Petkoviq: Në vend që t'i shpërndajë Sorensenit histori të pasaktë për dialogun, Kurti duhet të spegojë përse nuk ka BKS

Drejtori i Zyrës për K&M Petar Petkoviq ka thënë se Albin Kurti, në vend që të tentojë që të dërguarit të ri për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës, Peter Sorensenit t’i japë histori të vjetër e të pasaktë rreth asaj sesi pretendohet që Beogradi shkel marrëveshjet, duhet të përgjigjet se përse prej vitit 2013 nuk është themeluar Bashkësia e Komunave Sërbe dhe për çfarë arsye mbyll dhunshëm dhe paligjshmërisht institucionet sërbe që duhet të jenë themel për formimin e saj.
Petkoviq sqaron se Albin Kurti di vetëm që pa bazë mësyn Beogradin dhe ankohet për presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq, por që atë askush nuk e beson më, madje as ish zgjedhësit e tij, prandaj sikurse thekson, pësoi dështim në zgjedhje.
Sikurse tenton të falsifikojë rezultatet e zgjedhjeve në dëm të popullit sërb, kështu Kurti falsifikon dhe faktin për dialogun e deritashëm, paralajmëron drejtori i Zyrës për K&M.
“Në vend që të tentojë t’i ofrojë histori të vjetër dhe të pasaktë të dërguarit të ri për dialogun Beograd-Prishtinë se si Beogradi pretendohet se i shkel marrëveshjet, Kurti duhet të përgjigjet se përse Bashkësia e Komunave Sërbe nuk është formuar qysh nga viti 2013 dhe përse paligjshmërisht dhe me dhunë kyç institucionet sërbe të cilat duhet të jenë bazë për formimin e BKS” ka thënë Petkoviq në njoftim.
Është e qartë thekson ai, se Kurti hedh në erë gjithçka dhe tenton sistematikisht të manipulojë të dhënat qoftë për dialogun apo për zgjedhjet e përfunduara së fundmi.
“Kështu që i shembi të gjitha arritjet e dialogut të vitit 2013 e kështu dhe sot tenton të falsifikojë zgjedhjet dhe vullnetin e popullit sërb! Kështu që më mirë të përgjigjet se përse nuk janë numëruar rezultatet nga të gjitha vendvotimet, veçanërisht ato sërbe? Për çfarë me të gjitha mënyrat dhe përmes votave shqiptare, tenton të shtyjë të fortin e vet Nenad Rashiqin në parlamentin e Prishtinës? Për çfarë arsye votat kyçe sërbe nuk janë numëruar ndërsa aplikacioni i KQZ është vazhdimisht nën “rënie”? pyeti Petkoviq.
Sipas fjalëve të tij, Kurti është i fundit që duhet t'i japë kujtdo leksione për demokracinë dhe respektimin e ligjit, pasi ai çdo ditë dështon në atë test.
0 komentet