Perëndimi kurrë më i ashpër ndaj Prishtinës: A kërcënoet Kosova me sanksione të reja?

Zastave Eu i Kosovo
Burim: Kosovo Online

Ndërkohë që zyrtarët e Prishtinës po kërkojnë nga Bashkimi Europian heqjen e masave ekonomike të vendosura në mesin e vitit të kaluar, diplomatët perëndimorë javët e fundit nuk kanë qenë kurrë më të bashkuar në shprehjen e shqetësimit dhe pakënaqësisë së tyre si pasojë e lëvizjeve aktuale të Qeverisë së Kosovës.

Heqja e dinarit si mjet pagese dhe transaksionesh me Beogradin, seri bastisjesh në institucionet e autoriteteve të përkohshme në jug të Ibrit, sekuestroja e rreth katër milionë dinarëve të destinuara për pensione, marrja në pyetje e punonjëseve shëndetësorë në Graçanicë. .. Këto janë vetëm disa nga incidentet që u shënuan javën e kaluar.

Këto ngjarje shkaktuan dënimin unanim të zyrtarëve të BE dhe SHBA.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Llajçak, ka thënë se po i ndjek me vëmendje zhvillimet që kanë të bëjnë me vendimin e Bankës Qëndrore të Kosovës, i cili, siç tha ai, prek veçanërisht sërbët në Kosovë.

Ambasadori Xhefri Hovenier përcolli mesazhin se Qeveria e SHBA është thellësisht e shqetësuar nga veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, të cilat kanë ndikim direkt dhe negativ tek pjesëtarët e sërbëve etnikë dhe komuniteteve tjera minoritare në Kosovë. Me të njëjtin ton, në emër të BE, zëdhënësi Peter Stano tha dje se gjatë javës së kaluar janë parë të paktën dy shembuj të veprimeve që kanë shkaktuar shqetësimin e BE.

“Njëri ishte urdhëresa e BQK, ndërsa tjetri veprimi i Policisë Kosovare në disa subjekte sërbe në veri të Kosovës. Këto hapa janë shqetësuese pasi nuk kontribuojnë në de-eskalimin e situatës dhe thjesht nuk janë të kordinuara por të njëanshme pa nivelin e nevojshëm të konsultimit për të parandaluar ndikim negativ tek njerëzit në terren”, tha Stano.

A janë këto paralajmërime një sinjal i qartë se Kosova do të përballet me sanksione të reja në vend të heqjes së masave të BE?

Branka Llatinoviq, ish ambasadorja dhe përfaqësuesja e Sërbisë  pranë OSBE vlerëson për Kosovo onlajn se Bashkimi Europian si ndërmjetës në negociata mes Beogradit dhe Prishtinës nuk e ka parashikuar mjaftueshëm paparashikueshmërinë e Kurtit gjatë atyre negociatave dhe se rezultati mund të jenë masa të reja ekonomike kundër Kosovës.

“Nuk duhet të përjashtohet vendosja e disa sanksioneve, por ato nuk do ta zgjidhin problemin, nuk do të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve jetësore të njerëzve që jetojnë aty dhe për të cilët kjo është një nga esencat kryesore të jetës. Këtu, para së gjithash, duhen masa konkrete, efektive për të tejkaluar sa më shpejt këtë situatë”, thekson Llatinoviq.

Sipas fjalëve të saj  Qeveria e Kosovës ka prodhuar situatë të komplikuar dhe thelbi është në faktin se Bashkimi Europian, si negociator kryesor mes Beogradit dhe Prishtinës, nuk e ka parë situatën e plotë.

“Situata është me të vërtetë komplekse dhe duhet pranuar se vetë Bashkimi Europian si ndërmjetësues në negociata nuk i ka parashikuar sa duhet mundësitë, duke ditur paparashikueshmërinë e Kurtit, pra të krytarit të Qeverisë së Kosovës dhe se gjatë negociatave është dashur të parashihen disa masa mbrojtëse, duke qenë se shikojmë gjithçka që duhet të jetë në kompetencë të Bashkësisë së Komunave Sërbe, e cila nuk egziston”, thotë Llatinoviq.

Duke komentuar deklaratat e fundit të zyrtarëve të SHBA dhe BE që kritikojnë lëvizjet e njëanshme të Prishtinës, Llatinoviq nuk e përjashton mundësinë që këto vende të kalojnë nga masat deklarative në masa konkrete.

“Ambasadori amerikan Xhefri Hovenier në deklaratën e shkruar ka lënë të kuptohet njërën nga këto masa, e kjo është mungesa e mbështetjes së mëtejshme amerikane në lidhje me rregullimin e statusit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përkatësisht afirmimin në planin ndërkombëtar. Ai potencial i sanksionimit të qeverisë aktuale të Kosovës tashmë është lënë të kuptohet. Me shumë mundësi edhe BE mund t’a marrë përsipër”, thotë Llatinoviq.

Kjo e fundit kujton se është sinjal i qartë se BE është e rezervuar nga sjellja e Prishtinës dhe se Komisioni Europian nuk e ka vënë në rendin e ditës heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës.

“Fakti që Komisioni Europian nuk e ka vënë në rend dite heqjen e sanksioneve, të paktën disa nga pakoja e sanksioneve që ka vendosur ndaj zyrtarëve të Kosovës dhe përfaqësuesve të qeverisë, tregon se ata janë shumë të dyshimtë, të rezervuar në mënyrën se si qeveria sillet, si sillen përfaqësuesit e saj dhe se ai padyshim nuk kanë dozë të mjaftueshme besimi që ata këtë do t’a kapërcejnë dhe se kjo nuk do të përsëritet”, thotë Llatinoviq.

Sipas fjalëve të kësaj të fundit nuk përjashtohet që Komisioni Europian të shfrytëzojë “instrumente të reja” pra qasje të re në disiplinimin e shtetit Sipas saj, nuk përjashtohet që Komisioni Evropian të përdorë “instrumente të reja”, pra një qasje të re në disiplinimin e shteteve të pabindura.

“Sigurisht që sanksionet financiare në raport me fondet që duhet të vijnë në rajon, përfshirë dhe rajonin, do të rishikohen, ndoshta dhe të pezullohen. Ky është instrument që Komisioni Europian e përdor jo vetëm për rajonin tonë, por edhe për shtetet anëtare. Kemi parasysh Hungarinë, e cila kishte të ngrira 35 miliardë fonde nga buxheti i BE që i përkisnin, si dhe 10 miliardë u liruan vitin e kaluar në dhjetor, por 21 miliardë janë ende në pritje. Nëse doni të tek dikush të ndikoni dhe nëse doni që ai të respektojë atë për të cilën është i detyruar dhe dakordësuar, egzistojnë instrumente-ky është lloj i ri i qasjes me të cilin BE u afrohet atyre që nuk respektojnë atë për të cilën janë dakordësuar apo pranuar. Në këtë kontekst nuk duhet të përjashtohen masat e reja për Kosovën”, thotë Llatinoviq.

Nga ana tjetër Zoran Jeremiq amabsador prej shumë kohësh i Sërbisë në Gjermani, vlerëson për Kosovo onlajn se Perëndimi nuk do të vendosë masa të reja Kosovës dhe thotë se qëndrimet kritike drejt Prishtinës duhet të shikohen përmes prizmit “të gjuhës së zakonshme diplomatike” që e përdorin ato shtete që nuk kanë interesa konkrete apo mundësi që hapur dhe qartazi të nxisin qëndrimet e veta.

“Kryesisht gjithçka përfundon në ‘surprizë’, ‘shqetësim’. Por, nuk ka asnjë fjalor me të cilin për fat të keq jemi mësuar. Këto janë fjalë ultimatumesh dhe kërcënimesh. Këtë tashmë ka dhe në Prishtinë, ata bisedojnë në këtë mënyrë, por përpiqen që të mos dalin në public. Të mos harrojmë se Prishtina është fëmija i tyre. Këta fëmijë, edhe nëse i ‘rrahin’-‘i rrahin’ që askush të mos i shikojë”, thotë Jeremiq.

Duke speguar se përse nuk mendon se Perëndimi do të vendosë masa të reja Kosovës, Jeremiq thotë se kjo shikohet prej deklaratave të zyrtarëve që kanë për qëllim që të kërkohet pezullimi i vendimit për heqjen e dinarit si mjet pagese.

“Ndërsa normale do të ishte që të kërkonin tërheqjen e vendimit. Atëherë kur nuk e tërheq vendimin ke afat, ndërsa pezullimi nuk do të thotë asgjë. Mund të nënkuptojë rregullim dhe stanjacionin, por kjo është sasi e caktuar presioni. Është e vështirë të thuhet nëse synohet në planin e brendshëm, nëse ka për qëllim për aktorët që kanë marrë pjesë në planin e jashtëm politik”, bën të ditur ky diplomat.

Sipas fjalëve të tij presionet më drastike ndaj autoriteteve kosovare do të varen njëlloj nga Prishtina, por edhe nga ata që e mbështesin.

“Çështja është nëse kjo do të mund të vendoset për arritjen e suksesit për zhvillimin e seancës në KS të KB e cila vetëm duhet të jetë zëvendësim për politikën e dështuar të BE dhe ndërmjetësimin që ajo nuk arrin t’a bëjë. Ndoshta kjo do të jetë mundësi për t'u bërë të qartë se BE përkundër të gjitha synimeve dhe dëshirave, nuk është në gjendje të zbatojë atë që jemi dakordësuar", vlerëson Jeremiq.

Sipas fjalëve të tij, përkundër ndryshimit të narrativës të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Gjermania nuk do t’a ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës.

"Nuk shikoj ndryshim në politikën e jashtme të Gjermanisë. Egziston ndryshim në narrativë, por edhe ndryshim në rivalitetin me SHBA. Dhe ky është problem i vjetër. Njëri-tjetrit nuk i lejojnë primatin në terrenin që e konsiderojnë të tyren. Gjermania e shikon Ballkanin nga oborri i vet dhe kjo është mundësi e mirë për të treguar të paktën rivalitet dhe për të treguar se kush ka dhe çfarë mundësish për të ndikuar tek faktorët në këtë hapësirë”, përmbyll Jeremiq.

Dhe menaxherja programuese e OJQ Iniciativa Shoqërore Milica Andriq Rakiq nuk pret që Kosova të ndëshkohet për aksionet e fundit të Prishtinës, por është sukses i madh dhe ajo që diplomatët perëndimorë publikisht thonë kushtet e rënda të komunitetit sërb. 

Rakiq është e bindur se komuniteti ndërkombëtar është i shqetësuar për aksionet e fundit të Prishtinës dhe se kjo reflektohet në ashpërsinë e deklaratave, veçanërisht nga Departamenti i Shtetit.

“Jam e vetëdijshme që shumë analistë kështu nuk e shikojnë, por e vetmja mënyrë për t'i ndihmuar sërbët kosovarë është që kur dikush më në fund thotë diçka se ka diçka që nuk shkon me punën në Prishtinë, të shprehin ata zëra, veçanërisht të tillë të besueshëm zërat në botën perëndimore, siç është administrata e SHBA-po rriten. Pra të përsërisin atë që kanë thënë në të gjitha vendet, në të gjitha takimet me personat përkatës, për të demonstruar në mënyrë të mjaftueshme se sa e vështirë është realisht gjendja në terren”, thekson Rakiq.

Sipas fjalëve të saja, komuniteti sërb e ka humbur besueshmërinë e tij në opinionin e Perëndimit dhe pa marrë parasysh pretendimet se deklarata të tilla nuk i shërbejnë qëllimit dhe se ato shqiptohen pro forma, pikërisht sepse japin mundësinë sërbëve të tregojnë se edhe e vërteta e tyre egziston.

“Për këtë n’a nevojitet një deklaratë nga Departamenti i Shtetit që validon se me të vërtetë egzistojnë probleme në Kosovë, në mënyrë që të mund të bindim dikë tjetër për këtë”, thotë Rakiq.

Megjithatë, ajo beson se nuk është reale të pritet që Perëndimi të mund të vendosë masa apo sanksione të tjera ndaj Kurtit apo Qeverisë së Kosovës.

Rakiq beson se Perëndimi do të presë zgjedhjet dhe vetëm pas tyre do të ndërmarrë hapat e ardhshëm.

“Jam mjaft e bindur se nëse Albin Kurti nuk është në gjendje të formojë qeveri dhe nëse nuk e ka titullin kryeministër kosovar për t’a mbrojtur, atëherë mund të përballet me sanksione shumë serioze të cilat potencialisht mund të vulosin karrierën e tij politike në Kosovë. Por deri atëherë nuk jam e bindur. Perëndimi është ende në kërkim të një balance në përgjigje. Mes asaj që është tentativë për të penguar Kosovën nga disa aksione të eskaluara dhe njëkohësisht për të mos dëmtuar pozitën e vet në procesin e negociatave”.

Rakiq vlerëson se në Perëndim egzistojnë “linajt e kuqe” në tolerimin e aksioneve të Prishtinës dhe se në një moment do të reagojnë.

“Tashmë është çështja se kur është ai moment dhe sa kohë mund t’a përballojë komuniteti sërb në Kosovë dhe sa shpejt komuniteti sërb duhet të bindë opinionin perëndimor i cili në fakt i merr këto vendime kyçe rreth Kosovës se është koha që në mënyrë konkrete të përzihet në atë se çfarë po ndodh në Prishtinë” përmbyll Rakiq.