Jevtiq: Lista Sërbe kurrë më e fortë, dëshirojmë që përmes institucioneve të mbrojmë interesat sërbe

Dalibor Jevtić
Burim: Skrinšot RTS

Nënkryetari i Listës Sërbe dhe kryetari i Komunës së Shtërpcës Dallibor Jevtiq ka theksuar se Lista Sërbe mori vendim për të dalë në zgjedhje në Kosovë pasi dëshiron që përmes institucioneve të jetë mbrojtëse e interesave të popullit sërb dhe shtoi se humbja më e madhe e Albin Kurtit është se Lista Sërbe si përfaqësuese e popullit sërb, është më e fortë se kurrë.

“Morëm vendimin që është e vetmja logjike në këtë moment. Kur shikojmë të gjitha sulmet ndaj sërbëve, incidenti i fundit në Kuvendin e Kosovës ku në mënyrë të pashëmbullt nuk u lejuan deputetët sërbë të asistonin në seancë, është i qartë mesazhi që Albin Kurti nuk dëshiron sërbë nëpër institucione as dhe në Kosovë. Kemi detyrimin që si pasojë e mbështetjes së popullit sërb të dalim në zgjedhje, të fitojmë të 10 mandatet dhe të mos lejojmë Kurtin të ketë sërbët e tij me të cilët do të qeverisë” sqaroi Jevtiq për RTS.

Ai tha se Kurti ka sjellë sërbët e vet në qeveri të cilët me emër e mbiemër janë sërbë por që ndërmarrin veçse politikën e tij.

“Na duhet të gjejmë mënyrën që përmes institucioneve të mbrojmë të drejtat dhe interesat e popullit sërb në Kosovë e Metohi. Këtë dëshirojmë. Çështja është nëse do të kemi mundësi të ndërmarrim politikën tonë. Patjetër që dëshirojmë që përmes institucioneve të jemi mbrojtës të interesave të popullit sërb në Kosovë e Metohi. Pikërisht në vendet e institucioneve që janë parashikuar për sërbët, duhet të jenë përfaqësues që kanë mbështetjen e qytetarëve dhe jo të atyre që ka zgjedhur Kurti. Ndaj dhe vendosëm të jemi pjesë e procesit zgjedhor” ka thënë Jevtiq.

Ai tha se Lista Sërbe pret që të fitojë të 10 mandatet si pasojë e situatës së rëndë në të cilën sërbët e Kosovës qysh prej ardhjes në pushtet të Kurtit ku bëri pothuajse gjithçka që të ushtrojë politikën e Vetvendosjes-të dëbojë sërbët pasi ata ndihen të pasigurtë.

“Përsa i përket komunitetit shqiptar, duket se Kurti ka treguar nervozizëm para zgjedhjeve përmes provokimeve të ndryshme, incidenteve në terren me goditjet ndaj sërbëve ku përmes këtyre të marrë mbështetje të madhe” nënvizoi Jevtiq.

Ai tha se për Listën Sërbe nuk do të jetë e lehtë pasi para saj është detyrë e vështirë por që beson se me shtetin e vet mund të arrijë synimet dhe kjo është mbijetesa e sërbëve, jetë dinjitoze të popullit sërb që mos të shikohen më skena në të cilat në veri para shkollave dhe kopshteve, të shëtisin njerëz të armatosur me armë tytëgjata, që gjendja të kthehet në rjedhën e normalitetit" ka thënë Jevtiq.

I pyetur nëse pret se pas zgjedhjeve deputetëve të Listës Sërbe do t’u lejohet hyrja në parlament, tha se është e sigurt që Vetvendosja nëse do të jetë në krye të kuvendit, do të vijojë me të njëjtën politikë.

“Por nuk mund të n’a ndalojë më. Pamja kur kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca nuk lejoi sërbët të ishin në karriket kuvendore është mesazh për të gjithë sërbët' “ne nuk ju duam këtu”. Mesazhi ynë do të jetë-“jo vetëm që do të jemi këtu, por që do të jemi edhe më“,ka thënë Jevtiq.

Ky i fundit theksoi se sërbët tek të gjitha incidentet e shkaktuara, u janë përgjigjur me mesazhin se nuk tërhiqen prej jetesës në Kosovë.

“Në Manastirin e Deçanit kemi patur së fundmi në festë shumë popull sesa kurrë ndonjëherë gati 5.000 deri në 6.000 persona. Ky është mesazhi i popullit sërb” tha Jevtiq.

I pyetur sesi do ta komentonte atë çka përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare nuk kanë reaguar për dëbimin e deputetëve sërbë nga Kuvendi i Kosovës, u përgjigj se kjo është shqetësuese.

“Shumë herë kam patur rastin të bisedoj me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare të cilët kanë kanë thënë që të jemi nëpër institucione. Unë jam kryetar i Komunës së Shtërpces dhe marr vendime të cilat Prishtina i injoron. Ata uzurpuan ndërtesat dhe pronat sërbe. Kur ne në Shtërpcë nuk u japim objektin që për ne është i rëndësishëm sikurse shtëpia e Stojkos, atëherë Prishtina kërcënon dhe thotë se do të përgjigjemi ndaj kësaj” ka thënë Jevtiq.

Ky i fundit tha se në bisedime me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare i ka pyetur se çfarë dëshirojnë ata-që sërbët të jenë nëpër institucione vetëm për të thënë që këto janë institucione multietnike.

“Nuk do të jemi nëpër institucione që të dëgjojmë diktatet nga Prishtina por vetëm zërin e popullit. Mungesa e reagimit të bashkësisë ndërkombëtare është shqetësuese. Ajo çka bëri Konjufca është një formë fashizmi. Përherë reagon kur ndodh diçka e vogël, kur pas incidentit qëndron ndonjë nga sërbët, ndërsa hesht kur i përzënë deputetët sërbë, kur në rrugët e Graçanicës provokojnë, burgosin njerëzit tanë ku në targa shkruhet “Kosova është Sërbi” ndërsa nga ana tjetër Kurti publikisht ka thënë se Kosova është Shqipëri” konkludoi Jevtiq.

Ai tha se deri në zgjedhjet e 9 shkurtit vështirë do të jetë dhe humbja më e madhe e Kurtit atë çka Lista Sërbe si përfaqësuese politike e popullit sërb, do të jetë më e fortë se kurrë.  

Kur është fjala rreth sulmeve në kanalin e Ibar-Lepenacit, ai tha se ishte tërësisht në interes të Kurtit dhe të askujt tjetër.

“Kur keni situatën se kjo i përshtatet vetëm një regjimi është e qartë se nga ku fryn era. Sigurisht që nuk ka prova, nuk ka përgjigje. Të shtunën e kaluar Kurti tha se është fundjavë dhe se nuk ka ende prova. Të kesh akt terrorist dhe mos të kesh rezultate të hetimit vetëm se është fundjavë? Po cilin mashtron?“, pyeti Jevtiq. 

Ky i fundit tha se e di perfekt se pas kësaj nuk qëndrojnë sërbët sidomos pasi Kurti tentoi të tregonte që pas kësaj qëndron Beogradi zyrtar duke vijuar me narrativën e tij që t’a paraqesë Kosovën si Ukraina, ndërsa Sërbinë si Rusia dhe në këtë mënyrë të shkaktojë reagimin e bashkësisë ndërkombëtare.

“Do të provohet se pas kësaj nuk qëndrojnë sërbët, as Beogradi zyrtar, por vetëm rregjimi në Prishtinë, që ka për synim të krijojë situatë që Lista Sërbe të shpallet organizatë terroriste dhe Beogradi të gjendet në situatë të vështirë në arenën ndërkombëtare që Kurti më pas të çojë ushtrinë në veri dhe në krahët e kësaj të fitojë zgjedhjet” shpreh bindjen Jevtiq. 

Ky i fundit theksoi se e rëndësishme është që Lista Sërbe të jetë pjesë e procesit të ardhshëm zgjedhor në Kosovë, duke shtuar se Kurti kur ndeshet me sërbë që nuk duan t’a dëgjojnë, i zëvendëson.

Si shembull përmendi dhe ndërrimin e fundit të Këshillit Drejtues në Brezovicë, pasi u kundërshtua dhënia e pronës shqiptarëve.

“Kjo është një arsye më shumë përse duhet të jemi pjesë e procesit zgjedhor dhe të kemi përfaqësues legal dhe legjitim të popullit sërb” nënvizoi Jevtiq.