Krtiniq: Më shumë se gjysma e votave janë mbledhur gjatë ditës së parë të nënshkrimit të peticionit

Sanja Krtinić
Burim: Kosovo Online

Sanja Krtiniq, përfaqësuese e iniciativës qytetare për zëvendësimin e kryekomunarit të Mitrovicës së Veriut, ka thënë për Kosovo online se është e kënaqur me reagimin e sotëm të qytetarëve dhe se sipas të gjitha gjasave më shumë se gjysma e votave janë mbledhur gjatë ditës së parë të nënshkrimit të peticionit.

“Jemi shumë të kënaqur me përgjigjen e qytetarëve duke pasur parasysh se kjo është vetëm dita e parë e mbledhjes së nënshkrimeve dhe peticioneve. Mund të themi se ndoshta kemi mbledhur më shumë se gjysmën e 3640 votave të nevojshme. Nuk e di nëse e keni pare, por njerëzit vinin gjatë gjithë kohës dhe salla ishte plot, njerëzit nënshkruanin gjatë gjithë kohës dhe, për fat të keq, nuk patëm kohë të numëronim sa vota kishte”, tha Krtiniq.

Ajo ka thënë se dita e sotme ka kaluar pa incidente dhe parregullsi.

“Zoti Uglanin ka vizituar këtë vend, ka vëzhguar se si po shkon procesi i nënshkrimit të peticionit, kështu që jemi të kënaqur. Peticioni vazhdon derisa të mbledhim më shumë vota se sa duhet sepse duam të tregojmë vullnetin e qytetarëve. Nga ana tjetër, nuk duam të lëmë hapësirë ​​për kthim apo kontestim të peticionit”, tha Krtiniq.