Çfarë pritet nga Kfor nëse qeveria kosovare urdhëron hapjen e urës mbi Ibër?
Misioni i Kfor ka përforcuar prej të hënës prezencën në urën kryesore të Ibrit që lidh veriun me jugun e Mitrovicës dhe me dy autoblinda dhe qenë ushtarët e Kfor sot sikurse është thënë, ushtrojnë patrullime të rregullta. Nëse Qeveria e Kosovës do të vendoste që ura të hapet për trafik të automjeteve pavarësisht paralajmërimeve të shumta nga Unioni Europian dhe Uashingtoni që kjo çështje të merret në konsideratë në kuadër të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, si do të sillej Kfor? Bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn presin që pjestarët e këtij misioni në atë rast nuk do të lëviznin nga ura.
Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq
Nga Kfori ditët e fundit është përsëritur se çdo vendim për çeljen e urës mbi Ibër, duhet të merret në kuadër të dialogut dhe nuk do të hezitonin të ndërhynin kundër çdo zhvillimi ku mund të ndikonte në sigurinë dhe stabilitetin rajonal, por nuk kanë thënë konkretisht se çfarë ndërhyrjeje do të nënkuptohej.
Njëkohësisht, Kfor në deklaratën e vet thekson se ata veprojnë si “përgjigja e tretë e sigurisë", pas policisë kosovare dhe Euleks të cilët janë të parët dhe të dytët për sigurinë në Kosovë.
A do të reagonte KFOR vetëm në rast të trazirave në urë apo nëse Qeveria e Kosovës jep zyrtarisht dritën jeshile për hapjen e saj, anëtarët e tyre do të qëndrojnë në të dhe do t'i devijojnë automjetet që do të shkonin nga ana jugore drejt Mitrovicës së Veriut?
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë të dielën se pret provokime të reja në Kosovë dhe se autoritetet kosovare përgatiten që forcërisht të hapin urën mbi Ibër. Njëkohësisht ai shpreson që Kfor të reagojë dhe ndalë hapjen e urës.
"Ftoj që Kfor të reagojë dhe të mos lejojë hapjen e urës njëanshmërisht pasi ne kemi respect për Kfor dhe besojmë se ky I fundit do të bëjë punën e vet“, theksoi Vuçiq.
Apel që ura mos të çelet Kforit i është përcjellë nga 415 gra prej veriut të Kosovës, nënshkrueset e të cilave dje i kanë dorrëzuar karabinierëve në urë me destinacion komandantit të Kfor Ozkan Ullutash. Në letër bëhej e ditur dhe situata e përgjithshme e rënduar e grave në very të Kosovës si pasojë e masave të fundit të Qeverisë së Kosovës dhe sikurse u theksua, nënshkrueset janë gra nga të gjitha sferat e shoqërisë që nuk përfaqësojnë asnjë iniciativë apo parti politike.
Kryetari i Këshillit për Strategji Politike dhe ish ministri i mbrojtjes së Sërbisë Dragan Shutanovac thotë për Kosovo Onlajn, se pret që forcat e Kfor pa marrëveshje në dialog nuk do të lëvizin prej urës dhe nuk do të mundësojnë që që ajo të hapet në mënyrën në të cilën dëshiron Albin Kurti.
“Epo kush e di se sa herë Kurti me politikën e konfliktit tenton të shkaktojë reaksione negative me palën sërbe dhe për të krijuar konflikte në të cilat sërbët, para së gjithash, do të konfliktoheshin me KFOR. Megjithatë, ajo që është interesante kësaj here, si ambasadorët e Pesëshes, ashtu dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin mjaft preciz duke e thënë qartë se çështja e çeljes së urës në Ibër është çështje që ka të bëjë me dialogun në Bruksel, dhe ajo çka pres nga Kfor-i është status quo në situatën në të cilën ndodhet. Kfor momentalisht është i pranishëm në urë dhe mendoj se forcat e tyre nuk do të lëvizin nga ura dhe nuk do të mundësojnë që ajo urë të hapet në mënyrën në të cilën do të dëshironte Kurti. Bindja ime është se Kurti e di këtë dhe se ka informacione se do të mbetet ashtu siç është”, thotë Shutanovac.
Sikurse shton ky i fundit, Kurti përgjatë gjithë kohës përmes politikës konfliktuale ngre ngarkesën kombëtare mes shqiptarëve në Kosovë, çka padyshim ushqen pozicionin e tij nga e cila merr energji për të vazhduar zbatimin e politikës antisërbe.
Rreth shanceve që zgjidhjen për çështjen e urës t’a gjejë në tryezën e negociatave, Shutanovac thotë se në të njëjtën kohë kur i sugjerohet Kurtit se kjo çështje duhet të zgjidhet në tryezën e Brukselit, Kurti nuk dëshiron të marrë pjesë në dialog, sepse atij nga njëra anë është i kënaqur me status quo me të cilën i arsyeton të gjitha dështimet e tij në drejtimin e qeverisë së Kosovës, ndërsa nga ana tjetër ngre pritshmëritë kombëtare, nacionalizmin dhe ushqen qytetarët me mesazhe që qartazi nuk janë realiste, madje as për ata që konsiderohen aleatë të Kosovës.
Për deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës Xhavit Haliti është i mundshëm madje dhe skenari në të cilën do të shkohet deri në konflikt të Policisë Kosovare dhe Kfor nëse qeveria e Kosovës do të vijojë të insistojë në çeljen e urës mbi Ibër, por Shutanovac nuk mendon se Albin Kurti në çfarëdolloj mënyre do të guxonte të konfrontohej me bashkësinë ndërkombëtare e aq më pak me Kfor.
“Duke pasur parasysh që policia kosovare është e pajisur nga ana e shteteve të Pesëshes, se është e mbështetur në trajnime nga KFOR, mendoj se konflikt i mundshëm mes policisë së Prishtinës dhe njësive të Kfor, përjashtohet. Këtë askush që ka shëndet normal, nuk do të guxonte t’a bënte”, thotë Shutanovac.
Marko Millenkoviq nga OJQ “Iniciativa e Re Shoqërore” thotë se pret që KFOR të ndalë çeljen e urës kryesore mbi Ibër nëse Qeveria e Kosovës njëanshmërisht merr të tillë vendim dhe se deri tek kjo nuk do të ndodhë në javët e ardhshme. Nëse shkohet me çeljen e urës, Millenkoviq thekson se kjo do të ndodhë nën kundërshtinë e qartë të qytetarëve që jetojnë në veri të Kosovës, jo sërbë, por dhe nga nacionalitete të tjera dhe nën kundërshtinë e bashkësisë ndërkombëtare.
“Deri më tani nuk kemi pasur reagime konkrete nga bashkësia ndërkombëtare, kur janë ndërmarrë lëvizje të njëanshme, ka munguar reagimi konkret i KFOR në terren. Kësaj here pres reagim konkret nga KFOR për të siguruar që ura të mbetet e mbyllur, çka mbi të gjitha garantohet me dialog, ndërsa dëgjuam që nga bashkësia ndërkombëtare që dialogu të vazhdojë dhe përmes dialogut të shkohet në çeljen e urës. Pres që KFOR të mbrojë dhe dialogun dhe qëndrimet e partnerëve ndërkombëtarë, të qëndrojë në urë dhe sigurojë që mos të çelet. Inkurajues është fakti që KFOR është ende në urë, se ka qenë në urë ditën kur janë ushtruar testet dhe se numri i automjeteve të tyre u rrit”, bën të ditur Millenkoviq për Kosovo Onlajn.
Ky i fundit kujton apelet e qytetarëve për këtë çështje, pra protestën që mbajtën sërbët, e më pas letrën e më shumë se 400 grave me kundërshtim e qartë për hapjen e urës, e cila dje i’u dorrëzua përfaqësuesve të KFOR.
“Pra, sërbët dhe komunitetet e tjera që jetojnë në veri e kanë bërë të qartë se në këtë moment nuk dëshirojnë që ura të hapet, se ajo sjell shqetësime të tjera mbi të gjitha për sigurinë dhe se kjo çështje shikohet në radhë të parë nga aspekti i sigurisë. Duke parë nga Prishtina, ky është një akt politik që lidhet me fushatën para zgjedhjeve të ardhshme. Ende nuk kemi qëndrim të qartë të krykomunarit të Mitrovicës së Jugut për hapjen e urës, por Vetëvendosja është këmbëngulëse për t’a bërë këtë dhe për të fituar pikë të tjera në zgjedhje”, thotë Millenkoviq.
Dhe drejtori egzekutiv i Iniciativës Pupin, Vuk Velebit thotë për Kosovo Onlajn, se pret që Kfor të veprojë në përputhje me mandatin e vet nëse qeveria në Prishtinë merr vendim për çeljen e urës kryesore mbi Ibër pa u marrëveshuar më parë në kuadër të dialogut.
“Kemi parë që karabinierët kanë shtuar praninë e tyre në urë, duke e bllokuar pothuajse me sasinë e automjeteve. Më duket se ky është mesazh dhe për Albin Kurtin se Kfor mund të mos lejojë hapjen e urës. Mendoj se në këtë situatë nuk duhet madje as të hamendësojmë se cilat do të ishin reagimet nëse kjo do të ndodhte. Qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare, mbi të gjitha qëndrimi i Perëndimit, ishte i qartë se nuk egziston mbështetje për diçka të tillë dhe se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës nuk do të tolerohen, pra Prishtina për veprimet e saja, do të duhej të konsultohej me komunitetin ndërkombëtar”, thotë Velebit.
Ky i fundit kujton se ura mbi Ibër ka domethënie të madhe simbolike për njerëzit që jetojnë në Mitrovicën e Veriut dhe bën të ditur se hapja e saj mund të nënkuptojë edhe shfuqizimin e Mitrovicës së Veriut si komunë.
“Sesa e ndjeshme është kjo çështje, flet dhe numri i incidenteve që kanë ndodhur në 25 vitet e fundit në atë urë dhe fakti që ajo është e mbyllur dhe pjesëtarët e KFOR kanë qenë në të që nga viti 1999. Deklarata e Kurtit se diçka e tillë mund të ndodhë, është një tjetër përshkallëzim i tensioneve. Do të doja të shikoja politikë shumë më të qartë dhe më konkrete të Perëndimit që nuk është thjesht 'ne jemi të shqetësuar', por 'hajde, ndoshta është koha për të bërë diçka'. Mendoj se Sërbia dhe sërbët që jetojnë në territorin e Kosovës dhe Metohisë, duhet t’a shikojnë KFOR si aleat, sepse është institucioni i vetëm që mund të mbrojë sërbët që jetojnë aty”, thotë Velebit.
Sikurse thekson, momentalisht në bashkësinë ndërkombëtare egziston qëndrim i qartë se Kurti dhe administrata prishtinase janë problem, por dhe që sfida për komunitetin sërb që jeton në hapësirën e Kosovës është se pas deklaratave që flasin rreth saj, qëndron dënimi, deklarata shqetësuese nga bashkësia ndërkombëtare, nuk është ndjekur asnjë veprim dhe rrallëherë është parë që administrata në Prishtinë të ketë pësuar ndonjë pasojë të rëndë për veprimet e veta.
Ndërkohë Departamenti i Shtetit tha se nuk mbështet asnjë ndryshim të statusit aktual të urës, duke paralajmëruar kryeministrin Albin Kurti që të mos vazhdojë me veprime të njëanshme, transmeton portali Pavlović Today. Në anën tjetër, Kurti sot deklaroi se hapja e urës nuk është e drejtuar kundër askujt, më së paku kundër partnerëve kosovarë dhe se do të vazhdojë diskutimet dhe koordinimin me ta.
0 komentet