Afati i janarit të Llajçakut: Mund të jetë viti 2024 vendimtar për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës?

kurti-vucic dijalog
Burim: Reporteri

Zyrtarët europianë, të paktën duke gjykuar nga mesazhet që dërgojnë ditët e fundit, vitin e ardhshëm hyjnë plot me pritshmëri për “përparim” në dialogun mes Sërbisë dhe Kosovës, duke vendosur afate ambicioze, por situata në terren ende nuk po shkon e këtij optimizmi në Bruksel. Që Bashkimi Europian dhe SHBA nguten të arrijnë rezultat të prekshëm pasi po hyjnë në vit të pasigurt zgjedhor, nuk ka dilemma as për bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn, por shtrohet pyetja se sa reale janë parashikimet e emisarit europian Mirosllav Llajçak që në janar të formalizohet Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit, e më pas në thelb të zhbllokohet dhe të nis dialogu.

Sidomos duke pasur parasysh se qeveria në Prishtinë dhe kryeministri kosovar Albin Kurti vazhdon të mos ndërmarrë ndonjë hap domethënës që do të çonte në zhbllokimin e negociatave dhe qetësimin e situatës, as në çështjen e zgjedhjeve në veri dhe as rreth formimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe, çka është detyrim i palës shqiptare për më shumë se një dekade.

E çfarë tjetër edhe pas mesazheve të Llajçakut se BKS është detyrim ligjor i Kosovës dhe duke theksuar se statuti i Bashkësisë nuk është e nevojshme të iniciohet prej Sërbisë pasi kjo është “çështje e brendshme e Kosovës”, Kurti vazhdoi me stilin e tij të kushtëzimit. Kryeministri kosovar i është përgjigjur Llajçakut se është “i gatshëm që vitin e ardhshëm të hartojë statutin së bashku me ministrat e tij të komuniteteve dhe kthimeve dhe pushtetit vendor Nenad Rashiq dhe Elbert Krasniqi”.

Menjëherë pasoi reagimi i Bashkimit Europian, nga ku thanë se Kosova tashmë ka pasur mundësinë të bëjë atë që Kurti po ofron tani. Pra siç kanë thënë, draft-statuti i BKS të cilin përfaqësuesit e saj e kanë prezantuar më 21 tetor, është më i miri i mundshëm dhe se Kosova ka mundur t’a ketë shkruar e vetme në 10 vitet e fundit.

“Në këtë fazë të avancuar të procesit në të cilin pritet të fillojë së shpejti themelimi i Bashkësisë, Kosova është e ftuar të japë komentet dhe sugjerimet e veta për draftin”, njoftoi BE.

Nga ana tjetër sërbët kosovarë dhe Beograd inga ana e tyre u tërhoqën disa hapa në drejtim të debllokimit të dialogut dhe qetësimit të situatës. Qytetarët e katër komunave në veri kanë nisur iniciativën për bërjen e peticioneve për shkarkimin e kryekomunarëve shqiptarë ilegjitimë të zgjedhur në prill të këtij viti në zgjedhjet që u bojkotuan nga sërbët dhe ku pjesmarrja ishte diku tek 3%. Gjithashtu qeveria e Sërbisë mori vendimin se prej 1 janarit të lejojë lëvizjen e lirë të të gjitha automjeteve nga Kosova përfshirë edhe ato me targat RKS të cilat si pasojë e vendimit të Prishtinës në numër të madh janë pranuar të përdoren edhe nga sërbët e Kosovës.

Dhe ndaj kësaj Kurti ka patur përgjigjen kushtëzuese-që Prishtina të njohë targat e Sërbisë duhet të verifikojë zbatimin e vendimit për targat kosovare RKS.

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka reaguar ndaj deklaratës së Kurtit rreth draft-statutit të BKS duke thënë se "ai sërish tenton që për mos-suksesin e dialogut të fajësojë Beogradin, duke shërbyer me zëvendësimin e tezave dhe për të mashtruar publikun sesi të mbulojë faktin që Prishtina po shkel të gjitha marrëveshjet e mundshme të arritura në Bruksel dhe po shemb çdo tentativë për normalizimin e marrëdhënieve me Sërbinë”.

Për ambasadorin e Sërbisë në SHBA Marko Gjuriq nuk ka dilemë që viti 2024 nuk do të jetë i lehtë, por për Kosovo onlajn thotë se nga perspektiva e dikujt " kush ulet dhe vëzhgon mundësitë nga Uashingtoni ka përshtypjen se aty do të kemi partnerë për të ruajtur stabilitetin në rajon".

"Përveç qëndrimeve të ndryshme për çështjen e Kosovës e Metohisë, e cila për ne është pjesë integrale e Sërbisë dhe për ta shtet i pavarur, mendoj se ndajmë interes të përbashkët për ruajtjen e stabilitetit”, tha Gjuriq

Ky i fundit thekson se në vitin e ardhshëm prioriteti shtetëror, kur vjen fjala për Kosovën, do të jetë ruajtja dhe egzistenca e popullit sërb si ruajtësi më i fortë i interesave sërbe duke shtuar se është e rëndësishme dhe se pikërisht nga Amerika të vijojnë presionet ndaj qeverisë së Albin Kurtit për mosrespektim të marrëveshjeve me kërkesë për qasje paqësore dhe racionale në zgjidhjen e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Sërbia po përballet me sfida të panumërta të mëdha në K&M. Me rëndësi prioritare që të ruhet mbijetesa dhe egzistenca-materiale, siguria dhe çdo gjë tjetër e popullit tonë në K&M, sepse në fakt ai është mbrojtësi më i fort dhe besnik i interesave sërbe në krahinën jugore”, tha Gjuriq.

Ky i fundit kujton se Sërbia në rrethana mjaft të vështira, lufta përreth dhe turbulencat ndërkombëtare, përveç regjimit ekstremist në Prishtinë, vijoi t'u ofrojë mbështetje atyre.

Pyetjes nëse kryeministri kosovar mund t’a shfrytëzojë “vakumin e fuqisë” për shkak të zgjedhjeve në BE dhe SHBA që do të pasojnë vitin e ardhshëm për lëvizje shtesë të njëanshme, Gjuriq thekson se është e rëndësishme të vazhdohet presioni nga SHBA ndaj qeverisë së Kurtit për mosrespektimin jo vetëm të marrëveshjeve egzistuese, por edhe parimeve dhe normave themelore demokratike.

Konstatimit se Kosova nuk është demokraci, por nën pushtetin etnonacionalist ku qëllimi kryesor është pakësimi i ndikimit sërb dhe eleminimi i faktorit sërb nga jeta politike e Kosovës.

“Kjo u dëshmua me largimin e sërbëve nga institucionet qëndrore, ku u injorua egzistenca e Listës Sërbe, duke eliminuar mundësinë që sërbët të drejtojnë komunat ku përbëjnë shumicë, si dhe margjinalizimin e tyre nga policia, sistemi i sigurisë dhe represionin flagrant që çoi në faktin se sot, sipas të dhënave të avokatit Nebojsha Vllajiq, kemi më shumë se 70 sërbë të burgosur në kazamatet e Kurtit”, ka numëruar Gjuriq.

Ai kujton edhe faktin se plot një vit mallrat sërbe vetëm sepse janë-sërbe, nuk mund të hyjnë në Kosovë por shton se kjo nuk duhet të jetë e çuditshme me faktin se njerzit e Albin Kurtit dhe Xhelal Sveçlës, janë të njohur për sulme, përmbysje automjetesh të Euleks, por edhe ngarkesave të kamionit me Coca-Cola në vitin 2016, vetëm sepse është prodhuar në Zemun.

“Fjala është për ekstremistë dhe fanatikë në kuptimin politik, nga të cilët mund të presim shumë pak të mira”, nënvizoi ambasadori i Sërbisë.

Për këtë thotë ai, është e rëndësishme që në vitin 2024 SHBA të mbajë vazhdimisht kërkesën për qasje normale, racionale, paqësore për zgjidhjen e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Të insistohet në këtë që marrëveshjet të respektohen, që të drejtat e njeriut dhe sigurisë së sërbëve në K&M të mos shkelen më tej. Ky është parakusht kyç për ruajtjen e stabilitetit dhe besoj se pavarësisht dallimeve rreth statusit, mundemi që diçka e tillë të kërkojmë nga partneri dhe nga ndonjë vend që e ka njohur Kosovën dhe e mbështet, përfshirë edhe SHBA” tha Gjuriq.

Pyetjes se çfarë viti pret, duke qenë se po vijnë zgjedhjet në SHBA dhe BE, Gjuriq përgjigjet se viti 2024 është vit sfidash dhe turbulencash të mëdha në nivel ndërkombëtar, vit lufte për të ndërtuar rend të ndryshëm nga shumë qendra të fuqisë dhe ndikimit global, por edhe për të ruajtur dhe forcuar pozicionet egzistuese nga qendrat e tjera...

Thekson se në të tillë situatë për Sërbinë është jashtëzakonisht domethënëse të ketë para së gjithash tablo të qartë rreth zhvillimeve në botë në mënyrë që lidershipi dhe institucionet më të larta shtetërore të planifikojnë si duhet lëvizjet e tyre.

Sërbia ka pasur sukses në energjetikë dhe në sfera të tjera me rëndësi jetike, nga stabiliteti i furnizimit deri tek stabiliteti i monedhës dhe fluksi i vazhdueshëm i investimeve të huaja direkte, e kjo në kushtet e mjedisit pothuajse të menjëhershëm luftarak, të vijonte me politikë konsistente.

Për këtë, thotë ai, detyra e të gjithë atyre që përfaqësojnë Sërbinë në skenën ndërkombëtare, do të jetë që të vazhdojnë të ndërtojnë rrjete ndikimi që duhet të përmirësojnë pozitën avancuese të vendit.

“Ajo që është e sigurt është se Sërbia do të vazhdojë të udhëheqë politikë racionale dhe të përgjegjshme të zgjatjes së dorës dhe ndërtimit të miqësive, në SHBA, ndërsa jam i bindur dhe tek shumë vende të tjera në botë, pasi udhëhiqet nga politkë e jashtme e pavarur, sovrane dhe të balancuar. Për këtë nuk kam dyshim se do të mund të presim që, pavarësisht nga turbulencat dhe problemet e rënda globale, vitin e ardhshëm do ta mbyllim me sukses”, përmbylli ambasadori Gjuriq.

Koordinatori i grupit të punës të Konventës Kombëtare të Bashkimit Europian për kapitullin 35, Dragisha Mijaçiq, thotë se viti 2024 do të jetë vit kërkues sa i përket dialogut mes Sërbisë dhe Kosovës, sepse ka shumë çështje të çelëta dhe shumë zhurmë në komunikim, qofshin ato nga Prishtina apo Beogradi.

Duke folur për atë që mund të pritet në vazhdimin e negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës, duke marrë parasysh mesazhet e Llajçakut se janari është afati për formalizimin e Marrëveshjes në rrugën e normalizimit, ndërsa flitet për ndryshimin e kapitullit 35 ku do të hyjnë detyrimet që rjedhin nga marrëveshjes e arritur në Ohër, Mijaçiq beson se si Beogradi dhe Prishtina do të shkojnë drejt zvarritjes së procesit.

"Të dy palët do të vazhdojnë të shpresojnë se zgjedhjet në Amerikë, por edhe në BE, do të rezultojnë pikërisht ashtu siç janë të dëshirueshme dhe në atë mënyrë që do të kontribuojë dukshëm në pozicionet e tyre në kuadër të dialogut. Kështu që ky vit ndoshta do të jetë vit tjetër jashtëzakonisht i jostabil kur është fjala rreth procesit të normalizimit”, thotë Mijaçiq për Kosovo onllajn.

Thekson se në këtë moment më e rëndësishmja është të ruhet paqja, gjakftohtësia dhe jetët e njerëzve.

“Ndërsa thjesht, kursi i normalizimit do të shkojë ashtu siç e kemi parë këtë vit e kjo do të thotë pak hapa e shumë presion” thotë Mijaçiq.

Ky i fundit i’u referua dhe mesazheve të kryeministrit kosovar Albin Kurti, i cili deklaratës së Llajçakut që Bashkësia e Komunave Sërbe është detyrim ligjor i Kosovës dhe se nuk është e nevojshme që Beogradi të iniciojë statutin e BKS pasi ky është “document i brendshëm i Kosovës” i’u përgjigj se është i gatshëm të shkruajë versionin e vet të statutit me ministrat e tij për komuniteteve dhe kthim dhe vetëqeverisje lokale, Nenad Rashiq dhe Elbert Krasniqi.

“Fakti që Kurti dëshiron të shkruajë statutin e BKS me ministrat e tij, kjo me të vërtetë nuk qëndron. Bashkimi Europian ka ofruar model të këtij dokumenti, për të cilin janë qartësuar të dy palët dhe që aktivisht po negociohet. Ajo deklaratë e Kurtit ka pasur për qëllim shkaktimin e një lloj kakofonie në publik në vend që të kontribuojë në çfarëdo mënyre në procesin e dialogut dhe normalizimit”, thekson Mijaçiq.

Nga ana tjetër dhe Beogradi ka deklarata të caktuara kur është fjala për pranimin e Marrëveshjes për Normalizim dhe kapitullin 35 të negociatave me BE që i referohet Kosovës.

"Kjo gjë është dakordësuar në Ohër, operacionalizimi i atyre dispozitave do të vijë në janar, pikërisht ajo që ka njoftuar Llajçak. Kështu që asnjëra palë nuk do të mund të ndikojë, kjo thjesht do të jetë pjesë përbërëse e vendimit të Komisionit Europian dhe Këshilli Evropian në të cilin as Sërbia e as Kosova nuk do të mund të ndikojnë”, thekson bashkëbiseduesi ynë.

Bashkëpunëtori shkencor në Institutin për Politikë dhe Ekonomi Ndërkombëtare, Aleksandar Mitiq, beson se nuk është e pamundur të zhbllokohet dialogu mes Sërbisë dhe Kosovës sepse Bashkimi Europian nxiotn, por thotë se çështja është se çfarë mund të përfitojë Beogradi nga ky proces, nëse, siç thotë ai, vazhdohet me metodën e shkaktimit të krizave hibride dhe presionit ndaj palës sërbe për të bërë lëshime.

Mitiq beson se afati i Llajakut që në janar të formalizohet marrëveshja për rrugën e normalizimit-është absolutisht joreale, pasi sipas tij, për shkak të festave që pasojnë dhe për shkak të faktit se si do të jetë reagimi i Prishtinës për lëshimet që Beogradi ka bërë ditët e fundit të cilat sipas tij janë jashtëzakonisht të dhimbshme.

“Sigurisht që Bashkimi Europian e ka me ngut, ajo krijon urgjencë artificiale sepse po hyn në vit zgjedhor i cili shumë i pakëndshëm për të. Dimë që viti 2024 është viti i zgjedhjeve të rëndësishme, natyrisht në SHBA, por edhe në BE, për Parlamentin Europian, në të cilin priten të forcohen forcat që janë shumë skeptike ndaj të ashtuquajturës shtetësi e Kosovës. Ndaj koha nuk punon për BE, nuk punon për Komisionin Europian, nuk punon as për ndonjë dorë as për gjënë shqiptare në në Kosovë”, tha Mitiq për Kosovo onlajn.

Ky i fundit shton se si pasojë e këtyre tentativave që hap pas hapi Beogradi detyrohet të njohë de facto Kosovën përmes këtyre elementëve të caktuar të shtetësisë së Kosovës.

“Ky është një proces, metodë që deri më sot Kurti dhe Pesëshja e ka funksionuar jashtëzakonisht mire. Ata kanë shkaktuar kriza të ndryshme në dy vitet e fundit për të arritur në këtë moment që më në fund njihen targat RKS. Ata mund të thonë se është metodë që deri më tani ka rezultuar e suksesshme-shkaktimin e krizës hibride e më pas, praktikisht kërkesë Beogradit që nën presion, të tërhiqet nga ndonjë “vijë e kuqe”, beson bashkëbiseduesi ynë.

Nëse vazhdohet me këtë metodë, Mitiq nuk shikon ndonjë skenar të veçantë optimist për Beogradin.

“Beogradi duhet vërtet t'i nënvizojë 'vijat e kuqe', që të dimë se ku janë dhe nëse këto metoda që janë përdorur në dy vitet e fundit, ndoshta edhe më parë, do të vazhdojnë të funksionojnë në dëm të Beogradit dhe sërbëve të Kosovës”, përmbyll ai.

Mitiq shton se nuk është e pamundur të zhbllokohet vetë dialogu.

"Pas gjithë këtyre ngjarjeve, është e sigurt se do të ketë ndonjë presion të caktuar ndaj Prishtinës të paktën formalisht t'i kthehet dialogut. Pyetja kryesore është se çfarë përfiton Beogradi nga e gjithë kjo. Nëse vazhdohet me këto metoda dhe me këtë ritëm dhe me këtë axhendë dialogu, nuk shikoj ndonjë pikë e veçantë që Beogradi të përfshihet në një proces të tillë”, thotë Mitiq.

Analisti nga Prishtina, Shkëlzen Maliqi, pret që procesi i dialogut mes Kosovës dhe Sërbisë të vazhdojë pas janarit të vitit të ardhshëm, pasi sipas vlerësimit të tij, do të ishte skenar pozitiv dhe beson se Brukseli dhe Uashingtoni kanë gjetur formulën për zhbllokimin e negociatave.

“Mund të pritet që procesi të vazhdojë dhe pak më me intensitet. Masa e re e Qeverisë së Sërbisë që prej 1 janarit të lejohet hyrja në Sërbi me targa kosovare është lloj sinjali se ndonjë nga kjo marrëveshje do të zbatohet. Pres që të nisë zbatimi marrëveshjës së Ohrit dhe ajo pjesë e implementimit që duket se ndërkohë është negociuar se çfarë do të zbatohet së pari dhe çfarë do të zbatohet së dyti. Ky është një skenar pozitiv”, thotë Maliqi për Kosovo onlajn.

Ai vazhdon se nga ana tjetër, gjatë tre apo katër vitet e fundit kemi pasur bllokadë pasi siç thotë nuk kanë kaluar tek thelbi, pra “marrëveshjen themelore rreth statusit”.

“Kompromisi me propozimin franko-gjerman është i tillë që Sërbia nuk është e detyruar të nënshkruajë asgjë, nuk mundet të ndryshojë Kushtetutën dhe as t‘a njohë Kosovën, por ta njohë de fakto, pasi nuk do të krijojë pengesa për pasaportat, dokumentet… Sipas kësaj formule mund të shkohet më tutje, por nëse pala kosovare do të krijojë pengesa, këtë do të shohim. Kurti tani ka zbutur retorikën, thotë se do ta përgatisë vetë draft-statutin e Bashkësisë së Komunave Sërbe“ tha Maliqi.

Ky i fundit pret që deri në mars procesi i dialogut të nisë por jo për shkak të gjithë situatës në Sërbi, por edhe në Kosovë, është e paparashikueshme se si do të jetë në çdo mënyrë.

Siç tha ai, autoritetet në Sërbi, me vendimin që lejohet qarkullimi i autoveturave me targa RKS, treguan gatishmërinë e tyre për zbatimin e marrëveshjes, por mbetet të shihet se çfarë do të bëjë kryeministri kosovar Albin Kurti, sepse edhe ai ka filluar " ulet në dy ose tri karrige”.

“Administrata e Brukselit në bashkëpunim me atë amerikane ka gjetur një formulë. Tashmë thonë se nuk është i nevojshëm as nënshkrimi, por vetëm duhet implementuar ajo që është dakordësuar, disa shenja tregojnë se po shkon në atë drejtim dhe do t‘a gjejnë mekanizmin për të zhbllokuar dialogun dhe këtë do t’a shikojmë. Kryesisht dyshohet dhe tek Vuçiqi dhe tek Kurti pasi do të tentojnë të bëjnë diçka për këtë. Përsa i përket ndërmjetësve në dialog, ata thonë se gjithçka ka marrë fund”, shtoi Maliqi.

Pyetjes sesa real është afati i dhënë nga i dërguari i BE për dialog, Mirosllav Llajçak për formalizimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit, pra deri në fund të janarit, Maliqi thotë se kjo periudhë kohore është optimale.

“Afatet janë realiste dhe mund të përshpejtohen. Dëgjova se Kurti ka thënë se mund të finalizohet gjithçka në mars. Pra, afatet janë realiste, por dhe nuk janë, pasi politikanët janë të paparashikueshëm, ndërsa situata është e tillë që na presin zgjedhje në SHBA dhe BE gjatë vitit të ardhshëm. Procesi i dialogut do të duhet të përfundojë para kësaj dhe shpresoj se do të shkohet deri tek kjo. Nëse nuk përfundon deri atëherë, mund të shkohet tek ndonjë situatë e re ku të gjitha marrëveshjet duhet të presin”, ka përfunduar Maliqi.