Çfarë nevojitet për takimin e radhës në Bruksel: Dialogu "në minus", fillimisht çtensionimi e më pas bisedimet

Vučić, Kurti, Brisel.jpg
Burim: Instagram

Optimizmi i emisarit europian për dialog, Mirosllav Llajçak, se do të shkohet drejt një takimi krize në Bruksel, i iniciuar prej përfaqësuesit të lartë të BE Zhozef Borelli ndonëse nga Beogradi dhe Prishtina ende nuk ka konfirmim nëse do t'i përgjigjen kësaj thirrjeje, nuk e ndajnë bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn të cilët thonë se së pari duhet të ketë qetësim të tensioneve, që bisedimet të kenë ndonjë kuptim.

Që dialogu është "në minus" dhe që do të jetë e vështirë për të dyja palët të ulen në tryezën e bisedimeve, u bë e qartë disa javë më parë, kur Prishtina vendosi që kryekomunarët e zgjedhur në zgjedhjet në të cilat pjesmarrja ishte fiku tek 3.5%, t’i "fuste" dhunshëm në godinat komunale në veri të Kosovës, ku sërbët kanë tre javë që protestojnë paqësisht.

Ndërkohë disa sërbë u arrestuan nën akuzën e sulmit ndaj gazetarëve, policia kosovare ka keqtrajtuar dy fëmijë sërbë, fill pasi policia sërbe arrestoi tre policë kosovarë siç bëhet e ditur, në territorin e Sërbisë qëndrore, kryeministri kosovar Albin Kurti nuk tërhiqet nga pretendimet e veta se ata janë “rrëmbyer“ në territorin e Kosovës dhe ku i kushtëzon të gjitha lëvizjet me lirimin e tyre.

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq tha sot se nuk do të shkojë në Bruksel derisa Prishtina të lirojë sërbët e arrestuar dhe derisa kryekomunarët shqiptarë dhe forcat speciale kosovare të tërhiqen nga veriu.

Kështuqë situata është rënduar edhe më shumë në raport me atë të dhjetë ditëve të kaluara, kur ishte e qartë se fillimisht duhet qetësimi i tensioneve e më pas bisedimet.

Politologu Ognjen Gogiq tha për Kosova Onlajn se teoria e zgjidhjes së konfliktit mëson se fillimisht duhet të ketë armëpushim dhe qetësim të tensioneve, për të ndalur të gjitha aktivitetet e dhunshme, për të negociuar.

"Kur bisedohet për kushtet e dhunës institucionale apo kërcënimin e dhunës, askush nuk është gjakftohtë për të arritur deri tek zgjidhja. Kjo është arsyeja që fillimisht është de-eskalimi i situatës në terren, e më pas, të bisedohet rreth problemeve. Thirrja e Borellit do të kishte kuptim vetëm nëse fillimisht BE dhe SHBA si ndërmjetësues kryesor, të shfrytëzonin ndikimin e tyre që kanë ndaj autoriteteve prishtinase që ata të tërhiqen nga disa aksione të tyre" thotë Gogiq.

Ky i fundit spegon se do të ishte e dobishme për të gjitha palët, kur bëhet fjalë për negociatat, nëse Prishtina heq dorë nga synimi që kryekomunarët të mos hyjnë në godinat komunale në veri të Kosovës dhe tërheqjen e forcave speciale policore të paktën nga godinat komunale e nëse jo nga i gjithë veriu i Kosovës.

“Ky është kushti themelor që bisedimet të jenë të mundshme, në të kundërt lëvizje të tilla të Prishtinës do të jenë veçse revanshizëm dhe do të shkaktonin reaksione tek sërbët në veri dhe do të çonin drejt një situatë në të cilat gjërat të dilnin jashtë kontrollit. Sinjali pozitiv ndaj sërbëve do të ishte që policia të tërhiqej së paku nga godinat komunale në veri. Ky është parakushti themelor për bisedime. Në këto komuna janë njerëzit tanë dhe duhet bërë diçka e tillë për të qetësuar situatën në terren. Ndoshta është më shumë se ambicioze të kërkohet që policia të tërhiqet plotësisht nga veriu në këtë moment, por nga komunat do të ishte shumë domethënëse për sërbët” tha Gogiq.

Nëse shkohet deri tek kjo, negociatat do të planifikohen dhe negociatorët do të thirren në Bruksel para se të qetësohen tensionet në terren, Gogić beson se kjo do të ishte kundërproduktive.

“Negociatat në të tilla kushte janë të dënuara të dështojnë. Zakonisht ndodh që gjatë situatave të tilla, të ndodhë diçka në terren, ndonjë incident që çon në kolapsin e tyre. Këtu egziston rreziku i madh që edhe dikush të bëjë diçka me dashje, të krijojë ndonjë incident e pastaj shkaktojnë dështim. Negociatat në kushte të tilla janë të dështuara me garanci e shembuj të tillë ka pasur edhe më parë. Në këto situata, negociatat ndërpriten, negociatorët nuk mund të flasin, kërkesat bëhen më të mprehta... Do të ishte gabim tekstual", thekson Gogiq.

Ky i fundit shton se diçka e tillë ende mund të pritet, pasi deri më tani mund të shihen “gabimet shkollore” të ndërmjetësve në disa situata kur negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës janë në pikpyetje.

Gazetari dhe analisti politik Boshko Jakshiq beson se dialogu politik është zgjidhja e vetme për krizën e shfaqur në veri të Kosovës.

“Por për këtë nuk nevojitet të jetë dialog mes Vuçiqit dhe Kurtit, sepse do të ishte i pakuptimtë, përkundrazi, Bashkimi Europian dhe SHBA duhet të përdorin presionin politik për të zgjidhur krizën e krijuar dhe të çelin hapësirë ​​për të shmangur rrezikun e dhunës e më pas duhet që Beogradi të pranojë që sërbët të kthehen në institucionet e Prishtinës e menjëherë të shpallen zgjedhje të reja në veri”, thotë Jakshiq.

Ky i fundit shton se kjo do të thotë se egziston bazë për supozime të reja politike për dialog, ku në këtë situatë është i ngrirë.

“Dialogu nuk është i ngrirë në këtë moment, ai është në minus në raport me atë që është dakordësuar në Bruksel dhe Ohër” thotë Jakshiq.

Ky i fundit beson se politikanët sërbë dhe kosovarë "përfituan nga kjo situatë".

“Fakti është pak i trishtueshëm, duket se edhe Vuçiqi edhe Kurti kanë përfituar disi nga kjo situatë. Pëlqyeshmëria e tyre politike po rritet, sepse veten e prezantojnë si mbrojtës të kombeve të tyre, si patriotë mbrojtës, ndërsa në të vërtetë viktimat në radhë të parë janë sërbët në Kosovë, por edhe shqiptarët që nuk mund të kenë jetë të qetë dhe normale” beson Jakshiq.

Ky i fundit vlerëson se politikanëve u shkon për shtat të “blejnë kohë”, por shton se çelësi është në duart e europianëve dhe amerikanëve.

“Nëse europianët dhe veçanërisht amerikanët janë të vendosur të përmbushin ato që kanë kërkuar në planin europian, atëherë duhet të jenë shumë më energjikë sesa kanë qenë deri më tani. Për këtë situatë aktuale në Kosovë, përgjegjësia është e negociatorëve ndërkombëtarë të cilët kishin kohë të mjaftueshme për të parë se me çfarë kokëfortësie e refuzon Kurti formimin e BKS e po ashtu, kanë mundur të shohin se në vend të kthimit të sërbëve nëpër institucionet prishtinase, Vuçiq organizon bojkot” mendon Jakshiq.

Ky i fundit thekson se ndërmjetësuesit ndërkombëtarë kishin sinjale të mjaftueshme për të parë se politikanët nga të dyja palët nuk respektojnë atë që janë dakordësuar.

“Më vjen keq që nuk reaguan më energjikisht, sepse nëse do të kishin bërë një gjë të tillë, ndoshta do të ishte shmangur ky përshkallëzim në veri” përmbyll Jakshiq.