Rafuna: Oda Ekonomike e Kosovës po bën gjithçka që të ndalojë largimin e fuqisë punëtore të kualifikuar
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë për Kosovo online se ky institucion po mundohet në çdo mënyrë që të ngadalësojë largimin e punëtorëve të kualifikuar jashtë vendit, në radhë të parë drejt Gjermanisë, ku sot jetojnë dhe punojnë një numër i madh i shqiptarëve nga Kosova, apo ata ti kthehen prej andej.
Rafuna shpjegon se të gjitha kategoritë e fuqisë punëtore janë njëlloj të interesuara për të punuar jashtë vendit.
"Ne i kemi të dyja kategoritë, të kualifikuara dhe të pakualifikuara. Fuqia punëtore e kualifikuar janë mjekët që janë më të interesuar të punojnë në Gjermani. Kemi edhe persona të pakualifikuar që shkojnë të bëjnë punë fizike”, shprehet ai.
Ai shton se Oda po përpiqet me të gjitha mjetet të ndalojë largimin e fuqisë punëtore të kualifikuar.
“Ne po bëjmë gjithçka që të mos ikin. Nëse tashmë janë larguar, atëherë le t'i kthejmë si investitorë këtu në Kosovë”, thotë bashkëbiseduesi ynë.
Ai shton se më së shumti qytetarë të Kosovës ka në Gjermani, Zvicër dhe Austri.
“Aty kemi infrastrukturë, pasi që numri më i madh i qytetarëve nga Kosova që punojnë në Bashkimin Evropian janë në Gjermani dhe kanë qenë për një kohë të gjatë. Dhe tani të gjithë kanë ose prindër, ose dikë që është atje dhe i ndihmon të gjejnë një apartament dhe një punë, dhe kjo është ajo që i bën njerëzit më të motivuar për të shkuar në Gjermani sesa diku tjetër. Janë edhe Zvicra dhe Austria, në këto tri shtete ka më së shumti qytetarë nga Kosova që jetojnë dhe punojnë atje”, thotë Rafuna.
Ai thekson se gjendja ekonomike në Kosovë është përmirësuar dhe se për këtë ka kontribuar edhe diaspora.
“Tani kishim një sezon kur erdhi diaspora jonë dhe tani është pak më mirë. Pas liberalizimit të vizave, të gjithë filluan të udhëtojnë jashtë vendit, të vizitojnë dikë dhe të shpenzojnë. Tash PBSH i jonë është rritur në rreth 400 dhe synimi është që të jemi edhe më të lartë”, thotë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës.
0 komentet