Çfarë fshihet pas vendimit të Kurtit për tërheqjen e një pjesë të policisë prej godinave komunale në veri?

Zoran Milivojević i Mazlum Baraljiu
Burim: Studio B/Kosovo online

Pas vendimit të qeverisë kosovare për tërheqjen e 25% të policëve prej godinave komunale në veri, fshihet manovër politike prej Albin Kurtit për të blerë kohë e kështu tenton të qetësojë Uashingtonin dhe Brukselin pas masave ndëshkuese të paralajmëruara, por ato në thelb nuk do të çojnë në qetësimin e situatës, mendon diplomati Zoran Millivojeviq, ndërsa profesori i së drejtës kushtetuese nga Prishtina Mazllëm Baraliu thekson se ndryshimi reflektimi i Kurtit ndodhi si pasojë e faktorëve të jashtëm e të brendshëm dhe beson se ai do të tërheqë tërësisht forcat speciale.

Për diplomatin Zoran Millivojeviq, nuk ka dilemma se kjo manovër politike e Kurtit, siç thotë ai, mbështetet nga Perëndimi dhe tregon se tërheqja e 25% e efektivëve të policisë kosovare, nuk do të çojë në thelb deri tek de-eskalimi.

Në mbështetje të kësaj, shkon edhe vetë sqarimi i Kurtit se policia nuk është tërhequr nga veriu i Kosovës siç kanë kërkuar sërbët, por janë zhvendosur prej godinave komunale.

Në “ofertën” e Kurtit për de-eskalim, për të cilën thotë se është dakordësuar me BE, nuk ka vullnet për të hequr dorë nga imponimi i kryekomunarëve jolegjitimë shqiptarë të zgjedhur në zgjedhjet me pjesmarrjen e vetëm 3.5% të cilat sërbët i bojkotuan. as edhe një fjalë për lirimin e sërbëve të arrestuar, si dhe për formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, detyrimet e marra më shumë se një dekadë më parë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit.

"Kjo tani është manovër e pastër e Kurtit për të hequr pengesat në marrëdhëniet e tij me Perëndimin. Këtu nuk ka asgjë thelbësore për të qetësuar situatën. De-eskalimi është tërheqja absolutisht e të gjitha forcave policore dhe kthimi në gjendjen fillestare, si dhe largimi i kryekomunarit, formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe kjo është diçka që fjalë për fjalë çon drejt paqes dhe qetësimit të plotë të krizës në kuptimin thelbësor. Gjithçka tjetër janë manovra, nëse bëhet fjalë për Prishtinën, apo për qendrat e fuqive perëndimore” tha Millivojeviq.

Ky i fundit theksoi se me mbështetjen e “kësaj manovre” qendrat e pushtetit perëndimor tregojnë se e kuptojnë politikën e Kurtit dhe indirekt e mbështesin për këtë. Në anën tjetër, thekson diplomati, Kurti dëshiron të bëjë të ditur se nuk heq dorë nga politika e tij dhe se mbetet i përkushtuar për ndryshimin e gjendjes faktike në veri dhe kontrollin e veriut me çdo kusht. Prandaj kjo tërheqje 25% e policies, është në fakt gjest simbolik dhe politik i Kurtit, i cili gjen mirëkuptim në perëndim, vlerëson Millivojeviq.

“Kurti insiston me të drejtë, e ndërsa për zgjedhjet insiston BE dhe këtu ata e gjejnë gjuhën e përbashkët e për këtë, ai pranon zgjedhjet, por sigurisht me kushtet e veta çka nga ana tjetër, është e papranueshme për sërbët. E këtu egziston presioni që sërbët të pranojnë këto zgjedhje, siç thonë ata, pa kushte, të largohen pa kushte, kjo do të nënkuptonte legalizim në kuptimin e plotë të qeverisë së Prishtinës dhe pranimin e gjithçkaje që ka bërë Kurti deri më tani- çka do të legalizonte qasjen dhe angazhimin e tij për, siç thotë ai, sundimin e ligjit dhe zbatimin e tij dhe vendosjen e regjimit juridik, spegon Millivojeviq.

Ky i fundit thekson se në këtë plan për de-eskalim, të cilin e ka “ofruar” Kurti, nuk bëhet fjalë për lirimin e të arrestuarve, për ndërprerjen e represionit, as për BKS apo për përmbushjen e detyrimeve të marra më parë.

“Është plotësisht e qartë se për çfarë bëhet fjalë, për këtë po flet presidenti Vuçiq si marifet, po ashtu shikojmë se ftesa e Llajçakut për dy negociatorët Bislimi dhe Petkoviq në takim, është në vijën e Marrëveshjes së Ohrit, pra do të thotë platformën e Perëndimit dhe BE të cilën ata e trajtojnë si marrëveshje ligjërisht e detyrueshme me të cilën pajtohet edhe Kurti dhe që në fakt e detyron Sërbinë të njohë de fakto Kosovën” tha ai.

Ish diplomati thekson se gjithçka tjetër që ka ndodhur në dy muajt e fundit është në prapavijë dhe se askush nuk po flet për atë që e shkaktoi eskalimin, as KFOR dhe as UNMIK të cilët janë përgjegjës për ruajtjen e rendit dhe mbrojtjen e popullsisë sërbe, nuk po bëjnë ndonjë njoftim.

“Sipas kësaj,  është totalisht e qartë se bëhet fjalë për një skenar perëndimor në të cilin Kurti përshtatet në një mënyrë, me një gjest simbolik dhe me një sjellje graduale, gjithçka për të thyer Sërbinë ndërkohë që vetë kjo e fundit të bëjë lëshime, pranojnë skenar të tillë dhe shkohet në takim do të thosha, si të qendrave të fuqive perëndimore ashtu edhe të Prishtinës, në mënyrë që të zgjidhet çështja e Kosovës në një kohë sa më të shkurtër në përputhje me interesat e tyre” ka përfunduar Millivojeviq.

I pyetur nëse tërheqja e një pjese të policisë nga veriu mund të jetë tregues i dorrëzimit të Kurtit ndaj presioneve nga jashtë, por edhe në skenën politike të brendshme, Millivojeviq thotë se kjo është shenjë se Prishtina është nën presion, por kjo lëvizje nuk e zgjidh rrënjësisht problemin që çoi në eskalim.

"Kjo është një shenjë se ka pasur ende ndonjë presion, por lëvizjet për të cilat është dakordësuar Kurti, nuk trajtojnë thelbin e problemeve që çoi drejt eskalimit. E dyta Kurti nuk tërhiqet nga politika dhe strategjia e tij. E treta, perëndimi asnjë masë nuk ka ndërmarrë deri më tani ndaj Kosovës dhe Kurtit, në thelb nuk ka pësuar asnjë dëm, sepse është folur vetëm për sanksione” tha ish-diplomati.

Të gjitha këto kërcënime për anulimin e disa takimeve diplomatike, thekson ai, nuk i vënë në pikëpyetje efektet e politikës së Kurtit-“ndryshimi i gjendjes faktike në veri, vendosja e kontrollit në atë pjesë dhe ajo me përdorimin e forcës. jashtë mjeteve ligjore, me arrestimin e sërbëve, represionin dhe me KFOR e UNMIK të cilët nuk i dëgjon”.

Millivojeviq beson se kur merret parasysh e gjithë kjo, dhe veçanërisht pasi KFOR dhe UNMIK nuk kundërshtojnë, kërkesa e Sërbisë për seancën urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është e justifikuar dhe e rëndësishme.

“Biseda e Vuçiqit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO është gjithashtu e rëndësishme, për dy arsye, së pari për t'i kujtuar Aleancës mandatin e saj dhe për të vepruar përmes KFOR sipas Rezolutës 1244, çka duhet të kryejë mandatin e vet dhe të mbrojë popullin sërb. Gjithçka tjetër nuk ka lidhje dhe lëvizjet e Kurtit janë vetëm heqja e pasojave të mundshme të mëtejshme që ai mund t'i pësojë si nga jashtë ashtu edhe nga brenda” ka përfunduar Millivojeviq.

Profesori i së drejtës kushtetuese Mazllëm Baraliu thekson për Kosova Onlajn se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të reduktuar me 25% praninë brenda dhe përreth godinave komunale në veri, çon në de-eskalim të situatës në veri, tregon se duhej bërë më herët dhe se beson se forcat speciale do të tërhiqen plotësisht.

“Takimi mes Bislimit dhe Llajçakut të hënën është paralajmëruar si marrëveshje e brendshme për de-eskalim gradual të situatës në komunat veriore. Të njëjtën gjë e ka konfirmuar dje edhe Qeveria e Kosovës. Duket se procesi ka filluar të zhvillohet dhe mendoj se tani jemi në rrugën e duhur. Kjo është dashur të bëhet dhe më herët, por kurrë nuk është vonë për të marrë vendime të mira. Është një plan i përbashkët i emisarit të BE Llajçak dhe qeverisë së Kosovës, mendoj se është dakordësuar. me kërkesë të BE e cila insistoi në një plan me tre pika, plani është i ndarë në disa pjesë dhe shpresoj se do të realizohet deri në fund”, shtoi Baraliu.

I pyetur se çfarë e shtyu Kurtin të merrte vendimin për de-eskalimin në veri në këtë moment, Baraliu u përgjigj se dy faktorë ndikuan.

“Duke qenë se nuk ka pasur presion të mjaftueshëm nga bashkësia ndërkombëtare, është dashur të ketë presion të brendshëm nga opozita, e cila ka vepruar në kuptimin e bllokimit dhe bojkotimit të Kuvendit të Kosovës, duket se për shkak të këtyre faktorëve, qeveria ka ndërruar mendje dhe është dakordësuar me planin e BE” tha Baraliu.

Ky i fundit spegoi se marrëveshja mes Llajçakut dhe Bislimit, nuk parashikon tërheqjen vetëm të 25% të forcave speciale nga veriu.

“Është vetëm niveli i parë, sigurisht që do të ketë një përqindje tjetër në nivelin e dytë, në fakt forcat speciale përfundimisht do të tërhiqen plotësisht deri në fund”, tha Baraliu.

I pyetur nëse ende mund të pritet lëvizje e re e Kurtit që do të shkaktonte ripërtëritje të krizës, Baraliu thekson se qeveria e Kosovës ka ndryshuar mendje për shkak të faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm dhe se nuk pret eskalim të ri.

“Nuk është e lehtë për një vend që ende nuk është konsoliduar dhe që është ekonomikisht më i prapambeturi, i cili ka edhe probleme sociale, të ketë tani edhe probleme politike dhe presion nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm. Presione të tilla. Të gjithë shpresojmë që Qeveria të jetë serioze dhe të përfundojë kjo situatë për të krijuar një shtet normal. Kështu duhet të jetë sepse qytetarët e thjeshtë kanë shumë probleme”, shtoi Baraliu.

Ky i fundit beson se opozita në Kosovë tani nuk ka arsye ta fajësojë Kurtin për “tërheqje”, sepse gjatë gjithë kësaj kohe kërkuan pranimin e planit europian për de-eskalim.

"Opozita ka ndikimin dhe rolin e saj, nuk ka dëshmuar që është unike dhe e suksesshme. Nuk ishte serioze dhe nuk mundi të bënte asgjë në parlament. Megjithatë, tani nuk ka asnjë argument për të sulmuar. Nëse zhvillohet procesi i de-eskalimit siç duhet, ata nuk kanë arsye të bojkotojnë seancat e kuvendit dhe miratimin e ligjeve dhe traktateve ndërkombëtare, mendoj se edhe opozita do të pushojë së luajturi lojën, e cila në të vërtetë nuk është lojë, sepse nuk është e drejtë të abuzohet me besimin e qytetarët që i ka pranuar në këtë mënyrë dhe sipas ligjeve janë të detyruar të marrin pjesë në miratimin e ligjeve dhe vendimeve”, përfundoi Baraliu.