Gjenerali italian Jubini: I trembem tensioneve të reja në Kosovë, sërbët kanë të drejtë të jetojnë aty ku kanë rrënjët
Gjeneral brigade në pension, italiani Rafaele Jubini vlerëson në intervistën për Kosovo onlajn se bota në 2024 do të ndeshet me sfida serioze të sigurisë të cilat i shikon edhe në hapësirën e Kosovës. Ai thotë se sërbët e kanë impresionuar me këmbënguljen me të cilën ruajnë traditat dhe vendet e tyre të adhurimit dhe se Italia ka detyrim moral të bëjë gjithçka që është në dorën e saj për të zgjidhur nyjet politike që pengojnë diskutim të sinqertë mes Beogradit dhe Prishtinës.
Gjeneral Jubini në vitin 2003 ishte komandant i një prej njësive më elitare speciale italiane-regjimenti i parashutistëve "Nembo" pjesë e kontigjentit italian multikombëtar të forcave të Kfor. Emërtesa taktike e kësaj njësie në Kosovë ishte "Grupi operativ Akuila".
Falë këtyre forcave u ndal eksodi i sërbëve nga enklava, por edhe mbrojtja e Patriakanës së Pejës.
Për këtë akt heroik të vitit 2004, Sinodi i Shenjtë i KOS e ka dekoruar atë me Dekoratën e Shënjt Savës „Brigada folgore“ e cila i përkiste regjimentit 183 NEMBO. Kjo është hera e parë që një njësi e huaj ushtarake merr dekoratën e KOS.
Gjeneral Judini kujton ato vite por edhe analizon situatën aktuale të sigurisë, ashtu sikurse dhe në rajon dhe në botë.
Ai e vlerëson situatën në nivel global për vitin 2024 si vitin e zgjedhjeve dhe konflikteve.
“Ky vit në thelb do të karakterizohet si vit i zgjedhjeve politike që do të mbahen në mbarë botën. Në fakt, më shumë se gjysma e popullsisë botërore do të thirret në vendvotime. Përveç zgjedhjeve europiane-që do të thirren për të votuar rreth 400 milionë zgjedhës-do të votohet dhe në disa prej vendeve me popullsi më të madhe të botës si në Brazil, Indi, Meksikë, Rusi dhe SHBA. Në 2024 konfliktet e tashme mund të zgjerohen dhe eskalohen deri në nivelin e rrezikshëm, përfshirë dhe trafikun detar në Detin e Kuq ku këto ditë po ndodhin sulme të Hutuve-aleatëve të Iranit. Gjithashtu egziston rrezik real nga zgjatja e konflikteve në nivel rajonal, si pasojë e aksioneve të Hezbollahëve ndaj Izraelit nga ana jugore e Libanit. Megjithatë gjithashtu mund të thuhet se ky rajon prej shumë kohësh ka qenë i ndjeshëm në momente të krizave serioze. Në Lindjen e Largme në zgjedhje do të dalin dhe ishulli i Tajvanit, i cili është nën presionin e Kinës dhe ku rreziqet nga konflikti pothuajse janë të qëndrueshme. Edhe në kontinentin afrikan egzistojnë konflikte të cilat sigurisht do të zgjasin dhe mund të intensifikohen në vitin 2024. Siç po e shikoni situata me të cilën ndeshemi nuk na çon në parashikime optimiste”.
A është Bota pranë një lufte tjetër të madhe. A po shikoni paqe?
Mendoj se bota nuk është pranë një konflikti tjetër-Luftës së Tretë Botërore-dhe besoj se duhet dhe mundemi të jemi optimistë në lidhje me këtë. Nuk ndaj qëndrimin me ata që shumë luftëra që janë duke u zhvilluar momentalisht, besohen për luftë botërore me intensitet të ulët. Besoj fort në gatishmërinë e fuqive të mëdha si ajo e Shteteve të Bashkuara, Federatës Ruse dhe Kinës që të mbajnë këtë “fërkim” nën kushte të kuptueshme.
Çfarë mendoni për sfidat më të mëdha të sigurisë në Kosovë për 2024?
Përsa i përket sigurisë në Kosovë, besoj se rreziqet më të mëdha janë të lidhura me kokfortësinë politike tek të dy palët. Fatkeqësisht në pjesën veriore ende egziston tension i fortë i cili shpresojmë se do të zbutet në vitin 2024. Duhet të pranojmë që tensionet mes komunitetit sërb e shqiptar në Kosovë mund të acarohen pa paralajmërim dhe të çojnë drejt trazirave serioze. Në kuptimin historik, sigurinë do të duhet t’a ofrojë Policia Kosovare, Euleks-gjyqësori civil dhe kontigjenti multinacional ushtarak i Kfor. Në kuptimin praktik është mjaft e vështirë të parashikohen lokacionet dhe karakteristikat e protestave dhe trazirave.
Gjeneral Ulutash, komandanti i Kfor, së fundi e ka përshkruar situatën e sigurisë në Kosovë si „të qetë, por ende të brishtë”. Çfarë do të thotë për ju si ushtarak etiketimi „situatë e brishtë“?
Do të thoja se fjala e brishtë është e afërt me situatë e mirë e cila përshkruhet situata që momentalisht është relativisht stabile, por e cila mund të degjenerojë për pak orë. Etiketimi “e brishtë” nuk është term ushtarak, por komandanti i Kfor gjeti fjalën që përshkruan situatën në balancë të pasigurtë dhe se përherë është në rrezik prej shpërthimit. Megjithatë egzistojnë shenja vullnetmira nga ana e Sërbisë e cila kohët e fundit lejoi automjetet me targa kosovare të udhëtojnë në territorrin e vet. Kryeministri kosovar Albin Kurti tha se do të ndërmarrë të njëjta masa për automjetet me targa sërbe të cilat hyjnë në Kosovë. Sigurisht që situata vazhdon të jetë e nderë dhe zbatimi i kushteve që kënaqin të dy palët, për mendimin tim është ende larg.
Si pasojë e përkeqësimit të situatës, Kfor dhe Nato po rrisin numrin e trupave veçanërisht në veri. A mund të ndihen të sigurtë tani sërbët?
Ashtu sikurse e kam thënë, situata është përafërsisht komplikuese. Shpresojmë se instalimi i trupave do të veprojë si pengesë për rikthimin e trazirave. Prania e dukshme e ushtarëve të KFOR duhet të pengojë provokimet dhe aktet e dhunës ndaj pakicës sërbe.
Si e vlerësoni pozitën e komunitetit sërb në Kosovë?
Besoj se sërbët në Kosovë janë në moment shumë të vështirë. Ata sigurisht kanë të drejtë të jetojnë aty ku janë traditat dhe rrënjët e tyre. Kur populli detyrohet të braktisë tokën e vet si pasojë e kushteve që pamundësojnë jetën, kjo gjithmonë është tragjedi. Nga këndvështrimi racional, do të ishte e nevojshme të shmangej shpërngulja për të mos varfëruar më tej popullsinë, por, përveç nevojës për të jetuar në atmosferë të qetë, familjet duhet të kenë perspektivë ekonomike dhe sociale. Fëmijët kanë nevojë për shkolla dhe mundësi punësimi në të ardhmen.
Kthehemi tek përfshirja juaj ushtarake në Kosovë. Në vitin 2003 keni qenë komandant i kontingjentit italian të KFOR në Kosovë. Cila ishte atëherë sfida më e madhe për ju dhe ushtarët tuaj?
Kam qenë në Kosovë në vitin 2003 me njësinë time në IPK. Menjëherë u mahnita nga bukuria natyrore e rajonit të pasur me kisha dhe monumente. Duke parë ndërtesat e lashta, ndihej fryma e historisë dhe religjioziteti i thellë i popullit sërb. Menjëherë ndjeva detyrën dhe përgjegjësinë për t'i mbrojtur ato vende nga çdo kërcënim. Fatkeqësisht, në Kosovë nuk e kuptojnë të gjithë se trashëgimia historiko-fetare është pasuri kulturore që tejkalon përkatësinë politike apo fetare. Në atë kohë, Kfor u përball gjithashtu me krime me intensitet të ulët deri në të mesëm që ishte i përhapur në vend. Shpresoj që sot ajo fazë të jetë ndalur.
Çfarë ju ka ngelur personalisht përshtypja më e fortë në atë kohë?
Përpara se t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, do të dëshiroja të them se kam qenë në Kosovë në vitet 2000, 2001, 2002 dhe 2003 në misione nën komandën e Kfor. Më duhej të lidhja kontakte me banorët vendas dhe të gjithë ishin mjaft miqësorë dhe të respektueshëm ndaj meje. Sërbët veçanërisht më kanë impresionuar prej këmbënguljes me të cilën ruajnë traditat dhe vendet e tyre adhuruese. Pata nderin e madh të takoja peshkopin ortodoks Jovan Qullibërk i cili në atë kohë ka qenë murg. Shpesh vizitonte Patriarkanën e Pejës dhe unë me të takohesha rregullisht. Prej tij mësova shumë për historinë e Patriarkanës dhe rëndësinë e saj si simbol fetar i popullit sërb.
Së fundi, kur u zhvendos monumenti i ushtarëve sërbë në Prishtinë, thatë se ai duhet kthyer që “shpirtrat e ushtarëve të gjejnë paqe”. Kjo u bë pas presionit publik. Sa e rëndësishme është të njohësh historinë e një populli dhe vendi para marrjes së të tilla vendimeve?
Njohja e origjinës dhe historisë së një populli është e rëndësisë thelbësore nëse dëshironi të sundoni me ekuilibër dhe respekt për shpirtin këtij populli. Ekstremizmi politik dhe fetar duhet të lihet jashtë veprimit të pushtetit i cili duhet të merret në konsideratë nga të gjitha ndjeshmëritë e ndryshme. Si ushtarak, gjithashtu dëshiroj të theksoj se respekti për ushtarët që ranë duke mbrojtur vendin e tyre, është baza e të gjitha qytetërimeve njerëzore. Zhvendosja e njënshme e pllakës mund të duket si një gjest i rëndësisë së vogël për ata që nuk i ndajnë këto vlera. Por ka rëndësi të madhe politike nëse aksioni drejtohet ndaj atyre që konsiderohen armiq, ndonëse tashmë janë të varrosur nën dhe.
0 komentet