Sa të fortë janë në praktikë dhjetë mandatet sërbe në Kuvendin e Kosovës?
Për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, janë rregjistruar gjashtë parti sërbe të cilat konkurrojnë për dhjetë vende të garantuara për komunitetin sërb. Duke patur parasysh se ligjet e rëndësisë vitale për pakicat nuk mund të ndryshohen dhe as nuk mund të aprovohen ligje të reja pa votat e deputetëve sërbë ashtu sikurse dhe për ndryshimet në Kushtetutë nevojitet vota e tyre, sipas vlerësimit të bashkëbiseduesve të Kosovo onlajn, mandatet sërbe mund të konsiderohen dhe si lloj mbrojtjeje ndaj rregulloreve eventuale të dëmshme për komunitetin sërb.
Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq
Si ligje me interes jetik, Kushtetuta e Kosovës definon ato që themelojnë ose shfuqizojnë komunat, ligjet për përdorimin e gjuhës, zgjedhjet vendore, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, lirinë fetare, arsimin, përdorimin e simboleve të komuniteteve...
Për të ndryshuar, plotësuar ose shfuqizuar rregulloret që rregullojnë këto fusha, përveç shumicës së votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, nevojitet dhe shumica e votave të deputetëve që zënë vendet e garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve. Përveç dhjetë sërbeve, në këtë llogari hyjnë dhe dhjetë të tjera të garantuara për pakicat tjera. Për ndryshimin e Kushtetutës, procedura është më komplekse pasi pëveç 2/3 të numrit të përgjithshëm të deputetëve, kërkohet shumicë 2/3 nga deputetët e pakicës.
Se cila ishte forca e mandateve sërbe në praktikë, u pa në vitin 2018 kur për shkak të mungesës së mbështetjes nga grupi parlamentar i Listës Sërbe, u tërhoq nga ndryshimi i Kushtetutës që do të mundësonte transformimin e FSK në “Ushtri të Kosovës”, por mandati i FSK u ndryshua me një rrugë rrethrrotullimi-ligje. Ata që u zhgënjyen që Kosova ende në Kushtetutë nuk ka ushtri, u përcoll mesazh ngushëllues: do të shkohet deri këtu kur të ndryshojnë rrethanat politike.
Pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2021, Albin Kurti tha se në Kuvendin e Kosovës dhjetë ulëse kontrollohen nga Lista Sërbe çka tregon se Kushtetuta nuk mund të ndryshohet, por që dëshira për t’a ndryshuar egziston.
“Për fat të keq kur u miratua Kushtetuta e Kosovës në qershor të vitit 2008, neni 1.3 thoshte se nuk kemi të drejtë t’i bashkohemi një shteti tjetër. Duhet ta ndryshojmë një ditë, por kjo nuk bëhet shpejt dhe lehtë. Pasi gjithashtu na nevojiten dhe votat e 2/3 e pakicave në Kuvend” tha atëherë Kurti.
Ndryshimet e Kushtetutës të motivuara nga arsye të ndryshme, por sigurisht jo ato që favorizojnë komunitetin sërb, u ndoqën nga disa qeveri kosovare.
Sipas vlerësimit të drejtorit të Zyrës për Kosovë e Metohi në Qeverinë e Sërbisë, Petar Petkoviq, për kryeministrin aktual të Kosovës Albin Kurti është me rëndësi që për dhjetë vendet e garantuara për sërbët, “të sjellë disa që do të kujdeseshin për interesat e tyre personale, e jo rreth atyre sërbe” sipas të cilës, sikurse tha, ndaj ka rëndësi fitorja e Listës Sërbe.
Ndërkohë, përveç Listës Sërbe, listat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare dje i kanë dorëzuar edhe Lëvizja Popullore Sërbe, partia “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, Partia e sërbëve të Kosovës, Demokracia Sërbe dhe Iniciativa Qytetare-Drejtësia Popullore.
Bashkëpunëtori i OJQ “Iniciativa e Re Shoqërore” Aleksandar Shluka thotë për Kosovo onlajn se në Kosovë egzistojnë mekanizma që u mundësojnë pakicave përfshirë dhe atë sërbe, të mbrojnë të drejtat e tyre dhe të mos mbivotohen në parlament nga ana e shumicës ashtu sikurse është dyfishi i 2/3 e shumicës, por bën të ditur se në periudhën e kaluar ka patur tentativë që disa mekanizma mbrojtës të anashkaloheshin.
Kjo tendencë, sikurse vlerëson, mund të egzistonte dhe në periudhën e ardhshme.
“Nuk mund të pretendoj, por mendoj se do të ketë tentativë për të siguruar numër të mjaftueshëm të njerëzve që përfaqësojnë komunitetin sërb, të cilët do të ishin dashamirës ndaj shumicës në pushtet dhe përmes të cilëve mund të ndryshohen ligjet me interes jetik dhe për rjedhojë ndoshta edhe Kushtetuta e cila do të çonte deri në heqjen e të drejtave që i garantohen komunitetit sërb dhe që pengojnë të shkohet deri tek tirania e shumicës, pra që mazhoranca t'i diktojë të gjitha vendimet pakicës”, bën të ditur Shluka.
Si shembull u panë anashkalimet për mbrojtjen e mekanizmave të vendosur me Kushtetutën e Kosovës. Me emërimin e Nenad Rashiqit si ministër.
“Si dikush që nuk ka qenë deputet, ai duhej të konfirmohet në parlament nga radhët e deputetëve të pakicës, çka atëherë nuk u bë sepse kur përfaqësuesit e Listës Sërbe braktisën institucionet, u çel vakum politik që i mundësoi kryeministrit Albin Kurti të vendoste zotin Rashiq në mënyrën që nuk është në përputhje me Kushtetutën”, thotë bashkëbiseduesi ynë.
Duke pasur parasysh se përveç të drejtës për dhjetë mandate të garantuara, komuniteti sërb në Kuvendin e Kosovës ka të drejtë edhe postin e nënkryetarit, Shluka thotë se ky funksion është më shumë konsultativ.
“Në Kuvendin e Kosovës egzistojnë pesë nënkryetarë. Tre janë zakonisht nga komuniteti shumicë, sepse ata duhet të vijnë nga tri grupet më të mëdha parlamentare, një nënkryetar është nga radhët e komuniteti sërb dhe një nga komunitetet tjera joshumicë. Nënkryetari nuk ka ndikim vendimtar si individ sepse egzsiton Kryesi e Kuvendit në të cilën janë kryetari i parlamentit dhe pesë nënkryetarë, pra janë gjashtë. Rendi i ditës i seancave parlamentare duhet të miratohet me konsensus, por nëse mungon, të themi, nënkryetari nga komuniteti sërb rebelohet, rendi i ditës hidhet në votim në seancën plenare dhe nëse votohet aty, nuk ka asnjë mënyrë për t’a bllokuar” spegon Shluka.
Docenti i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, Stefan Surlliq, thotë për Kosovo onlajn se është fort e rëndësishme që në konstituimin e ri të parlamentit kosovar në kuadër të dhjetë mandateve të garantuara për komunitetin sërb, të egzistojë shumicë stabile që do të ishte pengesë për veprimet arbitrare në Prishtinë veçanërisht si pasojë e shpalljes së Levizjes Vetëvendosja dhe Albin Kurtit rreth synimeve që Kushtetuta e Kosovës të ndryshohet në disa sektorë.
“Çfarëdolloj ndryshimi i Kushtetutës apo ndonjë amendamenti të ri nuk është i mundur pa përfaqësuesit sërbë dhe pa mbështetjen e 2/3 në kuadër të numrit të përgjithshëm të mandateve që u përkasin komuniteteve pakicë” thotë Surlliq.
Ky i fundit kujton se para miratimit apo ndryshimit të ligjeve që bien në interesin jetik të komuniteteve pakicë, egziston dhe ashtuquajtura shumicë e dyfishtë-shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve, por edhe shumica e numrit të përfaqësuesve të komuniteteve pakicë.
“Këtu përfshihen të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me kompetencat komunale, veçanërisht në komunat me shumicë sërbe, me ndryshimin eventual të kufijve komunalë, përdorimin e gjuhës, të drejtat për statusin personal të qytetarëve, trashëgiminë kulturore dhe çështje të tjera që janë në domenin e të drejtave të veçanta që i përkasin komunitetit sërb. Ky korpus ligjor mund të ndryshohet ekskluzivisht me shumicë të dyfishtë, që do të thotë se nevojitet dhe shumica e dhjetë deputetëve sërbë dhe komuniteteve tjera pakicë”, bën të ditur Surlliq.
Ky i fundit megjithatë, kujton se ka pasur shembuj ku me rregulloren normative është luajtur sikurse në rastin e FSK.
“Ata nuk u quajtën formalisht Ushtria e Kosovës dhe u konsiderua se nuk kishte nevojë të ndryshonte Kushtetutën pasi nuk dëshironin të hynin në situatën që përfaqësuesit sërbë në parlament t’a bllokonin atë vendim, kështu që në praktikë nën mbrojtjen e vendeve të NATO pothuajse i organizuan forcat e tyre të sigurisë plotësisht në përputhje me një ushtri klasike” thotë Surlliq.
Nënkryetari i Listës Sërbe dhe kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dallibor Jevtiq, thekson se Lista Sërbe do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit që të mos jetë në vendet e garantuara për përfaqësues të komunitetit sërb në Kuvend apo në Qeverinë e Kosovës, dikush që punon kundër interesave të popullit sërb dhe nën diktatin e dikujt nga Prishtina të miratojë norma të caktuara ligjore në kurriz të komunitetit sërb.
“Nuk do të lejojmë që në Qeverinë e Kosovës të ulet dikush që ka emër dhe mbiemër sërb të cilin populli sërb nuk e ka votuar, as deputetët sërb dhe që do të votojë të themi si Rashiqi, për uzurpimin e pronave sërbe në veri të K&M. Ka shumë shembuj kur zoti Rashiq ngre dorën për atë që është kundër interesave të popullit sërb sepse ai kështu i duhet. Atë e ka zgjedhur Kurti dhe i thotë 'do bësh atë që të them unë”, ka thënë Jevtiq.
Sikurse shton, një dëshmi tjetër e mosdemokracisë që mbretëron në Kosovë është ajo çka momentalisht nuk egziston nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit sërb dhe ky funksion është i rëndësishëm në kuptimin e proceseve që po zhvillohen në Kuvendin e Kosovës.
Kryetarja e Këshillit për Kosovë e Metohi në Kuvendin e Sërbisë, Daniela Nikolliq gjithashtu beson se e rëndësishme është që Lista Sërbe të fitojë të dhjetë mandatet e garantuara për komunitetin sërb pasi sikurse thotë, do të ofrohet siguri nga vendimet jopopullore dhe miratimi i ligjeve që nuk janë në interesin e popullit sërb, si dhe për çështjen e ndryshimeve ligjore të cilat Albin Kurti në periudhën e ardhshme do të mund të kërkojë.
“Besoj në unitetin e sërbëve dhe në qëllimin e përbashkët për ruajtjen e popullit sërb, ndërsa Lista Sërbe ka forcën për ta bërë këtë, duke marrë përsipër të gjithë sërbët. Shikojmë se në cilin drejtim po shkojnë aktivitetet politike të Albin Kurtit dhe regjimit të tij. Qëllimi i tij është t'i fitojë këto zgjedhje me ndihmën e disa sërbëve të tjerë, çka është mesazh shumë i keq sepse në këtë moment populli sërb nuk është në gjendje të shkojë në disa fronte. Është në rregull të mendosh ndryshe, por nuk është mirë të ndaleni para atyre që ju dëbojnë dhe arrestojnë popullin, vrasin fëmijë dhe dëbojnë sërbët” thotë Nikolliq.
Ajo është e mendimit se nëse disa parti të tjera sërbe hyjnë në parlamentin e Prishtinës, Albin Kurti do të kërkojë mes tyre ata që do t’i sigurojnë mbështetje të nevojshme me 2/3 për ndryshimin e Kushtetutës apo për disa akte të tjera të papranueshme për komunitetin sërb.
Ajo paralajmëroi se regjimi i Albin Kurtit deri më 9 shkurt do të bëjë gjithçka që t’a shpallë Listën Sërbe si organizatë terroriste.
0 komentet