Qytetarët nënshkruajnë peticionet për shkarkimin e kryekomunarëve në veri, cilat janë hapat e mëtejshëm?

Potpisivanje peticije u Severnoj Mitrovici
Burim: Kosovo Online

Qytetarët e Mitrovicës së Veriut dhe Lleposaviqit kanë nisur sot me nënshkrimet e peticioneve për shkarkimin e kryekomunarëve në komunat e tyre çka është procedurë që parashikon udhëzimi administrativ i Ministrisë kosovare të Pushtetit Vendor i dalë më shtator të vitit që shkoi. Iniciuesit e këtyre akteve janë të bindur se numri i nevojshëm i nënshkrimeve do të mblidhet së shpejti, por sesi do të shkojë ky proces në vijim, vështirë të parashikohet. Sikurse besojnë analistët, vullneti politik i Prishtinës do të jetë faktor vendimtar kur të bëhet fjalë për atë që nëse shkarkimi i kryekomunarëve në veri të Kosovës dhe organizimi i zgjedhjeve të reja do të vonohet.

Se kur do të nisë mbledhja e nënshkrimeve të qytetarëve në kuadër të peticionit në Zubin Potok dhe Zveçan, tani për tani nuk ka informacion zyrtar.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, me rastin e vënies në lëvizje të peticioneve, sot ka thënë se ligjet në Kosovë lejojnë të tillë procedurë që është në udhëzimin administrativ dhe se kjo është “e drejtë që u përket qytetarëve në komunat e veriut".

Kryekomunarët shqiptarë aktualë në të katër komunat në veri të Kosovës, u zgjodhën në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill të vitit të kaluar të cilat sërbët i bojkotuan. Në Mitrovicën e Veriut atëherë u zgjodh Erden Atiq, në Lleposavia Lulzim Hetemi, në Zveçan Ilir Peci, ndërsa në Zubin Potok, Izmir Zeqiri. Në qendrat e votimit dolën rreth 3,5% e zgjedhësve, pasi qytetarët e këtyre komunave kryekomunarët i quajnë ilegjitimë.

Dragisha Mijaçiq koordinatori i grupit të punës të Konventës Kombëtare të Bashkimit Europian për kapitullin 35, thotë për Kosovo Onlajn se beson se organizatorët e peticioneve do të mbledhin mjaftueshëm nënshkrime, por nuk është i sigurt nëse nuk do të ketë procedura të paqarta në vazhdim apo probleme me qëllim zgjatjen sa më shumë të procesit të shkarkimit. Megjithatë, ai thotë dhe mundësinë e skenarit tjetër në përshpejtimin e të gjitha gjërave nëse Kosova do të gjendej nën presion në lidhje me kërkesën e saj për anëtarësi në Këshillin e Europës.  

“Mirë është që të mblidhen nënshkrime dhe të mblidhen mjaftueshëm dhe të tregohet se ka dëshirë për të shkuar drejt shkarkimit të kryekomunarëve, por besoj se ky proces nuk do të jetë aq i shpejtë dhe efikas dhe se shumë faktorë do të ndikojnë në të gjithë procesin. Në kët moment nuk mund të precizojmë asnjë afat në të cilin mund të shkohet drejt shkarkimit të kryekomunarëve”, thotë Mijaçiq.

Për dorrëzimin e peticioneve, nevojiten që të mblidhen jo më pak se 20% e nënshkrimeve nga numri i përgjithshëm i zgjedhësve në një komunë të caktuar, e më pas të organizohet votimi për shkarkimin e kryekomunarit. Sipas të dhënave të KQZ, numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në Komunën e Lleposavicqit është 13.441, e nga ky numër 20% e qytetarëve duhet të nënshkruajnë peticionin që shkon në gati 2.689 të tillë, ndërsa në Mitrovicën e Veriut numri i zgjedhësve është 18.199, ose 3640 zgjedhës sa çpërbën 20% e njerëzve.  

Mijaçiq bën të ditur se vetëm udhëzimi administrativ për peticione për shkarkimin e kryekomunarëve nga njëra anë përshkruan hap të qartë, ndërsa nga ana tjetër nuk është precizuar afati definitiv. Ai përmend dhe çështjen nëse udhëzimi është në përputhje me Kushtetutën Kosovare dhe se në ndonjë moment mund të shkohet deri në bllokim në kuptimin se Gjykata Kushtetuese të thotë se udhëzimi administrativ nuk është në përputhje me Kushtetutën.

“Besoj se Qeveria e Kosovës do të ketë presione lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës dhe përmes saj do të ndikojnë në përshpejtimin e këtyre proceseve. Kjo është pjesë e tregtisë politike në një nivel më të madh dhe çështja është e vlerësimit të vetë të institucioneve kosovare-nëse dëshirojnë zgjedhje të shpejta apo jo. Nëse ata i dëshirojnë, sigurisht që janë të lidhur dhe me formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe për të gjitha detyrimet të cilat janë pjesë e procesit të dialogut për normalizim. Nëse është dëshira që të shkohet drejt implementimit të shpejtë të të gjitha detyrimeve, atëherë do të kemi proces të shpejtë dhe efikas të shkarkimit të kryekomunarit. Dhe nëse pala kosovare dëshiron t’a vonojë këtë proces, atëherë mund të presim që ai të zgjasë shumë fare, gjashtë muaj ose më shumë duke llogaritur nga ky moment”, thotë Mijaçiq.

Ai sqaron se që Kosova si pjesë të kushteve për të qenë anëtare e Këshillit të Europës, mes të tjerave ka edhe formimin e BKS.

“Që të shkohet deri në formimin e tij, duhet të shkohet deri tek ndryshimi në kthimin e sërbëve në institucione dhe organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës, kështu që të gjitha këto procese janë të lidhura sëbashku, ndërsa instanca e parë në të cilën do të shqyrtohet kandidatura e Kosovës për pranim në KE, do të jetë në mars dhe prill. Pra, nëse do të ketë më shumë kushte lidhur me anëtarësimin e Kosovës në KE, atëherë proceset e lidhura për peticionin dhe shkarkimin e kryekomunarit, do të përshpejtohen", përmbyll Mijaçiq.

Siç shton Bashkimi Europian dhe SHBA janë fort të interesuara për qetësimin e situatës në veri të Kosovës dhe nga kjo nuk ka pa organizimin e zgjedhjeve të reja dhe kthimin e kryekomunarëve sërbë në të katër komunat veriore, ashtu sikurse dhe pa tërheqjen e forcave speciale policore nga objektet administrative.

Përfaqësuesja e iniciativës qytetare për shkarkimin e kryekomunarit të Mitrovicës së Veriut Sanja Kërtiniq ka thënë për Kosovo Onlajn se është e kënaqur me reagimin e qytetarëve dhe se sipas mundësive të veta do të mblidhen më shumë se gjysma e votave këtë ditë të parë të nënshkrimit të peticionit.

"Jemi fort të kënaqur me reagimin e qytetarëve duke qenë se kjo është vetëm dita e parë e mbledhjes së nënshkrimeve. Mund të themi vetëm se ndoshta kemi mbledhur më shumë se gjysmën e 3640 votave të nevojshme. Njerëzit përgjatë gjithë kohës vinin dhe salla ishte plot, përgjatë gjithë kohës nënshkruhej dhe fatkeqësisht nuk patëm kohë të numëronim sa nënshkrime kishte”, tha Kërtiniq.

Siç tha ajo, dita e sotme ka kaluar pa incidente, parregullsi dhe jorregullsi, ndërsa thotë dhe se kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, ka vizituar sallën ku po mblidhen nënshkrimet dhe e ka ndjekur se si po shkon procesi.

"Peticioni do të vazhdojë derisa të mbledhim më shumë vota se sa është e nevojshme sepse dëshirojmë të tregojmë sesa është vullneti i qytetarëve. Nga ana tjetër nuk dëshirojmë të jetë hapësirë për kthimin apo kontestimin e peticionit", tha Kërtiniq.

Kjo e fundit kujtoi se prej fillimit kjo iniciativë është pasuar me pengesa të mëdha sepse ligji u interpretua, siç tha ajo, në një mënyrë apo në një tjetër.

Sipas fjalëve të saj, hapat e mëtejshëm do të jenë verifikimi i të gjithë dokumentacionit-nëse janë të rregullta, nëse janë nënshkruar bukur apo diçka të ngjashme me këtë, për të mos shkuar sërish deri tek problemet apo pengesat e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve apo kryesuesit të Kuvendit Komunal. Peticioni më pas do të dorrëzohet dhe do të pritet vendimi i KQZ.  

"Besojmë se kryekomunari është ilegjitim, i zgjedhur ilegalisht në zgjedhje dhe nuk përfaqëson zërin e popullit sërb, por dhe as të komuniteteve të tjera që jetojnë në këtë hapësirë", ka thënë Kërtiniq.

Peticionin për shkarkimin e kryekomunarit të Mitrovicës së Veriut sot e kanë nënshkruar edhe zyrtarë të Listës Sërbe.

Anëtari i Iniciativës së Grupit të Qytetarëve në Lleposaviq juristi Vesellin Radoviq, ka thënë për Kosovo Onlajn se pret që peticioni për shkarkimin e kryekomunarit të këtij qyteti të arrihet, e pas kësaj do të ecet me hapa të tjerë të mëtejshëm drejt shkarkimit, ku siç tha, të kryetarit të komunës të zgjudhur ilegalisht.

"Populli është i interesuar. Dëshiroj të falenderoj qytetarët tanë që vijnë me këtë numër kaq të madh dhe dëshiroj që kështu të vazhdojë për të arritur me sukses synimet tona” ka thënë Radoviq.

Siç shtoi, ai ka pritshmëri të madhe nga peticioni dhe shpreson se ky është vetëm fillimi i betejës.  

"Presim që peticioni të përmbushet, kështu që më pas vazhdojmë në hapin e radhës drejt shkarkimit të kryekomunarit ilegjitim", ka thënë Radoviq. 

Sipas procedurave që parashikon udhëzimi administrativ, nënshkrimet e mbledhura duhet të dorrëzohen tek kryesia e Kuvendit Komunal i cili është i detyruar që në afat pesë ditor t’ja përcjellë KQZ ku do të verifikojë listën e nënshkrimeve ku pas kësaj, do të informohet kryesia e Kuvendit Komunal dhe Ministria e Pushtetit Vendor. Nëse pas verifikimeve gjenden nënshkrime ato që nuk rezultojnë që të jenë zgjedhës në një komunë të caktuar, nënshkrimet e tyre do të jenë jo të vlefshme. Nëse konfirmohet që peticioni nuk është mbështetur nga e pakta e 20% e numrit të përgjithshëm e zgjedhësve, iniciativës qytetare do t’i jepet mundësia që të kërkojë plotësimin me nënshkrime shtesë në afat dhjetë ditor. Kur të konkludohet se kërkesa është mbështetur nga 20% e zgjedhësve, vijohet me organizimin e shkarkimit të kryekomunarit nga posti.