Vizita e parë e Marta Kos në Sërbi: Inkurajim për anëtarësim në BE, dialogu rreth Kosovës në plan të dytë
Mbështetje e fuqishme Sërbisë në rrugën drejt BE, ka qenë mesazhi kyç i komisioneres për zgjerim Marta Kos gjatë vizitës së parë në Beograd. Si pasojë e krizës institucionale në Kosovë, çështja e vijimit të dialogut kësaj here nuk ishte në axhendën e Brukselit, theksojnë bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn.
Shkruar nga: Gjorgje Baroviq
“Kemi patur shkëmbime të hapura, kemi folur rreth të gjitha gjërave të mira, rreth të gjitha problemeve. Folëm dhe rreth rrugës strategjike të Sërbisë, për atë çka është e nevojshme që të bëhet në të ardhmen. Biseduam dhe rreth skenës gjeopolitike” ka thënë Vuçiq pas takimit me komisioneren europiane për zgjerim Marta Kos.
Gjatë vizitës dy ditore në Sërbi, Kos është takuar dhe me kryeministrin e ri Gjuro Macut, ministrin e ri të integrimit europian Nemanja Staroviq, por dhe me përfaqësues të opozitës.
Përshpejtimi i procesit të zgjerimit
Drejtori i Institutit për Studime Europiane në Beograd Sllobodan Zeçeviq, thotë në bisedë për Kosovo onlajn se vizita e Marta Kos në Sërbi duhet të interpretohet në dritën e dëshirës së BE në përshpejtimin e procesit të zgjerimit dhe me këtë rast “sigurohet prej kërcënimeve të sigurta”.
“Mendoj se BE tashmë është e vetëdijshme, duke pasur parasysh luftën në Ukrainë, se egzistojnë kërcënime për sigurinë ndërsa Rusinë e perceptojnë si të tillë dhe dëshirojnë të sigurohen që të përfshijnë anëtarë të rinj gjë që do të krijonte një aleancë të madhe dhe të fortë sa çështë tani”, thotë Zeçeviq. Kujton se Kos theksoi se mes vendeve të para që do t’i bashkohen BE deri në fund të mandatit të kësaj administrate europiane në vitin 2030 dhe që kjo ka lidhje me Malin e Zi dhe Shqipërinë.
“Ajo nuk e përmendi në këtë kontekst Sërbinë, megjithëse kemi qenë në paketë me Malin e Zi ku realisht duket. Pra, interesat e tyre gjeostrategjike tashmë janë të pranojnë anëtarë të rinj në mënyrë që të siguronin në kuptimin që të kontrollojnë të gjithë kontinentin europian dhe në perspektivën e forcimit eventual të Rusisë dhe ndikimit të saj në Europë” preçizoi ky analist.
I pyetur se në cilën mënyrë duhet të kuptohet se tema e takimeve nuk ishte dialogu mes Beogradit dhe Prishtines, Zeçeviq thotë se Kos në disa intervista bëri të ditur dëshirën e BE që Kosova të marrë statusin e kandidatit, por që pritet zgjedhja e qeverisë së re.
“Dhe presin që ajo qeveri e re të përmbushë kushte të caktuara që lidhen me dialogun. Por çfarë konkretisht ajo nuk tha. A po mendon për BKS çka për ne do të ishte e rëndësishme për jetë më të sigurt dhe më normale të popullit tonë. Gjithësesi ajo këtë e përmend në kontekstin e zgjedhjes së qeverisë së re në Kosovë”, tha Zeçeviq.
Ky i fundit beson se çështja e dialogut do të jetë objekt interesi i përfaqësueses së lartë të Unionit Europian për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë Kaja Kallas.
“Shpresojnë që deri në maj të zgjidhet kryetari i parlamentit dhe qeveria e re në Kosovë e kështu mundet që Kaja Kallas të flasë më konkretisht”, specifikoi Zeçeviq.
Prandaj, beson se vizita e Kos më shumë duhet të shikohet përmes prizmit të situatës së brendshme në Sërbi.
"Ata dëshirojnë që në mënyrë të caktuar t’a zgjidhin në mënyrë që Sërbia më vonë të mund të hyjë në zgjidhjen e çështjeve të hapura. Kapitulli 3 ende nuk është hapur në negociata, por është përfunduar. Qeveria në dhjetor, ofroi garanci të caktuara në lidhje me miratimin e ligjeve për median, rregullimin e listës së votuesve, zgjedhjen e anëtarëve të rinj të REM. Kjo e gjitha qëndron dhe mendoj se ajo kryesisht për këtë arsye erdhi në Sërbi. Pati kritika ndaj BE se ajo i injoroi kërkesat e studentëve, se i injoroi ata. Ata tani po tregojnë se nuk u injoruan por që mendojnë se përgjigjja më e mirë për kërkesat e studentëve është që Sërbia të zbatojë atë që u dakordësua në dhjetor", tha Zeçeviq.
Inkurajimet dhe prioritetet
Nga ana tjetër drejtoresha e Qendrës për Politikë të Jashtme dhe ish ambasadorja e Sërbisë në Britaninë e Madhe Aleksandra Joksimoviq beson se vizita dy ditore në Sërbi e komisioneres europiane për zgjerim Marta Kos, duhet interpretuar si dëshirë e saj që të njihet me administratën e re në Beograd, por që përcolli dhe mesazh të qartë Sërbisë se zgjerimi i BE është prioritet i përbërjes aktuale të Komisionit Europian.
“Zgjerimi sigurisht që është prioritet për Komisionin Europian dhe përbërjen e saj aktuale. Ata këtë e kanë treguar tashmë në nisje të mandatit të vet. Situata gjeopolitike është e tillë që kjo është e rëndësishme për sigurinë e plotë në mbarë Europën. Ata do të insistojnë tek ajo çka kanë premtuar, që të paktën një vend të hyjë në anëtarësinë e BE deri në fund të mandatit të vet pra deri në 2030“, ka thënë Joksimoviq për Kosovo onlajn.
Ajo kujton se në këto momente egzistojnë disa vende që janë “favorite“.
“Mali i Zi është në vend të parë, Shqipëria tenton t’a arrijë. Fatkeqësisht Sërbia në këtë kontekst ka rënë nga lista e favoritëve si pasojë e disa temave që janë barrë tek negociatat për anëtarësimin. Një është çështja e marrëdhënieve ndaj Rusisë, pra për politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë ndërsa tema e dytë është çështja e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës”, preçizon Joksimoviq.
Kjo e fundit tha se një pjesë e deklaratës së Kos rreth mundësisë së anëtarësimit të Sërbisë në BE, duhet të përkthehet si inkurajuese.
“Por na duhet të presim për të parë nëse do të shkohet deri në zhvendosje konkrete pasi dimë se prej disa vitesh nuk është bërë asnjë hap konkret në vetë procesin. Kapitulli 3 do të ishte domethënës që të hapet. Kjo nuk do të ishte ndonjë hap spektakolar para por që do të paraqiste thyerjen e kësaj bllokade e cila egziston prej kohësh në rrugën drejt integrimit europian”, preçiqon Joksimoviq.
E pyetur se përse negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës nuk ishin subjekt diskutimi, Joksimoviq thotë se ato do të jenë në fokus të përfaqësueses së lartë të Unionit Europian për politikë të jashtme dhe siguri Kaja Kallas.
“Sorenson si i dërguari i ri europian është nën juridiksionin e vet. Dhe në anën tjetër derisa nuk po përmbyllet cikli zgjedhor në Prishtinë me zgjedhjen e qeverisë së re, duket se se sipas kësaj teme nuk mund të presim asnjë zhvendosje domethënëse. Ndaj ky nuk është momentalisht në fokus në kuptimin e disa hapave të mëtejshëm pasi pritet që të përmbushen kushtet elementare për vazhdimin e dialogut në përgjithësi” ka thënë Joksimoviq.
Sinjal i mirë
Analisti nga Rruga e Tretë e Re Petar Doniq, thotë se vizita e komisioneres europiane për zgjerim Marta Kos në Sërbi, është sinjal i mirë dhe mesazh i qartë se ky vend luan rol qëndror në Ballkanin Perëndimor.
“Vizita është definitivisht sinjal i mirë. BE nuk mund të funksionojë dhe të integrojë rajonin pa Sërbinë. Sërbia është lojtari më i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor. Ka ekonominë më të madhe, shpenzimet më të mëdha ushtarake, ndikimin më të rëndësishëm dhe ka pozicionin e vet qëndror, kështu që çdo Komisioni Europian deri më tani, si dhe ai i sapozgjedhur, ka atë interes. Sidomos sot, në situatën aktuale të shpërndarjes gjeopolitike, Sërbia dhe Ballkani Perëndimor luajnë rol domethënës”, tha Doniq për Kosovo onlajn.
Sipas fjalëve të tij, mesazhet që mund të dëgjoheshin dje nga komisionerja për zgjerim, janë më domethënëse se më parë ndërsa para Sërbisë ka sfida që duhen përmbushur me një sërë hapash të domosdoshme për anëtarësim të plotë në BE, para së gjithash me mbylljen Kapitujve 3 dhe 4.
Doniq beson se Kapitulli 3 është më sfiduesi sepse merret me rritjen gjithëpërfshirëse dhe të drejtave të njeriut dhe aty ndeshet me bllokadën e vendeve kryesisht balltike jo vetëm për shkak të çështjes së sundimit të ligjit, por edhe për shkak të "politikës unike në rajon në raport me Rusinë.
"Sërbia e mbajti politikën e vet, nuk i vendosi sanksione dhe sërish mbështeti hapur palën ukrainase, kështu që ka pozicion neutral interesant. Edhe më herët, vendet baltike kishin përvojë sovjetike, kishin shumë kujdes ndaj faktorit rus. Tani edhe më shumë me aneksimin e Krimesë dhe mbarë situatën me Ukrainën. Të shikojmë se çfarë do të thotë kjo në të vërtetë sepse duhet të ketë afrim mes dy palëve, veçanërisht pasi Europa gjithmonë e më shumë po konsolidon kursin e vet të politikës së jashtme, por që sigurisht dhe ndikimin si në kuptimin ushtarak ashtu edhe në atë politik prej krizës ukrainase", thekson Doniq.
Ky i fundit paralajmëron se çështja se në cilën mënyrë do të vëzhgohej vijimi i “flirtimit” me Rusinë, sikurse shkuarja e presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq në paradën ushtarake në Moskë.
“Nëse Sërbia do të vazhdonte të ‘flirtonte’ hapur apo gjysmëhapur me interesat ruse dhe presidenti i Sërbisë, të themi, të shkonte në paradën ushtarake në Moskë ku nga i gjithë niveli europian i udhëheqësve, vetëm Orban dhe Fico do të ishin me të të cilët janë partnerë të rëndësishëm të Sërbisë, por në kontekstin europian nuk janë shtete që janë vendimmarrës të mëdhenj apo ‘lojtarë të mëdhenj vetoje’, pyetja është se si do të shikohej kjo, pasi integrimi në BE do të thotë integrim me të gjithë anëtarët dhe gjetjen e gjuhës së përbashkët me të gjithë anëtarët. Ndaj ai proces ecën shumë ngadalë”, beson Doniq.
Ky i fundit kujton se Mali i Zi aktualisht ka shkuar më larg në integrimin europian, i ndjekur nga Shqipëria, e cila "e përshpejtoi në mënyrë drastike progresin".
“Sërbia është vendi i parë pasues që ka çelur më shumë kapituj dhe më të mirën, por po përparon shumë ngadalë”, thotë Doniq.
I pyetur përse dialogu mes Beogradit dhe Prishtines kësaj here nuk ishte në axhendën e bisedimeve, Doniq thotë se kjo tregon faktin se kishte edhe tema të tjera gjeopolitike në tryezë.
"Në kontekstin momental politik, njoftimi se Sërbia do të shkojë në paradën ushtarake në Moskë, si dhe 'afrimi i qetë', vajtja e disa zyrtarëve të kishës dhe shtetit në Moskë, krijon 'ftohtësi të qetë' tek disa zyrtarëve europianë. Kështu që disa tema të tjera në shkallë gjeopolitike, duhet të kenë qenë në tryezë tani. Ndaj dhe mesazh kaq i fortë se Europa dëshiron integrimin e Sërbisë dhe se kjo ndoshta këtë herë do të shkojë edhe më shpejt, por që na duhet partner nga pala tjetër. Qeveria e re-fillim i ri, komision i ri-fillim i ri, eja pra të japin ndonjë energji më të madhe dhe domethënëse në fillim. Ndoshta këtë nuk e përmendën për të përcjellë ato mesazhe që nuk mund të interpretoheshin dyfish", beson Doniq.
0 komentet