se mund të kërcënojnë qeverinë e tij. Kështu mendojnë bashkëbiseduesit e Kosovo onlajnit, ku shtojnë se i pari në shënjestër është deputeti me më shumë ndikim Haki Abazi, dikur personi kryesor i Vetvendosjes për politikë të jashtme dhe diasporën.
Sipas fjalëve të tij, shpërbërja e Vetvendosjes padyshim çon Kosovën drejt zgjedhjeve të parakohshme, duke patur parasysh deklaratën e hershme e të dërguarit special të SHBA Gabriel Eskobar se "BKS do të formohet me ose pa Kurtin", si dhe qëndrimi i Ambasadës së Gjermanisë se "nuk ka kushte rreth BKS", duket se Uashingtoni e Berlini, kanë fillar të kërkojnë zëvendësuesin e Kurtit në pozitën e kryeminstrit të Kosovës.
Predrag Rajiq nga Qendra për shoqëri stabile, për Kosovo onlajn thotë se Kurti përpiqet përmes "trikeve politike" të shtyjë rënien e vet nga pushteti e njëkohësisht shmang formimin e BKS.
"Kurti është shovinist dhe fanatik. Ai është kundërshtar i çdo lloj marrëveshjeje. Për të BKS është kapitullim tërësisht shqiptar dhe nëse ai do të jetë personi që do të lejojë formimin e saj, kjo për të do të ishte katastrofë politike dhe në vitet e ardhshme atë do ta personifikonin si tradhëtarin e interesave shqiptare me çfarëdolloj vetqeverisje të sërbëve në K&M. Ndonëse pëlqyeshmëria e tij ndodhet në rënie, nuk konstatohet të jetë e ulët. Ai mund të mundet vetëm në rast të formimit të një koalicioni të gjerë të partive të dala nga UÇK apo dhe nga partia e të ndjerit Rugova. As shpërbërja e Vetvendosjes, nuk duhet përjashtuar si skenar real", shprehet Rajiq.
Sipas sondazhit të shtatorit të vitit të kaluar të organizuar nga "UBO Konsalting", pëlqyeshmëria e Vetvendosjes ka rënë në 37,3% ndonëse ka pasur rritje të lehtë pas krizës së barrikadave në veri.
Në ndryshim nga Lëvizja Vetvendosja, Lidhja Demokratike e Kosovës e Lumir Abdixhikut, ngelet me 22,3%, PDK e Memli Krasniqit me rreth 20%. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt, ka përqindjen më të luhatshme këto gjashtë muaj ku në shtator shënon 7,7%.
Nëse do të ndodhë shpërbërja e Vetvendosjes, mbi të gjitha si pasojë e “mosmarrëveshjeve” me SHBA, do të jetë e qartë se pasardhësit e Kurtit mund të jenë liderët e LDK ose PDK të cilët së bashku në koalicion me partinë e Haradinajt, mund të shembin Kurtin.
Ngelet për t’u parë sesa do të kuotohet Lista "Guxo" e presidentes Vjosa Osmani dhe nëse ajo do të mundet t’a mbajë këtë pozicion.
Në përbërjen aktuale të Kuvendit të Kosovës, shumica qeverisëse (Vetvendosja dhe Guxo) së bashku me pakicat (përveç Listës Sërbe) ka 68 nga 120 vende.
Nuk duhen harruar edhe rezultatet e zgjedhjeve të fundit vendore kur Vetvendosja humbi Prishtinën e Prizrenin duke humbur kështu edhe shumicën e qyteteve përveç Gjilanit. LDK dhe PDK u rikthyen në lojë duke fituar 14 komuna.
Analisti Ognjen Gogiq për Kosovo onlajn thotë se pas situatës me barrikadat në veri të Kosovës, Kurti ka përmirësuar pëlqyeshmërinë e publikut, por kjo është e natyrshme kur ka kriza.
"Tani është e dukshme se Kurti javëve të fundit ka zbutur retorikën ndaj marrëveshjes dhe se ky qëndrim pak më i butë do t'i kushtojë atij disa votues, por pyetja lind se kush mund t’a zëvendësojë atë. Kurti dhe Vetvendosja në 2021 përfituan nga braktisja që i bërën LDK shumë votues dhe sipas rezultateve të zgjedhjeve vendore, këta votues filluan të kthehen në parti e cila udhëhiqet nga Abdixhiku, e ndërsa PDK ka qenë me kokë të prerë pas dërgimit në Hagë të ish liderit aktual. Nuk pres zgjedhje në Kosovë, pasi shumica qeverisëse, ka një shumicë stabile, veçse në rastin kur Vetvendosja mos të ndahet apo Kurtit mos t’i jepet mandati. Mendoj se dhe të huajt e kuptojnë se nuk munden pa Kurtin ashtu sikurse ishte një pengesë mjaft e madhe për marrëveshjen kur ishte në opozitë, sesa tani në pushtet. BKS është gur pengese, por mendoj se të huajt qëndrojnë më shumë tek plani europian, sesa tek BKS dhe ndërrimi i Kurtit rrezikon të humbë si njërën ashtu dhe tjetrën. Kurti luan shumë zgjuarsisht me karta që për të huajt të jetë më e rëndësishme plani franko-gjerman, sesa BKS.
komentet