Cilin do të donin në krye të qeverisë së re në Tiranë qytetarët dhe politikanët në Kosovë?

Në zgjedhjet në Shqipëri Edi Rama dhe Partia Socialiste do të tentojnë të dielën të fitojnë vota për mandatin e katërt ndërsa Partia Demokratike e ish kryeministrit Sali Berisha është e bindur se Rama numëron ditët e fundit në kabinetin kryeministror. Bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn kanë dallime në atë se kë do të donin të shikonin në krye të qeverisë së re në Tiranë qytetarët dhe politikanët e Kosovës. Sipas disave simpatia është në anën e Ramës dhe sipas opinioneve të të tjerëve dëshirohet ndryshimi i pushtetit. Ajo me të cilën pajtohen është se politika e Tiranës ndaj Prishtinës kushdo që të fitojë, do të ngelet në të njëjtin kurs.
Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq
Qytetarët e Shqipërisë do të zgjedhin të dielën 140 anëtarët e parlamentit ndërsa sipas vlerësimeve Edi Rama dhe partia e tij mund të fitojë mes 77 dhe 88 mandateve. Këtë projeksion të Ramës, Sali Berisha e quan “tërësisht qesharake”.
Gjatë fushatës elektorale e cila zyrtarisht nisi një muaj më parë, dy rivalët më të mëdhenj politikë nuk kishin kohë që të shpenzonin me Kosovën. Për socialistët në plan të parë ka qenë eurointegrimi i Shqipërisë, ndërsa opozita është fokusuar tek problemet ekonomike e sociale dhe kritikat ndaj pushtetit.
Profesori universitar në Prishtinë dhe ish diplomati Blerim Canaj thotë se për partitë në Shqipëri, Kosova nuk ka qenë temë pasi ato më shumë janë marrë me politikën e brendshme dhe nuk përzihen shumë me politikën në Kosovë.
Kush do të jetë fitues më 11 maj sipas vlerësimeve të tij për Kosovën nuk është e rëndësishme por që beson se do të jenë socialistët dhe Edi Rama.
“Politika e Shqipërisë ndaj Kosovës është një dhe nuk ndryshon. Mendoj se në Kosovë më shumë simpati ka për Edi Ramën ndërsa përsa i përket bashkëpunimit, të gjithë politikanët bashkëpunojnë cilado parti apo politikan. Dimë që Kurti dhe Rama kanë ndonjë problem ndërsa përsa i përket politikanëve të tjerë të gjithë bashkëpunojnë me të gjithë” ka thënë Canaj për Kosovo Onlajn.
Kryeredaktori i lajmeve në RTSH 1 në Tiranë Gert Selenica mendon se fakti se kush do të jetë në pushtet në Shqipëri padyshim që do të ketë ndikim dhe në Kosovë, por thotë se kjo ka më shumë lidhje me raportet personale mes liderëve sesa me programet politike.
Për qeverinë kosovare me Albin Kurtin si kryeministër, ndoshta, thotë ai, fitorja e Partisë Demokratike pra opozitës do të ishte e dëshirueshme.
“Kam përshtypjen se do të ishte njësoj nëse do të pyesnim Edi Ramën se fitoren e kujt do të dëshironte më shumë në Kosovë. Është krijuar përshtypja se në raportet e tij personale me zotin Kurti egziston një lloj ‘ngrirje’. Megjithatë, kjo në përgjithësi nuk ka ndikuar tek funksionimi institucional, në mbledhjet e përbashkëta të qeverive, parlamenteve dhe në nënshkrimin e marrëveshjeve. Nuk duhet të harrojmë se gjatë qeverisjes së Ramës janë mbajtur disa mbledhje të përbashkëta të dy qeverive, në Shqipëri dhe Kosovë, në të cilat janë marrë vendime shumë të rëndësishme për qytetarët dhe kryesisht për sipërmarrësit“, ka thënë Selenica për Kosovo Onlajn.
Ai thekson se egziston perceptimi se ish kryeministri Sali Berisha në Kosovë është më i preferuar sesa Rama, por bën me dije ky wshtw perceptim i qytetarëve.
“Në çdo takim që Edi Rama ka pasur, madje dhe brenda Ballkanit Perëndimor, ka qenë avokat i mirë (i çështjes kosovare) dhe ka ftuar të gjitha shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, t’a bënin këtë sa më parë. Gjithashtu, ka ftuar Kosovën që të përafrohet me politikat e BE dhe kërkoi nga Brukseli që t’i kushtojë vëmendje të veçantë Kosovës dhe hapave që Prishtina duhet të ndërmarrë për t’iu afruar Unionit Europian. Rama e ka bërë këtë si në takimet ku kanë qenë të pranishëm përfaqësues të qeverisë skosovare, ashtu edhe në ato ku ata nuk kanë qenë. Disa herë ka thënë se për Kosovën dhe Shqipërinë do të ishte më e lehtë të jenë dy shtete nën të njëjtin ‘çati’ të BE, sesa të bashkohen në një shtet. Pra, pavarësisht perceptimit, mendoj se qeveria e Ramës dhe ai personalisht si kryeministër, ka qenë shumë afër qeverisë kosovare dhe procesit të formimit të shtetit në Kosovë“, vlerëson Selenica.
Në kuadër të fushatës parazgjedhore në Shqipëri, sikurse thotë, Kosova nuk ishte mjaftueshëm e përfshirë në diskutime politike, pasi fushata nën retorikë të tensionuar u përqendrua në raportet personale mes liderëve.
“Megjithatë, zoti Berisha në takimet e tij elektorale, ka premtuar se do të anulojë ‘Ballkanin e Hapur’. Kosova ka qenë mjaft pak në fjalimet dhe deklaratat e zotit Rama, por nuk duhet të harrojmë se kryeministri, në diskutimet e tij rreth anëtarësimit të vendit në BE deri në vitin 2030, theksoi se dëshira e tij e madhe është që Shqipëria t’a ketë Kosovën me vete, t’a marrë me vete, në mënyrë që Tirana zyrtare të jetë lokomotiva e këtij procesi”, bën të ditur bashkëbiseduesi ynë.
Opinion publik në Kosovë sipas vlerësimit të bashkëpunëtorit të Qendrës për Politikë Europiane në Beograd Millosh Pavkoviq mund të jetë e dëshirueshme ndryshimi i pushtetit në Shqipëri, por ai thotë se egziston një kuadër standart dhe raport miqësor në aksin Kosovë-Shqipëri pavarësisht nga ajo se kush është në pushtet për faktin se ndodhin mosmarrëveshje të caktuara personale në varësi të asaj se kush është në vendet e kryeministrit në Tiranë dhe Prishtinë.
“Mendoj se Kosova në Shqipëri nuk është kaq temë e rëndësishme ndërsa shqiptarët e Kosovës ndjekin zhvillimet në Shqipëri pak më shumë. Është dëshmuar se raporti i kryeministrit aktual Edi Rama ndaj Kosovës ka qenë ngrohtë-ftohtë. Ka pasur mjaft ulje-ngritje. Nga Tirana në Prishtinë, vinin shumë dhe madje edhe mbledhjet e përbashkëta të qeverive, të cilat ishin praktikë, u anuluan” ka thënë Pavkoviq për Kosovo Onlajn.
Temat kryesore të fushatës elektorale në Shqipëri, sikurse thuhet, para së gjithash kanë qenë të përqëndruara tek çështjet e brendshme dhe tek çështjet e integrimit europian, ndërsa Kosova ndonëse diku e pranishme, më shumë ka qenë “mënjanë”.
“Ajo nuk ka qenë temë qëndrore e fushatës kësaj here ashtu sikurse dhe më parë, por është lënë disi mënjanë“, konstaton Pavkoviq.
Ndërkohë në mbyllje të fushatës elektorale Edi Rama ka thënë se tre mandatet konsekutive nuk e kanë lodhur Partinë Socialiste dhe sipas vlerësimit të tij, anëtarësia e Shqipërisë në BE do të realizohet vetëm nëse në pushtet do të jetë Partia Socialiste. Në anën tjetër Sali Berisha zgjedhësve u ka thënë se rruga e Shqipërisë është drejt BE sërish do të jetë në duart e demokratëve.
0 komentet