Ndryshime politike apo abstenime-a e kanë humbur të rinjtë besimin tek zgjedhjet në Kosovë?

Izbori, mladi
Burim: Kosovo Online

Lideri i Lëvizjes Vetvendosja dhe kryeministri në mandatin teknik Albin Kurti gjatë dy fushatave zgjedhore të fundit, të rinjve u pati premtuar zgjidhje të çështjeve ekonomike e shoqërore, si dhe luftën kundër korrupsionit, por për shkak të mospërmbshjes së pritshmërive, ata kanë humbur besimin tek proçesi zgjedhor, shprehen bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn nga Beogradi dhe Prishtina. Ata vlerësojnë se si pasojë e kësaj, pritet pjesmarrje e ulët në zgjedhje të këtij grupimi moshor, ku shansin e tyre për jetë të mirë, tashmë e kërkojnë më parë jashtë vendit, sesa tek ndryshimet politike.

Shkruar nga: Jelena Novakov

Të drejtën për të votuar deri më 28 dhjetor e kanë 25.000 deri në 30.000 zgjedhës të rinj ndërsa në periudhën nga viti 2021 e deri në shkurt të këtij viti, në qendrat e votimit për herë të parë kanë dalë gati 126.000 të rinj, ose vetëm 6% e popullsisë së Kosovës, çka vë në pikpyetje mundësinë që rinia të ndikojë dukshëm në rezultatin e zgjedhjeve.

Sipas anketimit të Fondacionit Fridrih Ebert (FES) në zgjedhjet e kaluara kanë votuar gati 45% e të rinjve ndërkohë që pjesmarrja e tyre politike vazhdon të jetë relativisht e ulët. Prioritetet për zgjedhjet e ardhshme ngelen të pandryshuara, ndërsa mes tyre para së gjithash janë mundësitë në tregun e punës dhe lufta kundër korrupsionit.

Megjithatë, nën rezultate relativisht të pakta e të prekshme të qeverisë së mëparshme të Vetëvendosjes kur bëhet fjalë për problemet e rinisë, bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn paralajmërojnë se të rinjtë rrallë i drejtohen partive të tjera, por zgjedhin abstenimin dhe kërkojnë mundësi për një jetë më të mirë jashtë vendit.

Gjatë mandatit të qeverisë së Kurtit, midis viteve 2021 dhe 2024, nga Kosova si pasojë e problemeve ekonomike, kanë emigruar më shumë se 142,000 njerëz, mes të cilëve shumë të rinj. Liberalizimi i vizave u mundësoi atyre qëndrimin jashtë vendit deri në tre muaj, ku në disa raste punonin ilegalisht.

Pritshmëri zhgënjyese

Politologu Ognjen Gogiq beson se Albin Kurti nuk ka përmbushur premtimet e dhëna të rinjve gjatë zgjedhjeve të kaluara për të cilën nuk është vetëm rënia e mbështetjes ndaj tij nga kjo grupmoshë, por solli deri në injorimin e zgjedhjeve.

"Një nga arsyet përse Kurti dikur u bë kaq dominues në jetën politike të Kosovës, ishte se ai u fliste më së miri votuesve të rinj, së pari në vitin 2019 dhe më pas në vitin 2021. Në atë ndryshim brezash, u krye hulumtim që tregoi se zgjedhësit e rinj në fakt ishin vendimtar tek ato zgjedhje dhe se ata votuan në përqindje të lartë kryesisht Vetëvendosjen, sepse besohej se ishte parti që sillte disa ndryshime dhe disa risi në raport me partitë që ishin tradicionale, të krijuara në vitet ‘90, të dala prej UÇK dhe të cilat në fakt besohej se po e mbanin Kosovën të mbërthyer aty ku është dhe atyre i’u atribuua përgjegjësi e madhe për korrupsionin, për robërinë e madhe të institucioneve, çka u pamundësoi të rinjve të punësoheshin", tha Gogiq.

Mesazhet e Kurtit atëherë ishin, shton bashkëbiseduesi ynë, se do të zhbllokonte institucionet, se do të luftonte kundër korrupsionit dhe do t’a çrrënjoste, çka do t'u jepte të rinjve shans që të punësoheshin.

"Ato premtime nuk u përmbushën plotësisht, kështu që në vitin 2025 çoi në rënie të mbështetjes që Kurti ka mes të rinjve, por zgjedhësit e rinj nuk u orjentuan tek partitë e tjera, por abstenuan. Kështu që në vitin 2025, u shënua pjesëmarrje e ulët e të rinjve në zgjedhje", tha ai.

Shton se ajo çka të rinjtë interesohen kryesisht janë-puna dhe tregu i punës nuk mund t'i absorbojë. Thotë se për të rinjtë në Kosovë nuk ka mjaftueshëm shanse dhe e vetmja rrugëdalje është të votojnë për ato parti që besojnë se mund të çojnë në disa mundësi të reja, para së gjithash duke luftuar korrupsionin.

"Për të rinjtë, shqetësimi më i madh është se si të largohen nga Kosova, dhe kjo është ajo që i intereson të rinjve në Kosovë nga të gjitha komunitetet, jo vetëm shqiptarë, por edhe sërbë, por prezente janë dhe trendet e largimeve të të rinjve nga komuniteti goran apo ai boshnjak, kështu që ky është një trend që në fakt u takon të gjitha komuniteteve në Kosovë. Bëhet fjalë për faktin se liberalizimi i vizave, i cili hyri në fuqi në vitin 2024, u mundësoi të rinjve që të largohen më lehtë nga Kosova dhe ata me përqindje të madhe largohen për periudha afatshkurtra për tre muaj secili dhe ndonjëherë punojnë legalisht, ndonjëherë më pak legalisht, por aty kërkojnë edhe mundësinë që më vonë të punësohen përherë", tha politologu.

Ky i fundit bën të ditur se të rinjtë më shumë u intereson të largohen nga Kosova dhe se duhet pritur që edhe në zgjedhjet e ardhshme të rinjtë nuk do të marrin pjesë në masë të madhe sepse nuk shikojnë që situata aktuale politike mund të zgjidhet në mënyrën që i përshtatet nevojave dhe të zgjidhë problemet e tyre.

"Kriza institucionale duket se i ka demotivuar të gjithë zgjedhësit në Kosovë, kjo mund të shikohet nga fakti se pjesëmarrja e zgjedhësve gjatë zgjedhjeve vendore të tetorit ishte më e ulët se gjatë zgjedhjeve parlamentare të shkurtit, e pastaj akoma më e ulët në nëntor gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve vendore. Shikohet trendi i rënies së pjesëmarrjes së zgjedhësve, por në fakt do të thuhej se është më e theksuar mes të rinjve, pra partitë mund të kenë arritur të ruajnë zgjedhësit e tyre tradicionalë, por nuk arritën të fitojnë të rinjtë që nuk janë aq të investuar në politikë dhe ndoshta në fakt do të kenë edhe më pak fuqi për të llogaritur tek interesi i të rinjve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare", përfundoi Gogiq.

Të rinjtë kanë humbur besimin tek proçeset demokratike

Në të njëjta përqindje ka mbërritur dhe Dushan Borisavljeviq nga Qendra Rinore e Graçanicës ku vlerëson se të rinjtë kanë humbur çdo besim në proçesin zgjedhor dhe se ai për shumë prej tyre nuk paraqet atë çka kanë menduar rreth demokracisë. Shton se nuk pret që pjesmarrja e të rinjve e veçanërisht e atyre nga komunitetet minoritare, të jetë e lartë më 28 dhjetor.

Borisavljeviq thotë se gjithçka që ka ndodhur pas pjesmarrjes në qendrat e votimit në shkurt të këtij viti, të mbetet përshtypja se bëhet fjalë për një prej zgjedhjeve më të parëndësishme.

"Prej muajsh, nuk ishin në gjendje të çonin ato zgjedhje për ndonjë efekt përmirësimi, për jetë më të mirë, në përmirësimin e cilësisë së jetës. Kam frikë se tek këto zgjedhje të rinjtë do të dalin sërish në numër të paktë, veçanërisht ata nga komunitetet pakicë", tha ai për Kosovo onlajn.

Theksoi se, nga ana tjetër, është e rëndësishme që qytetarët, veçanërisht të rinjtë dhe pjestarët e komuniteteve pakicë, të dalin në zgjedhje sa më shumë në numër dhe mbështjen t’ua japin atyre që i konsiderojnë më të merituarit, që të tregojnë se ka një numër të madh prej tyre dhe se kanë dikë që do t'i përfaqësojë interesat e tyre.

"Shpresojmë për më të mirën dhe presim më të keqen", tha Borisavljeviq.

Nevojitet komunikim i qartë

Dhe aktivistja nga Prishtina Marigona Shabiju paralajmëron se mjaft të rinj nuk do të dalin të votojnë më 28 dhjetor pa kredibilitet të punës informuese, komunikimet e qarta në të janë se këto zgjedhje janë të rëndësishme dhe konkretisht u përshtaten partive për problemet ekonomike e sociale. Thekson se ky grup moshor është kryesisht i zhgënjyer me politikën dhe se nuk beson se zgjedhjet do të ndryshojnë kushtet e tyre të jetesës.

"Ata që votojnë për herë të parë dhe të rinjtë mbarë Kosovën gjithnjë e më shumë flasin hulumtimet se shqetësimet e tyre më urgjente janë të prekshme dhe këto janë tema të përditshme: qasja në punë të denja, kualiteti i arsimit, kujdesi shëndetësor i besueshëm dhe mundësitë për të qëndruar në Kosovë në vend që të ndihen të detyruar të emigrojnë. Shumë të rinj e shikojnë papunësinë, pagat e ulëta, korrupsionin dhe nepotizmin si pengesa kryesore për të ardhmen e tyre, çka do të thotë se reformat ekonomike, transparenca dhe shërbimet sociale, janë në krye të prioriteteve të tyre politike. Anketimet dhe intervistat në media prej vitit 2024 dde 2025 sugjerojnë se një pjesë e konsiderueshme e këtij grupi po anon nga partitë që premtojnë ndryshime të vërteta në këto çështje, veçanërisht ato me platforma antikorrupsion dhe narrativa të lëvizshmërisë sociale", tha ajo për Kosovo onlajn.

Aktivistja shtoi se mobilizim më i madh është i mundshëm, por mbetet e kujdesshme për këtë çështje, pasi pjesëmarrja mes zgjedhësve të rinj në zgjedhjet e shkurtit 2025 ishte në përgjithësi e moderuar, çka sugjeron se vazhdojnë të mbeten sfida të rëndësishme.

"Arsyet e zakonshme për abstenimin e të rinjve përfshijnë zhgënjimin me politikën, mungesën e besimit tek institucionet, besimin se votimi nuk i ndryshon kushtet e tyre të jetesës, informacionin e dobët rreth asaj se si ose ku të votojnë, logjistikën komplikuese, detyrimet në punë apo studim, transportin dhe apatinë e përgjithshme dhe lodhjen nga zgjedhjet, me tre cikle zgjedhore që tashmë janë duke u zhvilluar këtë vit, veçanërisht nëse fushatat duken jo bindëse ose përsëritëse. Vëzhguesit e proçesit të vitit 2025 kanë vërejtur probleme praktike-në mjaft qendra votimi votuesit kishin problem të gjenin emrat e tyre apo qendrat e sakta të votimit, çka dekurajoi edhe më tej pjesëmarrjen", tha Shabiu.

Pjesmarrja përmes prizmit të diferencës mes të rinjve

Ajo theksoi se pret variacione domethënëse mes të rinjve, në dallim tek prioritetet dhe zgjedhjen e kandidatëve mes të rinjve me arsim të lartë e të mesëm, atyre nga qytetet dhe të rinjve nga zonat rurale, ashtu sikurse dhe mes meshkujve dhe femrave.

"Të rinjtë me arsim të lartë kanë tendencë të jenë më të angazhuar, më të mirëinformuar rreth debateve politike dhe më të vëmendshëm tek çështje siç janë qeverisja, sundimi i ligjit dhe reformat institucionale, çka mund të ndikojnë në votim më të vetëdijshëm politik. Nga ana tjetër, të rinjtë pa arsim të lartë shpesh i japin përparësi nevojave të menjëhershme ekonomike-punëve, pagave, stabilitetit dhe mund të reagojnë më shumë tek premtimet për lehtësim ekonomik apo mundësive të punësimit çka ndonjëherë i bën më të prekshëm ndaj apeleve politike klienteliste ose të lokalizuara", konkludoi bashkëbiseduesja jonë.

Ajo theksoi se gjinia gjithashtu luan rol të rëndësishëm dhe se raportet e mëparshme tregojnë se gratë janë të nën-përfaqësuara mes pjesëmarrësve në fushatë dhe se ato përballen me pengesa strukturore që mund të pakësojnë pjesëmarrjen e tyre.

"Gratë e reja shpesh përballen me pengesa strukturore-më pak shtrirje, pritshmëri tradicionale, më pak hapësira fushate që merren me problemet e tyre, çka mund të pakësojnë pjesmarrjen e tyre, veçse nëse aktorët politikë nuk i angazhojnë posaçërisht për çështje të tilla si arsimi, kujdesi shëndetësor ose qasja në mundësi. Raportet e fushatës nga viti 2025 tregojnë se gratë ishin të përfaqësuara tamam mes pjesëmarrësve në fushatë", nënvizoi ajo.

Ndasitë mes të rinjve qytetas dhe ruralë janë të rëndësishme, thotë Shabiu duke shtuar se të rinjtë nga zonat qytetase shpesh kanë qasje më të madhe në informacion dhe votojnë në numër më të madh, ndërsa interesat dhe problemet e të rinjve nga zonat rurale janë kryesisht të lokalizuara.

"Si përfundim, ndasitë mes zonave rurale e urbane, me gjasa janë të rëndësishme. Të rinjtë qytetas në përgjithësi janë më të lidhur me informacionin, median dhe rrjetet e shoqërisë civile, çka i bën më të vetëdijshëm për zgjedhjet e tyre zgjedhore dhe më të prirur të dalin dhe të votojnë. Të rinjtë në fshat, shpesh përballen me pengesa praktike-transport, numër i paktë i qendrave të votimit, më pak punë të synuara dhe shqetësimet e tyre mund të jenë më të lokalizuara, çka mund të ndikojë tek mënyra sesi dhe nëse ata votojnë" thotë aktivistja.

Çfarë thonë të rinjtë?

Sondazhi i Kosovo onlajn tregon se të rinjtë në Kosovu, besojnë se e rëndësishme është të dalin në zgjedhjet e ardhshme pasi në këtë mënyrë do të shprehin qëndrimet e tyre politike dhe do të bëjnë ndryshimin.

“Do të votoj në zgjedhjet e dhjetorit. Është e rëndësishme pasi besoj se duhet të zgjedhim mençurisht për kë që do të votojmë dhe mendoj se na duhet ndryshimi”, ka thënë Genci.

Amisa 20 studente vjeçare gjithashtu thotë se do të dalë të votojë por që beson se të rinjtë në Kosovë kanë perspektivë.

“Mendoj se është mjaft e rëndësishme që të dalim për të votuar dhe të shprehim mendimin tonë” tha ajo.

Sabiti, një i ri me orgjinë kosovare nga Kalifornia, thotë se të gjithë shqiptarët në Kosovë duhet të votojnë, të mendojnë dhe të bëjnë ndryshimin. Ai i thotë kryeministrit të Kosovës me mandat teknik Albin Kurtit që të investojë më shumë tek institucionet shëndetësore.

“Do të doja të t’i them vetëm një gjë, nëse Albin Kurti e shikon këtë, shpresoj që në Kosovë të investojë nëpër spitale. Mund të shikohen miliona dollarë investime në hotele etj, por mendoj se një gjë që Kosova duhet të bëjë është që të investojë tek spitalet dhe t’i bëjë të mira” shtoi ai.

Diari, i cili tashmë jeton në Gjermani, gjithashtu do të dalë të votojë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Do të votoj. Kjo është e rëndësishme për mua. Duhet të zgjedhim liderët tanë”, tha ai.