Ç’të re ka pas Brukselit: A ka shpresë për çtensionim?

Brisel
Burim: Kosovo Online

Mos ndoshta raundi i djeshëm i takimeve të ndara të cilat përfaqësuesi i lartë i BE Zhozef Borelli dhe emisari për dialog Mirosllav Llajçak që mbajtën në Bruksel me liderët e Beogradit dhe Prishtinës, do të sjellë ndonjë përparim apo nëse tensionet dhe kriza në veri të Kosovës do të varet mbi të gjitha nga hapat e mëtejshme të Albin Kurtit, por edhe “qëndrueshmëria” e SHBA dhe BE që kryeministrin kosovar t’a shtyjnë për të pranuar përmbushjen e kërkesave të parashtruara, mendojnë bashkëbiseduesit e Kosova Onlajn.

Në mëngjes pas bisedimeve në Bruksel nuk u ngjall shpresë se Kurti do të tërhiqet nga qëndrimi i tij “i palëkundur”-në Mitrovicën e Veriut, pjesëtarët e policisë kosovare arrestuan një tjetër sërb, i teti në radhë qysh prej shpërthimit të krizës në veri.

As pas “takimeve të krizës”, siç i quajti Borelli bisedimet e djeshme në Bruksel, nuk ka asnjë shenjë që Kurti do të tërheqë forcat speciale kosovare prej godinave komunale në veri, pasi kryekomunarët shqiptarë të zgjedhur ilegalisht do të kryejnë funksionet e tyre nga lokacione alternative dhe që pas më shumë se 10 vitesh të fillojë formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe.

Kjo është e gjitha çka Perëndimi kërkon prej Kurtit, por edhe nga sërbët e veriut, të cilët kanë më shumë se tre javë që protestojnë kundër lëvizjeve të dhunshme të Prishtinës.

Koordinatori i Konventës Kombëtare për BE për kapitullin 35 Dragisha Mijaçiq, thotë për Kosovo onlajn se "qysh prej kohës kur për herë të parë Kurti u shpall kryeministër, po sillet si tregtar arab sepse në vend që të dëgjojë këshillat e partnerëve ndërkombëtarë dhe të veprojë me ta, ai ofron ndonjë zgjidhje të vetën e cila nuk është në kuadër të parimeve të ruajtjes së paqes dhe normalitetit”.

"Si rezultat i kësaj i këtyre veprimeve, radikalizoi situatën në veri të Kosovës në prag të konfliktit, shembi edhe atë pak besim që kish mes sërbëve dhe shqiptarëve që u ndërtua me mundim në periudhën e pasluftës, sërbët u larguan nga institucionet në veri të Kosovës dhe protagonistët kryesorë të pavarësisë së Kosovës, vendosën masa ndaj Qeverisë së Kosovës dhe atij personalisht. Në këtë mënyrë, Kurti arriti të transferojë vetëshkatërrimin dhe aktivizmin e tij të dhunshëm jo vetëm në mbarë shoqërinë kosovare, por edhe në kornizën ndërkombëtare. Kjo është vera e tretë që kur është kryeministër Kurti, ku në vend të turistëve “mirëpresim” policë të armatosur, në vend të festivalit të këngëve, dëgjojmë sirenat alarmit ajror dhe në vend të gëzimeve verore shikojmë të qarat e nënave të fëmijëve të rrahur” shprehet Mijaçiq.

Ky i fundit thekson se kjo është vërtetësia që ka sjellë Albin Kurti dhe qeveria e tij ku pasojat e të cilës i ndjejnë jo vetëm sërbët e veriut të Kosovës, por edhe të gjithë banorët e saj, madje edhe ata shqiptarë që këto ditë dëshirojnë të vijnë në Kosovë për pushime.

“Sinqerisht shpresoj që në mesin e liderëve të shqiptarëve kosovarë të ketë një mirëkuptim se ku po na çon politika e Albin Kurtit dhe se nuk do t’a lejojnë atë të radikalizojë më tej situatën në Kosovë”, thotë ai.

Mijaçiq thotë se rezultatet konkrete të takimit në Bruksel do të shihen për disa ditë e mbi të gjitha sjellja e Albin Kurtit në lidhje me implementimin e propozimit prej tre pikash për de-eskalimin e situatës në veri, por edhe vendosmërisë së Bashkimit Europian, SHBA dhe vendeve të tjera të Pesëshes që të mos lejojnë eskalimin e mëtejshëm të situatës në veri të Kosovës.

"Para takimit në Bruksel, Mirosllav Llajçak ishte në SHBA ku ka biseduar me përfaqësues të administratës amerikane pikërisht për situatën në veri të Kosovës, kështu që mund të pritet kordinim më i lartë mes BE dhe SHBA në lidhje me presionet ndaj Albin Kurtit. Shumë herë Kurti ka treguar se nuk është i gatshëm të zbatojë kërkesat që i vijnë prej perëndimit, në ditët pasuese do të shihet nëse ka ndryshuar diçka pas takimit në Bruksel“ shprehet bashkëbiseduesi ynë.

Për të, situata në veri të Kosovës mund të shkojë në dy drejtime, ose në drejtim të qetësimit të tensionit ose në drejtim të eskalimit të mëtejshëm. Ngjarjet e mëpasshme mbi të gjitha varen nga sjellja e Albin Kurtit dhe policisë kosovare, por edhe nga shkalla e tolerancës e partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë dhe Kfor. Nëse nuk ndodh tërheqja e kryekomunarëve dhe e policëve kosovarë nga godinat komunale në ditët pasuese, kam frikë se do të hyjmë në pasiguri që mund të sjellë pasoja të paparashikueshme” thotë Mijaçiq dhe thekson se është e nevojshme që sa më parë të hetohen rrethanat e arrestimit të policëve të Kosovës në territorin e Komunës së Rashkës dhe nëse nuk ka përgjegjësi penale për akt terrorist, mendon ai, është e nevojshme që ata menjëherë të lirohen.

Ish-diplomati Zoran Millivojeviq thotë për Kosova Onlajn se pas takimeve të djeshme në Bruksel, fatkeqësisht nuk ka asgjë të re.

"Tani jemi më të vendosur në dijeni se Kurti nuk e ndryshon qëndrimin apo politikën e vet dhe nuk ka ndërmend të devijojë prej saj. Dhe e dyta sepse ka mbështetje nga Perëndimi. A do të ketë diçka të re, pra de-eskalim varet veçse nga Uashingtoni dhe shumica në Bruksel. Prej nesh definitivisht nuk varet asgjë, veçse pjesës kur është fjala për qëndrimin e Beogradit dhe sërbëve të Kosovës të cilët nuk tërhiqen prej kërkesave të tyre”, spegon Millivojeviq.  

Kërkesat e Beogradit zyrtar shton ai, janë lirimi i sërbëve të arrestuar padrejtësisht javët e kaluara, tërheqja e policisë kosovare prej godinave komunale në veri, largimi i kryekomunarëve ilegalë dhe çelja e çështjes së Bashkësisë së Komunave Sërbe në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe të vitit 2015.

“Mendoj se sërbët e Kosovës, nuk do të tërhiqen nga rezistenca, nuk besojnë më në asnjë premtim, kjo është e sigurt dhe presin vetëm masa konkrete-largimin e policisë dhe kryekomunarëve dhe kthimin mandatit që Kfor ka në funksion“ shprehet bashkëbiseduesi ynë.

Millivojeviq beson se nuk bëhet fjalë për ndonjë vazhdim të dialogut.

"Kur bëhet fjalë për zgjedhjet e reja në veri, ato mund të zhvillohen vetëm në kushtet e formimit të BKS e më pas zgjedhjet mbi këtë bazë. Tensionet mund të qetësohen nëse perëndimi merr masa dhe hapa konkretë. Nëse nuk i ndërmerr, atëherë ka pak shanse për këtë e mundësia që situata të eskalohet deri në konflikt, do të rritet”, thotë Millivojeviq.

Nga ajo që u dëgjua dje në Bruksel, thekson Millivojeviq, Kurti nuk ka ndërmend të lëshojë.

“Të gjithë strategjinë e tij, ai e bazon në politikën me të cilën ka ardhur në pushtet-Kosova është shtet dhe sillet si e tillë. Tani e ka ngritur pak stekën sepse insiston në sundimin e ligjit dhe mundohet t’a përcjellë fajin dhe përgjegjësinë tek pala sërbe. Dhe kërkon prej perëndimit që të shtypë aktivitetin politik të Listës Sërbe në veri të Kosovës. Arrestimet në Graçanicë kaluan edhe në jug të Kosovës, që do të thotë presioni ndaj komunitetit sërb në tërësi, po shkon drejt rrugës së represionit, disiplinon sërbët dhe dëshiron t'i detyrojë të njohin shtetin dhe politikën e tij", paralajmëron Millivojeviq.