Nep: Metodat e shantazhit të BE-së ndaj Serbisë janë krejtësisht të papranueshme

Lider FPO u Beču Dominik Nep
Burim: Kosovo Online

Metodat e shantazhit të BE-së në raport me Serbinë janë krejtësisht të papranueshme dhe hipokrizia e BE-së në përgjithësi po bëhet gjithnjë e më e patolerueshme, thotë në një intervistë për Kosovo Online në Vjenë, lideri i Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) Diminik Nep, një parti politike që sipas sondazheve të opinionit publik aktualisht është më e forta në atë vend.

Nep thekson se presioni ndaj Serbisë po ushtrohet vetëm sepse Presidenti Alleksandar Vuçiq nuk e përkrah “politikën e dështuar të BE-së, por kujdeset për interesat e Serbisë dhe qytetarëve të saj”.

Të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara duhet të respektojnë të gjitha dokumentet e OKB-së, shtoi ai.

Kur bëhet fjalë për Kosovë, Perëndimi insiston në të drejtën e vetëvendosjes, por nuk e lejon këtë të drejtë në raste të tjera, për shembull, kur Rusia në Krim e përmend këtë precedent. A është ky qëndrim një shkelje e Kartës së OKB-së dhe a ka kontribuar në luftën në Ukrainë?

Sigurisht, kutia e Pandorës është hapur me Kosovën. Natyrisht, çdo anëtar i Kombeve të Bashkuara duhet të respektojë Kartën e OKB-së dhe të gjitha rezolutat e asaj organizate ndërkombëtare.

Sulmet me motive etnike ndaj serbëve janë shtuar në Kosovë gjatë javëve të fundit dhe Vjena zyrtare nuk ka reaguar. Në Gjermani, pavarësisht raporteve të shumta, qeveria thotë se nuk di asgjë për sulme të motivuara etnikisht. Pse komuniteti ndërkombëtar është i zhurmshëm në reagimin e tyre kur thuhet diçka e keqe për shqiptarët, duke murkulluar sulmet ndaj serbëve?

Është e rëndësishme që incidente të tilla të dënohen po aq ashpër nga të gjithë në komunitetin ndërkombëtar. Detyra e trupave të KFOR-it është të parandalojnë konfliktet e mëtejshme ndërmjet grupeve etnike. Falenderoj ushtarët e ushtrisë austriake që kryejnë një detyrë të rëndësishme në terren.

A po përpiqet BE-ja të krijojë një krizë politike me presionin e saj ndaj Serbisë për Kosovën për të rrëzuar qeverinë që nuk dëshiron të vendosë sanksione ndaj Rusisë?

Metodat shantazhuese të Bashkimit Evropian ndaj Serbisë janë krejtësisht të papranueshme. BE-ja po i shtrëngon vidhat kandidatit për anëtarësim, vetëm sepse presidenti i saj nuk dëshiron të mbështesë në çdo mënyrë politikën e dështuar të elitës në Bashkimit dhe shikon interesat e popullit të tij. Ndërsa në Turqi sundimtari atje, Rexhep Tajip Erdogan, i cili madje po bën luftë kundër kurdëve në vendin e tij, dhe as që ka menduar për sanksione kundër Rusisë, gëzon të gjithë lirinë, në Serbi zbatohen standarde krejtësisht të ndryshme. Hipokrizia e këtij Bashkimi Evropian po bëhet gjithnjë e më e padurueshme.

Austria hyn në një konfrontim gjithnjë e më të hapur me Rusinë. Presidenti Aleksander Van der Bellen vizitoi Kievin dhe premtoi mbështetje, dhe Vjena po dëbon diplomatët rusë. A ka rrezik të tërhiqeni zvarrë në luftë?

Presidenti i Austrisë vë në dyshim neutralitetin tonë me sjelljen e tij dhe vepron si një i verbër i politikës së jashtme. Detyra e tij e qartë si president i një vendi neutral do të ishte të udhëheqë me vendosmëri një fushatë për përfundimin sa më të shpejtë të kësaj lufte të tmerrshme përmes negociatave, dhe jo të avokojë për ata njerëz të verbër që kërkojnë vetëm më shumë luftë dhe në fjalorin e të cilëve edhe fjala "paqe" nuk shfaqet më. Nuk mund ta luftosh zjarrin me zjarr. Me deklaratat e tij, Van der Bellen bën thirrje për bashkëpunim moral në zgjatjen e vuajtjeve, në vdekjen e pakuptimtë të ushtarëve dhe civilëve të panumërt nga të dyja palët.