Gjuriq: Prioritet në vitin 2024 është mbijetesa e popullit serb në Kosovë
Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka thënë për Kosovo online se në vitin 2024, prioritet i shtetit, kur është fjala për Kosovën, do të jetë ruajtja e mbijetesës së popullit serb dhe ekzistencës së tij, si mbrojtësi më i fortë i interesave serbe duke shtuar se është gjithashtu e rëndësishme që Amerika të vazhdojë të bëjë presion ndaj qeverisë së Albin Kurtit për shkak të mosrespektimit të marrëveshjeve, me kërkesë për një qasje racionale dhe paqësore për zgjidhjen e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
“Serbia po përballet me sfida të shumta të akumuluara me dekada në Kosovë dhe Metohi. Është me rëndësi prioritare që të ruhet mbijetesa dhe ekzistenca – materiale, siguria dhe çdo gjë tjetër e popullit tonë në KdheM, sepse në fakt ai është mbrojtësi më i fort dhe besnik i interesave serbe në krahinën jugore”, tha Gjuriq.
Ai kujton se në rrethana shumë të vështira, lufta në zonë dhe turbulencat ndërkombëtare, përveç regjimit ekstremist në Prishtinë, Serbia vazhdoi t'u ofrojë mbështetje atyre.
“Megjithëse nuk kam iluzione se viti 2024 do të jetë i lehtë, nga këndvështrimi i dikujt që ulet dhe vëzhgon situatën nga Uashingtoni, kam përshtypjen se do të kemi partnerë këtu për të ruajtur stabilitetin në rajon, që në vetvete është e rëndësishme për ne. Përveç qëndrimeve të ndryshme për çështjen e Kosovës dhe Metohisë, e cila për ne është pjesë integrale e Serbisë dhe për ta shtet i pavarur, mendoj se ne ndajmë interes të përbashkët për ruajtjen e stabilitetit”, tha Gjuriq.
I pyetur nëse Albin Kurti mund ta përdorë “vakumin e pushtetit” për shkak të zgjedhjeve në BE dhe SHBA që do të pasojnë vitin e ardhshëm, për lëvizje shtesë të njëanshme, Gjuriq thekson se është e rëndësishme të vazhdohet presioni nga SHBA-të ndaj qeverisë së Kurtit për mosrespektimin jo vetëm të marrëveshjeve ekzistuese, por edhe parimet dhe normat themelore demokratike.
Ai thekson se Kosova nuk është demokraci, por është nën administrimin e një etnonacionalisti, qëllimi kryesor i të cilit është zvogëlimi i ndikimit të serbëve dhe eliminimi i faktorit serb nga jeta politike në Kosovë.
“Këtë e dëshmoi me largimin e serbëve nga institucionet qendrore, ku e injoroi ekzistencën e Listës Serbe, duke eliminuar mundësinë që serbët të menaxhojnë komunat ku janë shumicë, si dhe margjinalizimin e tyre nga policia, sistemi i sigurisë dhe represionin flagrant që çoi në faktin se sot, pasi sipas të dhënave të avokatit Nebojsha Vlajiq, kemi më shumë se 70 serbë të burgosur në kazamatet e Kurtit”, ka numëruar Gjuriq.
Ai rikujton edhe faktin se mallrat serbe nuk mund të hyjnë në Kosovë për një vit të tërë, vetëm se janë serbe, por shton se kjo nuk duhet të jetë për t'u habitur duke pasur parasysh se njerzit e Albin Kurtit dhe Xhelal Sveçles janë të njohur për sulme, përmbysje automjetesh të Eulex, por edhe një kamion me ngarkesë Coca-Cola, në vitin 2016, vetëm se është prodhuar në Zemun.
“Po flasim për ekstremistë dhe fanatikë në kuptimin politik, nga të cilët mund të presim shumë pak të mira”, nënvizoi ambasadori i Serbisë.
Prandaj, thotë ai, është e rëndësishme që në vitin 2024 SHBA-ja të mbajë vazhdimisht kërkesën për një qasje normale, racionale, paqësore për zgjidhjen e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
“Të insistohet që të respektohen marrëveshjet, që të mos shkelen më tutje të drejtat njerëzore dhe të sigurisë së serbëve në KdheM. Ky është një parakusht kyç për ruajtjen e stabilitetit dhe besoj se pavarësisht dallimeve në lidhje me statusin, ne mund të kërkojë një partner për një gjë të tillë në disa nga vendet që e njohën Kosovën dhe e mbështetën atë, përfshirë edhe SHBA”, tha Gjuriq.
I pyetur se çfarë viti e pret, duke qenë se po vijnë zgjedhjet në SHBA dhe BE, ai përgjigjet se viti 2024 është një vit sfidash dhe turbulencash të mëdha në nivel ndërkombëtar, vit lufte për të ndërtuar një rend të ndryshëm nga shumë qendra të fuqisë dhe ndikimit global, por edhe për të ruajtur dhe forcuar pozicionet ekzistuese nga qendrat e tjera...
Ai thekson se në një situatë të tillë është jashtëzakonisht e rëndësishme që Serbia të ketë para së gjithash një pasqyrë të qartë të asaj që po ndodh në botë, në mënyrë që lidershipi dhe institucionet më të larta shtetërore të planifikojnë si duhet lëvizjet e tyre.
Serbia, thekson ai, ka pasur sukses në energjetikë dhe në sfera të tjera me rëndësi jetike, nga stabiliteti i furnizimit te stabiliteti i monedhës dhe fluksi i vazhdueshëm i investimeve të huaja direkte, në kushtet e një mjedisi pothuajse të menjëhershëm luftarak, ka arritur të vazhdojë me një politikë konsistente.
Prandaj, thotë ai, detyra e të gjithë atyre që përfaqësojnë Serbinë në skenën ndërkombëtare do të jetë që të vazhdojnë të ndërtojnë rrjete ndikimi që duhet të përmirësojnë pozitën e vendit në periudhën e ardhshme.
“Ajo që është e sigurt është se Serbia do të vazhdojë të udhëheqë një politikë racionale dhe të përgjegjshme të zgjatjes së dorës dhe ndërtimit të miqësive, në SHBA, dhe jam i bindur në shumë vende të tjera në botë, sepse ka një pollitk të pavarur, sovrane, të balancuar. Kjo është arsyeja pse nuk kam dyshim se do të mund të presim që, pavarësisht nga turbulencat dhe problemet e rënda globale, vitin e ardhshëm do ta mbyllim me sukses”, tha ambasadori Gjuriq.
komentet