Prishtina dhe Sarajeva bashkojnë forcat-a e kërcënon Sërbinë një rezolutë tjetër për genocid?
Instituti prishtinas për hulumtim dhe dokumentim të krimeve të kryera gjatë luftës dhe qendra memoriale e Srebrenicës njoftuan nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit. Analistët për Kosovo onlajn vlerësojnë se Prishtina për një kohë të gjatë ka tentuar të unizojë politikën me elitën boshnjake në Sarajevë dhe pas kësaj fshihet tentativa e Albin Kurtit të "kopjojë Rezolutën e Srebrenicës" ku do t’i shërbente për përplasje me Sërbinë.
Marrëveshjen e bashkëpunimit e parapriu vizita në Kosovë e drejtorit të qendrës memoriale në Srebrenicë Emir Shuljagiq. Mirëseardhjen e tij me këtë rast i’a përcolli vetë Albin Kurti. Kryeministri kosovar gjatë këtij takimi tha se për paqen në Ballkan “Sërbia duhet të përballet me të kaluarën e saj dhe të përgjigjet për kryerjen e krimeve, masakrave dhe genocidit dhe përgjegjësit e krimeve të kryera gjatë luftës të vihen para drejtësisë”.
Shuljagiq shprehu mirënjohje për "mikrpitjen e ngrohtë që pati në Kosovë" dhe përsëriti se egziston potencial për zhvillimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe B&H. sikurse njoftuan dhe marrëveshjen mes tyre të Institutit prishtinas për hulumtim dhe dokumentacion të krimeve të kryera gjatë luftës dhe qendrës Memoriale të Srebrenicës.
Javën e shkuar drejtori i Institutit prishtinas Adem Hetemi konfirmoi se jemi në fazën e procesit të nënshkrimit të marrëveshjes dhe deklaroi se ajo do të mundësojë bashkëpunim rajonal me synim të dokumentojë të gjithë krimet e luftës së kryera gjatë luftërave në territorin e ish RSFJ.
Ai shtoi se kjo do të thotë se bashkëpunimi nuk do të jetë vetëm në nivelin vendor por synon të rajonalizojë bashkëpunim edhe institucione të tjera që merren me dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, por dhe në Ballkan gjatë viteve ’90.
Avokat Tom Gashi nuk ka dyshim se synimi final i këtij bashkëpunimi është rezulotë tjetër kundër Sërbisë në KB.
"Ngaqe kemi një rezolutë në Kombet e Bashkuara për Srebrenicën për krime lufte, unë mendoj se të gjithë nga ish Jugosllavia duhet të kenë të njëjtin synim-të zbulojnë të gjitha krimet kudo që të jenë kryer por në këtë situatë flasim rreth Ushtrisë së Sërbisë", vlerëson për Kosovo Onlajn Gashi.
Ky i fundit spegon se rezoluta për genocidin do t'i jepte Prishtinës sadisfaksion "ashtu sikurse morën në Srebrenicë", por që ajo hap rrugën për padi në gjykatat ndërkombëtare.
“Duhet të dihet se çfarë ka ndodhur përgjatë luftës si në Kosovë, ashtu edhe në Bosnjë, sidomos kur flasim për Srebrenicën. Shikoni se ajo ishte mbuluar për gati 30 vjet, por në fund Kombet e Bashkuara e verifikuan këtë dhe miratuan rezolutën për krimet, rreth genocidit që u krye në Srebrenicë dhe unë mendoj se kjo i kontribuon paqes dhe jo të kundërtës”, thotë Gashi.
Bashkëpunëtori shkencor i Institutit Ballkanik Igor Vukadinoviq vlerëson se autoritetet kosovare tentojnë që të bëjnë ndonjë kopje të asaj që boshnjakët bërën me historinë e Srebrenicës, por, bën të ditur për Kosovo Onlajn, mesa duket shanset për këtë janë shumë të pakta.
“Lidhja e autoriteteve kosovare, Prishtinës me Sarajevën dhe me elitën e politikës boshnjake është diçka që me të vërtetë egziston prej një kohe të gjatë. Ky është bashkëpunim që është vendosur prej kohës së Jugosllavisë socialiste-lidhja e republikave me synim të interesit të përbashkët kundër Sërbisë dhe interesave sërbe. Në këtë kuptim dhe Albin Kurti është dashur të jetë me interesat boshnjake”, thotë bashkëbiseduesi ynë.
Përsa i përket elitës politike boshnjake, vlerëson se ata prej kohësh e kanë njohur Kosovën se nuk është Republika Sërbe e Bosnjës gjë që në institucionet e përbashkëta pengon që ajo njohje formale të ndodhë.
“Nga ana tjetër, autoriteteve kosovare sigurisht u pëlqen mënyra në të cilën boshnjakët përfitojnë politikisht dhe shfrytëzojnë temën e historisë, temën e krimeve të luftës gjatë kohës së luftës dhe në njëfarë mënyre një lloj dehumanizimi të sërbëve që kryhet përmes asaj lëvizjeje, pra rreth Srebrenicës vijon të zgjasë pambarimisht prej vitesh çka perëndimi e ka pranuar. Autoritetet kosovare as nuk i janë afruar suksesit të boshnjakëve nga Sarajeva në shfrytëzimin e temës së krimeve të luftës me synim, fitimin e disa përfitimeve konkrete politike" beson Vukadinoviq.
Ky i fundit beson se autoritetet shqiptare në Kosovë do të tentojnë që në periudhën vijuese të bëjnë diçka të ngjashme.
“Pra, do të tentojnë të ndërmarrin ndonjë kopje të asaj që boshnjakët bërën me historinë e Srebrenicës, por duket se tek kjo gjasat janë shumë të pakta duke qenë se ata kanë hyrë shumë vonë në atë histori dhe nisën atë projektin e mitologjizimit të krimit të caktuar lufte, që t’a bënin simbol i të gjithë luftës dhe që në këtë mënyrë të arrinin tek disa pika të reja politike”, thotë historiani.
Ai kujton se një nga rastet më të njohura në Kosovë është “Raçaku” por që "më shumë tregon trillim sesa krim lufte të vërtetë".
"Pra, përfaqëson më shumë ndonjë justifikim dhe një alibi për nisje të bombardimeve sesa në të vërtetë përfaqëson krim masiv ndaj civilëve, kështu që në këtë kuptim, autoritetet shqiptare në Kosovë janë shumë vonë duke tentuar që në mënyrë të vërtetë t'i qasen kësaj teme lufte ashtu sikurse i’u qasën elitat boshnjake. Motivet e tyre në fakt janë të përafërta, por rrethanat janë krejt të ndryshme. Si pasojë e kësaj nuk pres që tek kjo të ketë suksese të mëdha nga ajo anë”, konkludoi ai.
Historiani dhe analisti Sërgjan Graovac nga Qendra për stabilitet shoqëror gjithashtu beson se Prishtina dhe Sarajeva ndihmojnë njëra-tjetrën drejt synimit final, e kjo është sikurse vlerëson ai për Kosovo Onlajn, pavarësia e Kosovës dhe fikja e Republikës Sërbe të Bosnjës.
“Nga njëra anë, për ne është e mirënjohur strategjia e qarqeve politike në Sarajevë e kjo është se në tentativën e tyre për të fikur Republikën Sërbe, shfrytëzojnë pikërisht këtë parim e genocidit që pretendohet se ka ndodhur në Srebrenicë. Strategji të ngjashme ka edhe Albin Kurti dhe ai këtë nuk e fsheh. Po të merret parasysh sjellja e tij dhe deklaratat në periudhën e fundit, do të shikoni se ai vazhdimisht përsërit se egzistojnë katër genocide të pretenduara që kanë kryer sërbët ndaj shqiptarëve në Kosovë e Metohi”, thotë bashkëbiseduesi ynë.
Ky i fundit spegon se për të kjo histori rreth genocidit i shërben atij si bazë për t'u përballur me Sërbinë dhe ndikimin e Sërbisë në Kosovë, dhe se thelbi i narrativës së tij është ajo çka kanë dhe elitat politike boshnjake.
“Nëse sërbët kryen genocid në Srebrenicë, atëherë Republika Sërbe është krijim genocidist, kështu që duhet fikur analogjikisht. Kështu dhe ai mendon, nëse sërbët kanë kryer genocid në Kosovë e Metohi, atëherë as Sërbia nuk mund të thirret në të drejtën ndërkombëtare, pasi populli dhe shteti që e ka kryer genocidin është sigurisht dikush që sipas mendimit të tij duhet t'i mohohen mundësi të caktuara dhe në cilin presion duhet të dalin në takim me interesat e veta politike” thotë Graovac.
Ky i fundit beson se Kurti insiston në atë narrativë pikërisht për të ushtruar presion ndaj bashkësinë ndërkombëtare, për të bërë presion më shumë ndaj Sërbisë që të pranojë pavarësinë e Kosovës, dhe që në arenën gjeopolitike ndërkombëtare të insistohet në atë që për Serbinë nuk mund të zbatohen të njëjtat rregulla si për të gjitha vendet e tjera.
“Kur gjithçka merrni parasysh, atëherë ju bëhet e qartë se Prishtina për një kohë të gjatë ka tentuar të harmonizohet me Sarajevën politike. Si njëri dhe tjetri kanë lob të fortë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo është një lloj tentative bashkëpunimi në atë që njëri-tjetrin t’a ndihmojnë drejt qëllimit të përbashkët”, thotë bashkëbiseduesi ynë.
Bën të ditur se Sërbia ka përgjigje tek kjo dhe si shembull përmend debatin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Rezolutën e genocidit në Srebrenicë.
“Për shkak se shumica e vendeve ishin kundër asaj rezolute, ata vetëm për këtë nuk mund të arrijnë atë moment të mobilizimit publik në nivel global dhe kjo është mënyra se e kundërshtuam kur është fjala për Rezolutën e Srebrenicës. Në të njëjtin princip na duhet të zbatojmë kur flasim për genocidin e pretenduar në Kosovë e Metohi. E vetmja mënyrë që ne këtë t’a kundërshtojmë, është të sigurojmë publikun ndërkombëtar se kjo nuk ka ndodhur, se është një mashtrim politik dhe asgjë tjetër veçse pjesë e strategjisë politike. Dhe sa më i madh të jetë rrethi i aleatëve, aq më pak do të jetë mundësia e tyre për të mobilizuar publikun e huaj dhe komunitetin ndërkombëtar që interesat e tyre të jenë të pakta”, konkludon Graovac.
0 komentet