Shahini: Pagat minimale në Kosovë më të ulëtat në rajon, qeveria duhet t’i rrisë

Agim Šahini
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Aleancës së Bizneseve, Agim Shahini, ka vlerësuar se paga minimale në Kosovë është më e ulëta në rajon dhe arrin vetëm 350 euro, por se ky shumë nuk i mbulon nevojat e shportës konsumatore. Zgjidhjen ai e sheh në vendimin e qeverisë për ta rritur pagën minimale.

„Paga minimale në Kosovë është më e ulëta në gjithë Ballkanin, 350 euro. Me një pagë të tillë minimale punëtorët nuk mund të jetojnë as 15 ditë. Në këtë moment paga minimale duhet të jetë së paku 500 euro“, deklaroi Shahini për Kosovo Online.

Ai shton se ky shumë nuk mbulon shportën konsumatore dhe se qeveria duhet të marrë vendim për rritjen e saj.

„Kjo pagë aspak nuk e mbulon shportën konsumatore, dhe qeveria duhet të marrë vendim për rritjen e pagës minimale“, theksoi Shahini.