Kosova mes pritshmërisë së BE dhe realitetit politik: A do t’a formojë BKS qeveria e re?

zso ilustracija
Burim: Kosovo Online

Kusht i të gjitha kushteve dhe asgjë. E kështu prej vitit 2013. Për zyrtarët e BE “llampëza e kuqe” digjet e digjet. Pretendohet se formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe duhet të jetë një prej detyrave të para të qeverisë së re kosovare-pavarësisht se kush e formon. Nuk është e pamundur, por vështirë e realizueshme, bëjnë të ditur bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn.

Shkruar nga: Arsenije Vuçkoviq

“Nga Kosova pritet që të zbatojë detyrimet e veta që kalojnë nga Marrëveshja e rrugës për normalizimin si dhe të gjitha marrëveshjet e hershme nga dialogu pa vonesa të mëtejshme apo parakushte” thuhet në deklaratën e përbashkët të përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri e BE Kaja Kallas dhe komisionerja europiane për zgjerim Marta Kos.

Dhe ish ambasadori i SHBA në Kosovë Xhefri Hovenier mendon të njëjtën.

Thotë se të dërguarin e ri të BE për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës Peter Sorensen, do t’a këshillonte që të mos negociojë me Beogradin dhe Prishtinën rreth detyrimeve të reja derisa të përmbushen të vjetrat, duke kujtuar formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe formimi i të cilës është dakordësuar qysh në vitin 2013 çka sikurse thekson, u konfirmua nga Marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Aneksit të Ohrit të vitit 2023.

Përderisa analistët politikë më së shumti po spekulojnë se kush mund të formojë qeverinë e re kosovare, analisti politik Blerim Burjani është i bindur se koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosja, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të krijonte stabilitet dhe do të zgjidhte problemin e Kosovës me BKS.

Ish-ambasadori në Itali, Albert Prenkaj, paralajmëron se Kosova rrezikon të përjashtohet nga proceset e mëtejshme nëse nuk plotëson kërkesën e “partnerit”.

“Sikurse e shikojmë deri më tani, partnerët tanë janë të interesuar që sa më parë të kemi parlament të konsoliduar dhe qeveri të re të konsoliduar ndërsa për ta më e rëndësishmja është që të nisë sa më shpejt zbatimi i pjesëve të marrëveshjes së vitit 2023 që u arrit me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq. Ndaj kërkojnë që të nisë sa më parë zbatimi i pikave të marrëveshjes” tha Prenkaj.

Konsensus i heshtur

Gjithësesi politikologu Ognjen Gogiq thotë se mes dëshirës europiane dhe kombinimeve postzgjedhore duhet të jetë reale, ndërsa për të nuk është reale që qeveria e re kosovare të formojë BKS pavarësisht se kush vjen në pushtet.

Konsensusi i heshtur, kështu titullohet arsyeja kryesore për të cilën nuk mund të priten çudira.

"Nuk është reale që qeveria e re të formojë BKS, kushdo që t’a formojë. Mes partive shqiptare egziston një lloj konsensusi i heshtur që nuk do të nxitohet me formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe se kjo mund të jetë kartë eventuale që Kosova mund t'i ofrojë Sërbisë në këmbim të njohjes" thotë Gogiq për Kosovo Onlajn.

Ky i fundit thotë se të gjitha partitë shqiptare formimin e BKS ekskluzivisht e lidhin me njohjen e Kosovës nga ana e Sërbisë.

"Dhe këtë të gjithë e mendojnë dhe vetëm Kurti e ka thënë me zë. Gjithë të tjerët në fakt heshturazi kanë qenë në këtë pozitë pasi të gjitha këto parti kanë qenë në pushtet dhe kanë pasur mundësinë të ndërmarrin hapa konkretë drejt formimit të Bashkësisë, por që nuk e kanë bërë. I vetmi ka qenë Kurti që ka bërë zhurmë rreth kësaj” ka precizuar ky politikolog.

Në rastin më të mirë, pret që, në rastin kur qeveria e re kosovare formohet nga partitë opozitare, "të bëjnë disa hapa simbolikë për të qetësuar Perëndimin".

"Këto janë parti shumë të hapura për këto sugjerime nga Perëndimi dhe ata ndoshta do t’i përcillnin draft-statutin e Bashkësisë së Komunave Sërbe në Gjykatën nga ku dhe kërkohet. Kjo është pak a shumë. Përmes kësaj nuk do të bënin asgjë" shpreh bindjen ky politolog.

Bazën për këtë pretendim e shikon dhe në “justifikimin e fortë” që do të kishin përfaqësuesit e qeverisë së ardhshme prishtinase.

"Komunat në veri të Kosovës janë në një gjendje të tillë saqë nuk është e mundur të formohet Bashkësia. Derisa të mos zgjidhen kuvende të reja lokale që do të kishin përfaqësues sërbë do të ishte e pakuptimtë të flitet rreth formimit të Bashkësisë. Ky është justifikim për t’a shtyrë. Por që duhet pasur parasysh se nëse opozita tani do të merrte pushtetin, ata do të kishin në opozitë Kurti të fuqishëm, i cili do t’a bllokonte këtë dhe askush nuk do t’a dënonte me këtë Vetvendosje të fortë për të formuar Bashkësinë duke ditur se si do të kalonte” thotë Gogiq.

Duke komentuar pritshmëritë e përfaqësuesve të administratës europiane se qeveria e re prishtinase do t'i përmbushë detyrimet e saj të Brukselit që përfshijnë formimin e BKS, Gogiq thotë se partitë kryesore opozitare: PDK, LDK dhe AAK janë "mjaft të kujdesshme ndaj impulseve nga Perëndimi".
“Të gjithë ata nuk e kanë atë politikën që ka Kurti dhe kjo është të rrezikojë marrëdhëniet me Perëndimin për komunitetin sërb. Pra, nuk i’a vlen të përplasen me sërbët në atë masë sa të rrezikojnë të izolohen sikurse ka qenë Kurti”, beson Gogiq.

Më i afërti me kërkesat e Perëndimit gjatë fushatës elektorale ishte lideri i AAK Ramush Haradinaj i cili ka thënë se fill pas marrjes së pushtetit, do t’a përcillte draft-statutin e BKS në Gjykatën Kushtetuese.

Gogiq spegon se edhe partitë e tjera opozitare do t'u jepnin sërbëve "të paktën lëshime të vogla".

"Haradinaj është më i prirur në atë që të tërheqë vëmendjen me deklaratat e tij, por në përgjithësi të tri partitë do të ishin në atë pozicion, që duhet të jepen disa lëshime minimale, si sërbëve ashtu dhe Perëndimit, për të mos rrezikuar të jenë në situatën në të cilën është Kurti. Pra, ata do të ishin të gatshëm të punonin për këtë por çështja është e atij momenti kur të konfirmohen mandatet, kur Vetvendosja të hyjë në parlament, kush do të guxojë të provokojë reagimin e tyre" thekson Gogiq.

BKS tek “veresije”

Topi është në kopshtin e Sërbisë, ndërsa qeveria e re kosovare ndoshta do të duhet t’a formojë BKS vetëm “veresije”, kthehet profesori universitar Nexhmedin Spahiu në bisedë me Kosovo Onlajn.

Ky i fundit pohon se formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe nuk varet nga qeveria e re në Prishtinë, por ekskluzivisht nga Beogradi.

"Kjo nuk varet nga qeveria e re, më shumë sesa nga Beogradi. Kryeministri Kurti i premtoi  bashkësisë ndërkombëtare dhe këtë në letrën me rastin e anëtarësimit në Këshillin e Europës, se do të realizojë Bashkësinë e Komunave me shumicë sërbe, por që kjo do të varet nga momenti kur Beogradi të nisë zbatimin e detyrimeve të tij. Kjo do të thotë se flamuri i Bashkësisë së Komunave me shumicë sërbe, mund të valëvitet në Kosovë, atëherë kur flamuri i Kosovës të valëvitet në Beograd në përfaqësinë e përhershme diplomatike, pra kur flamuri i Sërbisë të valëvitet në përfaqësinë e përhershme diplomatike në Prishtinë. Prej kësaj varet" pohon Spahiu. Ndaj, thekson, BKS do të formohet nga çdo qeveri dhe çdo kryeministër kosovar.

“Kur Sërbia të vendosë për t’a bërë këtë, pavarësisht se kush e bën qeverinë dhe kush ishte kryeministër, sepse ky është dhe interesi kombëtar i Kosovës” ka theksuar Spahiu.

Ky i fundit shpreh bindjen se nëse Beogradi bën pjesën e vet të punës, kjo-100% do t’a bëjë dhe Albin Kurti.

Pyetja për të është se çfarë do të ndodhë në rast se opozita formon qeverinë e re.

"Ndoshta ata do ta bëjnë këtë edhe 'veresie', duke kërkuar nga amerikanët dhe europianët që ata më pas ta detyrojnë Beogradin të bëjë pjesën e vet të marrëveshjes. Dhe ky është dallimi. Ndaj Beogradit më shumë i intereson që opozita të jetë në pushtet sesa Albin Kurti, i cili është i prerë se nuk ka flamur të Bashkësisë pa flamurin e Kosovës në Beograd. Ky është dallim thelbësor mes tyre. Nëse Beogradi do të jetë i gatshëm, Bashkësia mund të formohet në çdo moment" shprehet prerazi Spahiu.

Garancitë dhe Lista Sërbe

Për studiuesin hulumtues Nikolla Vujinoviq, thelbësore është se cilat janë garancitë që sërbët në Kosovë do të kenë që BKS të vihet në jetë.

Kjo do të ishte e mundur, beson ai, vetëm nëse Lista Sërbe do të jetë pjesë e qeverisë së re.

“Patjetër që pritet që nga qeveria e re të formohet Bashkësia e Komunave Sërbe sesi do të respektohen të gjitha marrëveshjet me Sërbinë. Dhe Unioni Europian këtë pret. Çështja është vetëm se kur dhe cili koalicion do t’a formojë atë qeveri. Kur të formohet, për të cilën jam skeptik, mund të presim që kjo do të jetë në rendin e ditës” thotë Vujinoviq për Kosovo Onlajn.

Formimi i BKS për Bashkimin Europian do të ishte për Ukrainën “sukses diplomatik”, për të cilën i trembet dhe administrata europiane të pranonte formimin e Bashkësisë që do të kënaqte shumicën shqiptare.

"BE dëshiron mjaft që BKS të formohet sa më parë sepse do të arrinte sukses të caktuar diplomatik në Europë që aktualisht po arratiset nga Ukraina. E dyta kam frikë se do të lëvizin në udhën më të lehtë dhe kjo është të kënaqin shumicën shqiptare e kjo është që BKS t’a bëjnë guaskë të zbrazët, diçka që komuniteti sërb nuk e dëshiron dhe me të cilën Sërbia nuk është dakordësuar” paralajmëroi ky analist.

Zgjidhja e vetme që mund të garantojë formimin e BKS, është që Lista Sërbe të jetë pjesë e qeverisë së re kosovare.

“I vetmi partner i koalicionit që mund të garantojë formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, është Lista Sërbe. Nëse Lista Sërbe bëhet pjesë e qeverisë së re kosovare, mund të presim që të formohet BKS të paktën në atë kuptim formal, nëse ska asgjë tjetër” preçizon Vujinoviq.

Ky i fundit beson se pavarësisht pritshmërive të Perëndimit, për shumicën e partive shqiptare, çështja e BKS nuk është në fokusin e vëmendjes ndaj të gjithë presin zgjedhje të reja.

“Dhe në këto zgjedhje të reja është duke u zhvilluar fushatë e re elektorale që do të jetë sërish “sërbët si objektivi kryesor”, konkludon Vujinoviq.