Shahini: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t'i rezistojnë pushtimit ekonomik nga Evropa

Agim Šahini
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, vlerësoi se vendet e Ballkanit Perëndimor do të duhet të gjejnë forcën për të kundërshtuar bashkërisht pushtimin ekonomik nga Evropa.

“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, kur bëhet fjalë për popujt, janë normale. Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet politike, tashmë është në mendjen e politikanëve. Ende ka probleme. Por, ngadalë, ndryshimet do të vijnë këtu në Kosovë dhe në Serbi. Dhe është në mendjen e politikanëve që të kuptojnë se ne duhet të gjejmë një zgjidhje se si të përparojmë drejt Bashkimit Evropian, së bashku me të gjitha vendet e Ballkanit dhe se si, si vende të vogla të Ballkanit, mund të kemi një forcë të përbashkët kundër pushtimit ekonomik ose kundër tregut që është shumë liberal në Ballkan, dhe po vjen çdo ditë e më i fortë nga Evropa për Kosovën”, tha Shahini për Kosovo online.

Duke komentuar praninë në rritje të mallrave serbe në Kosovë, Shahini thotë se qytetarët nuk i detyron origjina e një produkti, por cilësia dhe çmimi i tij.

“Konsumatorët kosovarë nuk janë shumë të lidhur me një produkt, por me cilësinë dhe çmimin më të mire. Produktet nga Serbia që tashmë kanë filluar të mbërrijnë në Kosovë këtë vit, dalëngadalë po zënë vendin e tyre në treg”, thekson Shahini.

Ai paralajmëron se prodhuesit serbë duhet t'i kushtojnë më shumë vëmendje kërkesave të konsumatorëve kosovarë në mënyrë që të rikthehet niveli i eksporteve para sanksioneve.

“Prodhuesit serbë duhet të vazhdojnë t'i kushtojnë më shumë vëmendje konsumatorëve kosovarë nëse duan të kthehen në nivelin para vendosjes së sanksioneve, që ishte pothuajse 500 milionë euro qarkullim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, theksoi Shahini.