Kosova dhe pezullimi i përkohshëm i donacioneve amerikane-kush është nën goditje?

Usaid, Ministarstvo finansija Kosova
Burim: X/@USAIDKosovo

Ngrirja e përkohshme e ndihmave të huaja të cilat kanë qenë mes veprimeve të para të politikës së jashtme të presidentit amerikan Donald Tramp, do të prekë edhe Kosovën, për të cilën, sipas të dhënave të uebsajtit të qeverisë amerikane “Ndihma e Huaj” gjatë vitit 2023 janë ndarë 70.3 milionë dollarë. Sipas vlerësimit të bashkëbiseduesve të Kosovo Onlajn, heqja e donacioneve në radhë të parë do të ndikojë tek projektet e realizuara përmes agjencisë USAID, ndihma e së cilës ka qenë e lidhur me 10 mijë vende pune në Kosovë në pesë vitet e fundit.

Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq

Administrata Trump urdhëroi pauzë tremujore për pothuajse të gjithë ndihmën e huaj për zhvillim, në mënyrë që të kryejë rishikim ku do të dëshmohet nëse ka raste mashtrimi, shpërdorimi dhe abuzimi, por edhe për të parë se çfarë përshtatet me politikën presidenciale "Amerika në vend të parë".

Në vitin fiskal 2023, siç raportohet nga Zëri i Amerikës, SHBA shpenzoi pak më pak se 70 miliardë dollarë për asistencë zhvillimore, shumica përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar-USAID.

Një pjesë e madhe e ndihmës për Kosovën vjen pikërisht përmes kësaj agjencie, e cila prej vitit 1999 sikurse bëhet e ditur në uebsajtin e tyre, ka kushtuar më shumë se 1 miliardë dollarë për nxitjen e rritjes ekonomike dhe zhvillimit demokratik në Kosovë.

Për vitin 2024, të dhënat në uebsajtin “Ndihma e Huaj” ende nuk janë të kompletuara, por në bazë të informacionit të disponueshëm për vitin 2023, nga vlera e 70.3 milionë dollarëve ndihma për Kosovën, fondet ishin të destinuara për përmirësimin e sigurisë energjetike, reformën e sektorit të sigurisë, arsimin, infrastrukturën, sektorin civil, përmirësimi i transparencës dhe llogaridhënies në proceset e prokurimeve komunale në të 38 komunat...

Vendimi për pezullimin e shumicës së subvencioneve amerikane për 90 ditë, sipas vlerësimit të kryetarit të Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, do të ketë ndikim shumë negativ në Kosovë, por ai thekson se ndihmat amerikane do të pezullohen përgjithmonë vetëm për ata që nuk janë të rreshtuar me politikën amerikane.

"Me gjasa administrata e Trampit do të shikojë se në cilin drejtim shkojnë ato ndihma dhe nëse ata që e marrin janë mirënjohës ndaj SHBA. Nëse besojnë se politika e ndonjë shteti të cilit i jepet ndihma dhe nuk është në përputhje me politikën e SHBA, sigurisht që ajo ndihmë do ndërpritet përgjithmonë”, thotë Shahini për Kosovo Onlajn.

Vendimi i Shtëpisë së Bardhë, sikurse shton ai, sigurisht që do të ndikojë tek projektet që realizohen përmes agjencisë USAID dhe do të ketë lidhje dhe me ndihmën që Amerika ofron për ushtrinë dhe policinë e Kosovës, si dhe me fondet e ndihmës të destinuara për studentët apo pjesët e tjera të shoqërisë.

“Besoj, megjithatë se SHBA do të kenë politikë të mirë ndaj Kosovës. Gjithçka do të varet edhe nga ajo sesi qeveria e re në Kosovë, do të sillet me shtetin amerikan dhe Shtëpinë e Bardhë. Qeveria e re kosovare duhet të jetë e kujdesshme, serioze dhe konkrete në atë se çfarë do, a do të jetë serioze dhe nëse është qeveri të cilës mund t’i besojë SHBA. Nëse do të kemi qeveri që nuk është në përputhje me frymën amerikane dhe politikat Trampiste, atëherë për ne nuk do të ketë ditë të mira” tha Shahini.

Dragosllav Rasheta nga organizata Rruga e Tretë e Re thotë për Kosovo onlajn se me rastin e vendimit të SHBA për ndërprerjen e ndihmës së huaj, për tani flitet vetëm për programet dhe grantet që vijnë nga USAID  gjatë vitit 2024 për këtë agjenci ku ka festuar 25 vjet bashkëpunim me Kosovën dhe se ka ndarë rreth 40 milionë euro ndihma.

“Ndihma e USAID që vjen në Kosovë kryesisht është e lidhur për funksionimin më të mirë të vetëqeverisjes lokale, organeve qeverisëse, pra me ndërtimin e institucioneve që janë më rezistente ndaj korrupsionit. Kur shikojmë pesë vitet e fundit, hulumtimet tregojnë se 10.000 vende pune në Kosovë mund të lidhen direkt me ndihmën e ardhur nga USAID. Privatë të shumtë nga Kosova kanë thënë se këto “rrota ndihmëse” të ofruara nga USAID kanë ndihmuar mjaft dhe u kanë mundësuar që shumë shpejt të bëhen të pavarura dhe të mos varen nga qeveria e kosovare për të qenë konkurrentë dhe kompetitiv në treg” thotë Rasheta.

Ai përmend dhe se USAID ka ndihmuar mjaft tek shkëmbimet e mallrave mes Sërbisë dhe Kosovës dhe se prej kësaj agjencie vitin e kaluar ka marrë 33 milionë dollarë ndihmë dhe të njëjtën kuotë të hollash ka përfituar dhe Bosnjë-Hercegovina.

Vendimi i qeverisë së re amerikane, sikurse vlerëson ai, është i pazakontë dhe se nuk dihet saktësisht se çfarë qëndron pas saj, pasi sikurse thotë, vështirë të besohet se Departamenti i Shtetit mund që për 90 ditë të procesojë me qindra mijëra grante dhe donacione që ka dhënë USAID, ndërsa fjala është për kuotë të hollash mes 60 dhe 70 miliardë dollarësh në nivel vjetor.

Pyetjes nëse Kosova duhet të presë vijimin e ndihmave financiare kur të skadojë periudha e konstatimit, Rasheta thotë se kriteret në bazë të asaj se me të cilat do të provohet janë të paqarta.

“Përsa i përket vetë administratës së Donald Trampit, ka konfirmuar se politika e jashtme e përfituesve të ndihmave duhet të jetë në përputhje me politikën e jashtme të SHBA por Departamenti i Shtetit më shumë është i fokusuar tek ajo që projektet nuk mundet të jenë të dubluara dhe se duhet të qethen me kujdes se si këto të holla përdoren, se nuk ka korrupsion e të tilla të ngjashme. Mendoj se mbi të gjitha, qeveria e re republikane dhe Departamenti i Shtetit duan ta portretizojnë veten si luftëtarë të fortë dhe të mëdhenj kundër shpenzimeve të kota që nuk synohen për qëllimin e tyre dhe siç i quajnë shpesh demokratët në Kongres USAID gëzon besimin e të dy palëve, ndaj nuk besoj se do të ketë ndryshime të rëndësishme pas këtyre 90 ditëve” thotë Rasheta.

Sikurse thekson, një pjesë e madhe e ndihmës që kalon përmes USAID dhe ndihmave ndërkombëtare të ofruara nga SHBA nuk janë ndërprerë pasi disa miliardë dollarë ndihma për Egjiptin ose dhjetëra miliarda dollarë ndihmë për Ukrainën dhe Izraelin vazhdojnë të rrjedhin pa pengesa.

“Mendoj se amerikanët janë të vetëdijshëm se nuk duhet të rrezikojnë disa nga interesat e tyre kombëtare, të cilat USAID me sukses ka ndërtuar gjatë dekadave të fundit”, thotë Rasheta.

Përmes USAID por dhe disa organizatave tjera amerikane që i ofrojnë ndihmë Kosovës, sipas fjalëve të bashkëpunëtorit të OJQ “Iniciativa e Re Shoqërore” Aleksandar Shluka, ajo merr kuotë shumë të konsiderueshme të hollash. Gati 100 milionë dollarë, sikurse thotë, shkojnë për forcimin dhe ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të ndryshme.

“Ky vendim nuk lidhet vetëm për projektet e reja, por dhe me ato egzistuese dhe institucionet janë ato që më së shumti do të ndjejnë pasojat negative të vendimeve të tilla. Përveç tyre, kjo sigurisht dhe tek organizatat e shoqërisë civile të cilat kanë projekte të shumta dhe jo vetëm projektet e USAID të cilat janë më përfaqësueset dhe me gjasa ofrojnë më së shumti ndihmë, por kemi dhe NED dhe INL dhe shumë organizata të tjera që gjithashtu me gjasa do të preken nga ky vendim. Egziston edhe ndihma nga Ambasada Amerikane që u jepet direkt organizatave të pavarura të cilat ofrojnë organizime të shoqërisë civile apo disa institucioneve” ka thënë Shluka për Kosovo Onlajn.

Ky i fundit kujton se masat e vendosura nga Unioni Uuropian Kosovës para një viti e gjysmë kishin lidhje me fondet e para-anëtarësimit ku i’a mohuan mundësinë për t'u zhvilluar, sipas të cilës ai beson se ngrirja e fondeve të SHBA do të jetë goditje e madhe.