Ura mbi Ibër para hapjes: Kfor po tërhiqet, çështja e sigurisë së sërbëve mbetet

Most na Ibru.jpg
Burim: Kosovo Online

Njoftimi për çeljen e urës kryesore mbi Ibër mes Mitrovicës Veriore e Jugore ngriti pyetjen nëse janë përmbushur kushtet e sigurisë dhe politike për çeljen e saj, por edhe cili është roli i Bashkimit Europian, KFOR dhe EULEKS. Ndërsa BE thotë se vendimet duhet të marrin parasysh interesat dhe shqetësimet e të gjitha komuniteteve, bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn dhe njohësit e zhvillimeve në terren, tregojnë çështje të diskutueshme-nga vlerësimi i sigurisë dhe përgjegjësisë së aktorëve ndërkombëtarë, e deri tek kushtet politike, konsultimet me komunitetin vendor dhe pasojat e mundshme.

Shkruar nga: Jovana Jovanoviq

Qëndrimi i Bashkimit Europian për urën mbi Ibër, përherë ka qenë i qartë dhe i nxitur nga nevoja për të siguruar që ajo t'u shërbejë të gjitha komuniteteve dhe komunave që lidhen dhe kontribuojnë në bashkëpunimin dhe marrëdhënie të mira mes tyre, tha zëdhënësi i BE për Kosovo Onlajn.

"Të gjitha vendimet në lidhje me urën duhet të marrin në konsideratë interesat dhe shqetësimet e të gjitha komuniteteve. Si pjesë e mekanizmit tre-shkallësh për reagim sigurie të Kosovës, Misioni i BE për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEKS) u informua në kohën e duhur nga KFOR për kalimin gradual të pranisë së tij të përhershme", deklaroi ai dhe shtoi se Misioni do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Policinë Kosovare dhe KFOR për të ofruar sigurinë e duhur për të gjitha komunitetet në mbarë Kosovën.

Këto qëndrime diçka më vonë i konfirmoi dhe zëdhënësja e Komisionit Europian, Anita Hiper, duke i’u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e sotme për mediat në selinë e BE.

Reagoi edhe presidenti i Sërbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha sot se do t'i shkruajë sekretarit të përgjithshëm të NATO Mark Rute dhe do të apelojë që ura mbi Ibër të mos hapet për trafik dhe se e gjithë kjo bëhet pa pëlqimin e kryekomunarit të Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq.

"Këtë e bën turku, komandanti i KFOR. Do t'i shkruaj sot Mark Rutes, shpresoj se ai do t'i përgjigjet letrës sime dhe do të pranojë lutjen time për të mos e bërë këtë. Këtë do t’a bëj sot ose nesër. Për mua ky është një turp dhe zhgënjim i madh. Kjo na tregon se nervozizmi ka hyrë në radhët e tyre, nuk dinë si t’a detyrojnë Sërbinë që të pranojë Kosovë të pavarur. Përditë keqtrajtohet një popull, persekutohet nga vatrat e tyre. Do t’a shikojmë se cili do të jetë reagimi i tyre", tha Vuçiq.

Kush e bëri këtë analizë?

Lista Sërbe një ditë më parë i përcolli letër të hapur Zyrës së Bashkimit Europian në Prishtinë lidhur me njoftimin nga Brukseli dhënë më herët për Gazetën Ekspres, në të cilin thuhej se ishin përmbushur kushtet për hapjen e urës kryesore mbi Ibër mes Mitrovicës Veriore e Jugore. Në letrën e hapur, Lista Sërbe shprehu zhgënjim dhe i përcolli kërkesë Bashkimit Europian për përgjigje të qarta dhe pa mëdyshje për pyetjet që kanë të bëjnë direkt me sigurinë e popullit sërb.

“Mbi bazën e cilës analizë konkrete të sigurisë Bashkimi Europian arriti në konkluzionin se janë krijuar kushtet për hapjen e urës? Kush e hartoi këtë analizë, kur u përpilua ajo dhe cilët parametra të sigurisë u morën parasysh, duke pasur parasysh dhjetëra takime tona, në të cilat ju kemi informuar në hollësi për shkeljet e të drejtave të popullit serb”, thuhet në letër.

Në letër, Lista Sërbe kërkon veçanërisht përgjigje në pyetjen se si është e mundur të vlerësohet se siguria e sërbëve mund të garantohet duke u mbështetur te Policia Kosovare duke pasur parasysh, siç theksuan, akuzat dhe kallëzimet e shumta serioze për mënyrën se si pjesëtarët e saj kanë vepruar ndaj sërbëve, përfshirë pretendimet për keqtrajtim, përdorim të tepruar të forcës dhe shkelje të procedurave dhe rregullave të shërbimit.

Sikurse theksuan, siguria e njerëzve nuk duhet të jetë objekt i eksperimenti politik.

"Nga Unioni Europian presim përgjegjësi, jo njoftime të mëvonshme për shqetësimin. Presim që çështjet nga dialogu të zgjidhen përmes tij dhe jo me vendime të njëanshme dhe që siguria e popullit sërb të jetë mbi interesat e politikës së përditshme", deklaruan ata.

“Politikë e papërgjegjshme e përfaqësuesve përëndimorë”

Gazetari Millosh Gariq vlerëson për Kosovo onlajn se Unioni Europian, Kfor dhe Euleks i largohen përgjegjësisë kur diskutohet hapja e urës mbi Ibër, pasi vlerësojnë se situata e sigurisë për çeljen e saj është e mirë, ndonëse kjo, sikurse thotë, nuk është fare rast në terren. Gariq beson se egzistojnë dy nivele të rrezikshme në të cilën do të vijojë kjo situatë.

“I pari është synimi i Albin Kurtit që të thyejë plotësisht rezistencën e sërbëve dhe t’i tregojë opinionit publik se pushtimi i veriut të K&M është gjë e mbyllur dhe se sërbët nuk janë në gjendje t’i bëjnë rezistencë. Kjo është ajo çka e mban atë në pushtet dhe i siguron popullaritet mes pjesës ekstremiste të shqiptarëve. Dhe niveli i dytë i problemit është se shihet që Unioni Europian, KFOR dhe EULEKS i largohen përgjegjësisë dhe dëshirojnë të krijojnë hapësirë dhe mjedis për realizimin e synimeve të Albin Kurtit”, tha Gariq për Kosovo onlajn.

Ai tha se deklarata e Unionit Europian se situata e sigurisë tani është në atë nivel që mundëson hapjen e urës mbi Ibër pas 27 vjetësh, çelet në momentin kur, sikurse shton Gariq, nuk egziston hiç në terren asnjë prej kushteve të sigurisë dhe tregon më së miri rreth asaj sesa keq sillet Unioni Europian joadekuatisht në tërë këtë histori.

“Në këtë ambjent pas të gjitha zhvillimeve të viteve të fundit e veçanërisht atyre të ditëve dhe javëve të fundit, ju merrni njoftimin se vlerësimi i sigurisë nga BE dhe KFOR është i tillë që nuk ka më arsye për praninë e tyre dhe se këtë detyrë po i’a kalojnë Policisë Kosovare. Kjo në vetvete tregon se sa joserioze dhe e papërgjegjshme është politika e strukturave të caktuara në kuadër të BE”, tha ai.

Gariq beson se përfaqësuesit e BE dhe KFOR tentojnë të paraqesin historinë për rezultatet që janë të dukshme në terren dhe se tashmë janë krijuar të gjitha kushtet që ata t’a ndryshojnë ose zvogëlojnë rolin dhe praninë e tyre, apo t’ua nënshtrojnë ato aktivitete Policisë Kosovare. Sikurse thotë çështja e urës absolutisht që duhet që të zgjidhet përmes dialogut.  Ai vlerëson se Kurti do të vijojë me politikën e pamundësisë së dialogut.

“Me të vërtetë është një papërgjegjshmëri e madhe e përfaqësuesve perëndimorë dhe duket se do të kemi shumë momente të vështira përpara nesh” konkludoi Gariq.

Politologu nga Graçanica, Ivan Tomiq, tha se njoftimi për çeljen e urës mbi Ibër dhe joreagimi i përfaqësuesve ndërkombëtarë, ngre pyetjen se përse është shpërfillur komponenti politik i marrëveshjes për çeljen e saj.

“Në raportin e vitit 2024 thuhet qartë se vendimi për çeljen e urës do të merret nën marrëveshje politike, por dhe në përputhje me vetë gjendjen në terren, pra me situatën e sigurisë dhe përmes këshillimeve me të gjithë ata që kujdesen për këtë siguri. Në raportin e vitit 2025 thuhet vetëm se kushtet teknike janë përmbushur, se ura ka përfunduar dhe se përsa i përket BE ajo i ka të gjitha kushtet për të qenë e çelët dhe se kjo do të ndodhë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë”, sqaron Tomiq për Kosovo Onlajn.

Sikurse thotë, mbetet pyetja se përse komponenti politik ka humbur në këtë periudhe raportuese dhe çfarë ka ndodhur.

Drejtoresha egzekutive e Iniciativës së Re Shoqërore Milica Andriq Rakiq, vlerësoi se ndonëse Unioni Europian konsideron se u përmbush kushti i sigurisë për çeljen e urës kryesore mbi Ibër, mbetet çështja e kushteve politike, përfshirë konsultimet me komunitetin vendor dhe përmbushjen e detyrimeve nga Marrëveshja e Brukselit.

“Ngelen ato kushtet politike. Më herët, kjo ishte që Mitrovica e Veriut të kishte kryekomunar legjitim, çka tashmë është përmbushur, por edhe që kjo të bëhet në konsultim me komunitetin vendor dhe që, për këtë nevojitet përmbushja e Marrëveshjes së Brukselit në lidhje me çeljen e urës. Mendoj se kjo është para së gjithash detyrë për mediat, që t’i parashtrojnë Bashkimit Europian pyetje shtesë se çfarë ka ndodhur me ato kushte politike që kishin të bënin me marrëveshjen për hapjen e urës, sepse është folur edhe për memorandum bashkëpunimi mes Mitrovicës së Jugut e asaj të Veriut sesi të kryhet përcaktimi i kufijve mes komunave kadastrale, si dhe për atë pjesë të konsultimeve me autoritetet vendore të cilat tashmë janë legjitime”, tha Andriq Rakiq për Kosovo onlajn.

Sipas fjalëve të saj, është thelbësore të shikohet nëse dhe aty ka ndryshuar diçka, por nuk mendon se Unioni Europian ka bërë diçka sikurse thotë, me kokën e vet.

Profesori i së drejtës kushtetuese, Mazllëm Baraliu, vlerësoi se lajmi për çeljen e mundshme të urës mbi Ibër, është i mirë, duke theksuar se kushtet e sigurisë në terren tani janë të mira çka sikurse tha, arriti në konkluzion dhe Unioni Europian.

Baraliu theksoi se BE në vend që të kontribuonte në lidhjen e qytetarëve, me politikën e saj çoi në ndarjen e tyre.

“Kjo ishte para së gjithash politikë e gabuar e Unionit Europian dhe jo vetëm në këtë drejtim. Pra, ta ndash një qytet, qytetarët e një qyteti që kanë jetuar së bashku ndër shekuj, në vend që t’i bashkonin, ata i ndanë. Ky është rezultat i politikës afatshkurtër, i politikës së jashtme të Unionit Europian, dhe jo vetëm gjatë një mandati, fatkeqësisht.

Qytetarët përherë kanë jetuar bashkarisht. Kjo bashkëjetesë, them, prej shekujsh ka qenë aty dhe është dhe tani. Dhe mendoj se ky është lajm i mirë dhe duket se situata aty është e mirë. Kushdo që dëshiron t’a shikojë dhe kuptojë këtë, shikon se kjo është shumë më mirë sesa ishte. Dhe si rezultat i kësaj, duket se BE me gjasa sikurse është thënë më parë, ka arritur në konkluzionin se nuk ka nevojë për këtë dhe se njerëzit nuk duhet të ndahen” konkludoi Baraliu.