Vizita e Isak Hercogut në Beograd-kapitull i ri në raportet e Sërbisë dhe Izraelit

Zastave Izrel Srbija
Burim: Kosovo Online/Ilustracija

Presidenti i Izraelit Isak Hercog mbërrin nesër në Sërbi çka do të jetë vizita e parë në këtë nivel qysh kur Izraeli njohu Kosovën më 4 shtator të vitit 2020 ku më pas u vendosën marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën më 1 shkurt të vitit 2021. Sipas informacioneve temat kryesore gjatë vizitës së Hercogut në Sërbi do të jetë zgjerimi i bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, turizmit, teknologjisë së lartë, inteligjencës artificiale dhe sikurse në periudhën e mëparshme sikurse kanë thënë zyrtarët sërbë, pavarësisht njohjes së Kosovës, pritshmëritë e Beogradit janë që Izraeli të tregojë mirëkuptim për qëndrimet sërbe për këtë çështje të ndjeshme për Sërbinë.

Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq

Izraeli Kosovën e njohu në mandatin kur president ishte Ruven Rivlin ku në Beograd ka qenë në vitin 2018 çka ishte vizita e parë e një presidenti izraelit në Sërbi.

Ditët e para të janarit të këtij viti presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq bisedoi në telefon me presidentin Isak Hercog dhe atëherë konstatuan se marrëdhëniet e dy shteteve duhet të mbahen në përafërsi mes dy popujve.  

Në takimin e djeshëm me ambasadoren e re të Izraelit në Sërbi Avivit Bar Ilan, ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq vlerësoi se vizita e presidentit izraelit do të jetë mundësi për përmirësimin e raporteve dypalëshe në të gjitha nivelet, ndërsa ambasadoren e informoi dhe për gjendjen e vështirë të sërbëve në Kosovë.   

Kur është fjala për bashkëpunimin ekonomik dhe investimet në Sërbi, kompanitë izraelite prej vitit 2000, kanë investuar gati 3 miliardë dollarë, veçanërisht në prona dhe sektorin e qendrave tregtare ndërsa interes egziston dhe për investimet në fushat e ripërtëritjes së burimeve energjitike, teknologjisë së pastrimit dhe menaxhimit të ujërave dhe industrinë e softuerave.

Ambasadori i Sërbisë në Izrael Miroljub Petroviq thotë për Kosovo Onlajn se vizita e Isak Hercog vjen në një periudhë kur shënohet trendi i ngjizjes së marrëdhënieve dypalëshe pothuajse në të gjitha sferat e bashkëpunimit dhe në plan janë nënshkrimi i memorandumeve të bashkëpunimit mes Odës Ekonomike të Sërbisë dhe Institutit Izraelit për Eksporte, Federatës së Odës Ekonomike të Izraelit dhe Federatës së Industrisë së Prodhimit të Izraelit.

“Në periudhën e deritashme bashkëpunimi mes Sërbisë dhe Izraelit ka shënuar rezultate domethënëse, veçanërisht në fushën e ekonomisë. Kemi investime domethënëse në fushën e ripërtëritjes së burimeve të energjisë, në fushën e pasurive të paluajtshme, por po bëhet gjithnjë e më intensiv, bashkëpunimi në fushën e shkëmbimeve tregtare. Këtë vit po shënojmë rritje të konsiderueshme duke marrë parasysh disa ndryshime tek vetë tregu i Izraelit dhe mbylljen e bashkëpunimit me partnerë të caktuar dhe hapjen e mundësive të tjera. Rritje të dukshme është edhe interesimi i qytetarëve izraelitë për vizita turistike në Sërbi dhe në këtë kontekst prej nisjes së sezonit dimëror të fluturimeve, mund të presim fluturime mes Tel Avivit dhe Beogradit” ka thënë ambasadori Petroviq.

Vendimi i Izraelit i vitit 2020 për të njohur Kosovën, sipas vlerësimit të ambasadorit, la gjurmë në marrëdhëniet mes dy vendeve, por, thekson se kjo temë ende po diskutohet.

“Puna jonë është të spegojmë të gjitha faktet, të vëmë në dukje rrethanat që dhe sot janë aktuale dhe sigurisht që në periudhën e ardhshme të punojmë intensivisht për të krijuar kushte për perceptim ndryshe të kësaj çështjeje. Parimi bazë nga i cili udhëhiqemi dhe në këtë kuptim presim dhe njohim gatishmërinë e Izraelit, që në periudhën e ardhshme sigurisht ai parim patjetër të zbatohet në ndërtimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe ky është parimi i respektit të ndërsjelltë dhe respektimi i interesave kombëtare në anën tjetër. Për ne interesi kombëtar prioritar është ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Sërbisë dhe në këtë kontekst presim që Izraeli të ketë qëndrim të qartë dhe besojmë se në këtë kuptim dhe në periudhën e ardhshme do të tregojë se kemi të drejtë. Në çdo rast çështja e njohjes izraelite e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës është ende prezente në bisedimet tona, por ajo nuk është pengesë për të vazhduar dhe intensifikuar bashkëpunimin në fusha të tjera të shumta me interes reciprok”, thotë Petroviq.

Ky i fundit thotë se vizita realizohet në rrethana jo të thjeshta në Lindjen e Mesme, pasi konflikti mes Izraelit dhe Hamasit është në muajin e dymbëdhjetë, pas sulmit terrorist të 7 tetorit të vitit të kaluar, ku Republika e Sërbisë, e dënoi shumë qartë.

“Prej atëherë, Republika e Sërbisë ka mbajtur qëndrim të qartë parimor të dënimit të terrorizmit, duke u pajtuar për zgjidhje paqësore të konfliktit dhe lirimin e pakushtëzuar të të gjithë personave të rrëmbyer gjatë 7 tetorit. Mes tyre, t'ju kujtoj, ndodhet dhe një shtetas me shtetësi të dyfishtë i Serbisë dhe Izraelit Alon Ohel ku me të vërtetë ushqejmë shpresa të mëdha që të shkohet sa më parë drejt lirimit të tij dhe kthimit në familjen e vet. Në këto rrethana realizohet kjo vizitë dhe rëndësia e saj është shumë e madhe si për bashkëpunimin mes Sërbisë dhe Izraelit, ashtu edhe për bashkëpunimin mes popullit sërb dhe atij hebre”, thotë Petroviq.

Me rastin e vizitës së Hercogut, drejtori i Institutit për Studime Europiane në Beograd Sllobodan Zeçeviq vlerëson se shteti izraelit ka shumë ndikim në botë përmes Shteteve të Bashkuara të Amerikës sesa përmasa e numrit të banorëve të tij dhe se marrëdhëniet me Izraelin janë fort të rëndësishme për Sërbinë. Populli sërb dhe hebre thotë ai, i lidh shumë veçanërisht në kuptimin historik pasi të dy popujt janë viktima të genocidit dhe fashizmit në Europë.

“Izraeli fatkeqësisht është një nga shumë vende nga blloku perëndimor që e njohu Kosovën, megjithatë, ne dhe populli hebre kemi shumë gjëra që na lidhin, mbi të gjitha në kuptimin historik sepse jemi viktima, sigurisht hebrenjtë shumë më tepër, por dhe ne jemi viktima të genocidit dhe fashizmit në Europë. Aty duhet të jemi solidarë mes nesh, për të mos lejuar revizionizëm që egziston në shtete të caktuara në mjedisin tonë përreth kur është fjala rreth vuajtjeve të popullit hebre dhe sërb. Në kuptimin historik dhe politik, duhet të kemi solidaritet kur është fjala për faktet historike dhe nga ana tjetër, do të dëshironim që Izraeli të ketë më shumë mirëkuptim për qëndrimet tona, pasi dhe ne jemi të ballafaquar me ekstremizmin islamik”, thotë Zeçeviq për Kosovo onlajn.

Në këtë kontekst, ai kujton tentativën për vrasjen e pjestarit të Xhandërmërisë sërbe në Beograd para ambasadës së Izraelit në qershor të këtij viti, si dhe ekstremizmin në Sanxhak.

“Në këtë kuptim, mes Izraelit dhe nesh nuk ka dallime të mëdha kur është fjala rreth politikës dhe qëndrimeve politike. Duhet të kemi marrëdhënie sa më të mira dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme për shkak të bashkëpunimit mes Izraelit dhe Sërbisë në Amerikë, pra për lobim në Amerikë”, thotë Zeçeviq.

Vetëm fakti që presidenti Isak Hercog në kohën e luftës zgjodhi të udhëtojë nga Izraeli në Sërbi, sipas vlerësimit të Avital Leiboviq, drejtoreshë e zyrës së jeruzalemase të Komitetit hebreo-amerikan (AJC) është dëshmi e qartë domethënëse të cilin Izraeli shikon tek Sërbia dhe në raportet mes Izraelit dhe Sërbisë. 

Në intervistën që Kosovo Onlajn e publikoi të dielën, Leiboviq ka thënë se mendon se tek raportet mes Izraelit dhe Sërbisë ndikojnë ajo çka Izraeli nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njohu Kosovën katër vite më parë por duhet të shkohet përpara në marrëdhënie dhe mirëkuptim.

“Kjo çështje është në sfond, por potenciali i marrëdhënieve mes Izraelit dhe Sërbisë është i madh. Dhe lind pyetja nëse të dy vendet dëshirojnë të shfrytëzojnë këtë potencial dhe t’a maksimalizojnë. Mendoj se vizita e Hercogut është tregues i qartë i këtij drejtimi. Është kohë lufte në Izrael dhe avioni me të cilin erdha (në Beograd) ishte plot. Asnjë vend nuk ishte bosh, çka do të thotë se izraelitët Sërbinë e shikojnë si destinacion për të vizita, për biznes... Potencial të madh për bashkëpunim shikoj në turizëm, ekonomi, investime, teknologji të lartë, bujqësi, teknologji të ujit, arsim... Lista është e pafundme” ka thënë Leiboviq.

Kjo e fundit theksoi se egziston komunitet hebre në Sërbi që padyshim ka lidhje të forta me komunitetin hebre në Izrael dhe se kjo është shumë e rëndësishme për këtë vend.

Presidenti i Izraelit ndërkohë pas Sërbisë, do të vizitojë dhe Shqipërinë ku sipas të dhënave të mediave, parashikohet të takohet me presidentin dhe kryeministrin e këtij vendi Bajram Begaj dhe Edi Rama.