Grenell: Kurti është problem në dialog, para shkuarjës së Thaçit në Hagë ishim në rrugë të mbarë për të arritur marrëveshje
Kurti është problem në dialog, sepse nuk i respekton marrëveshjet e mëparshme, përfshirë edhe AKS. Më 3 qershor ai kaloi vijën e kuqe të vendosur nga BE-ja dhe administrata e Bidenit dhe këtë e bëri pa pasoja, thotë Richard Grenell, ish i dërguari special i Donald Trump, në një intervistë për Kosovo online.
Grenell po ashtu thekson se Hashim Thaçi, i cili aktualisht po gjykohet për krime lufte në Gjykatën Speciale në Hagë, ndryshe nga Kurti, do të respektonte marrëveshjet e mëparshme.
"Unë mendoj se ne ishim në rrugën e duhur për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë derisa Thaçi ishte president i Kosovës. Marrëveshjet e tilla nuk janë kurrë të lehta, të dyja palët duhet të jenë në gjendje të marrin vendime të vështira dhe të ecin përpara. Vendimet nuk janë politike, por rreth ekonominë dhe kam qenë shumë i qartë me njerëzit kur kam qenë pranë të dërguarit të Presidentit Trump, nuk jam dikush që kam familje të vuajtur apo të prekur nga lufta në Ballkan, nuk kam qenë aty, nuk kam emocione për atë luftë dhe Unë i kuptoj njerëzit që më kritikojnë se jam i pandjeshëm, që nuk i kuptoj. Gjithçka është e qartë, por do t'u thoja popullit të Kosovës, miqve shqiptarë dhe miqve nga Serbia se është mirë të kesh dikë nga ana, një palë e tretë që do të ndihmojë në vështrimin e gjërave.Gjithmonë ka qenë qëllimi gjatë administratës Trump të ndërtohet ekonomia, që të rinjtë të mos ikin nga këtu, të ndërtojnë jetë këtu dhe që sektori privat të vijë e të krijojë vende pune. Mendoj se ishim në atë rrugë”, thotë Grenell.
Jack Smith ishte kryeprokuror kundër Trump, dhe më parë ai ishte kryeprokuror në Hagë kur Thaçi u akuzua. Si e shikoni atë?
Nuk ka dyshim se ky proces kundër Thaçit është politik. Ne negociuam në Shtëpinë e Bardhë që të dyja palët t'i linin të gjitha çështjet në gjykatat e vendeve të tyre, se nuk do të kishte gjykatë ndërkombëtare, sepse pas 25 vitesh nuk pati aktakuza dhe më pas Jack Smith vendosi t'i merrte gjërat në duart e tij. Ajo që ka qenë aktakuza ndaj Thaçit dhe ajo që është paraqitur në gjykatë nuk janë të njëjta. Urrejtja e Smith ndaj Trump ishte e vërtetë dhe ai po përpiqet të sigurohet që Trump të mos jetë në gjendje të fitojë.
Kurti kaq herë e ka kaluar vijën e kuqe pa pasoja dhe tani ekziston frika se pas ngjarjeve në Banjskë, ndërkombëtarët do ta lejojnë të bëjë çfarë të dojë?
Unë mendoj se komuniteti ndërkombëtar duhet të zbatojë atë që u kërkua më 3. qershor, kjo është e qartë. Isha i qartë kur thashë se Kurti nuk është i dobishëm, se ai kritikohet edhe nga republikanët edhe nga demokratët, nga NATO, nga BE. Ai ka kaluar vijën e kuqe më 3. qershor dhe nuk ka pasur pasoja. Besueshmëria e SHBA-së dhe BE-së tani është në rrezik.
Si ta detyrojnë Kurtin të respektojë atë që është marrë vesh më 3. qershor?
Duhet më shumë presion ndaj Kurtit nga bashkësia ndërkombëtare.
Kush është problemi në dialog - BE-ja, presidenti i Serbisë apo kryeministri i Kosovës?
Për momentin problemi është te Kurti, nuk po i respekton marrëveshjet e mëparshme. Thaçi do t'i respektonte.
Në fjalimin e fundit para gazetarëve në Prishtinë, këshilltari i kancelarit gjerman Olaf Scholz (Jens Plotner) i sugjeroi të dërguarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, se çfarë t'i përgjigjet njërës prej pyetjeve. A ju befason kjo?
Nuk e kam parë, por nuk jam i befasuar. E dini, ne kishim probleme me BE-në, e cila fliste vetëm për politikë, por jo për ekonomi. Ata nuk i qëndrojnë deklaratave që bëjnë dhe kështu BE-ja e vë në pikëpyetje besueshmërinë e saj.
Ju keni paralajmëruar muaj më parë se do të ketë përshkallëzim?
E shihni, unë besoj në këtë rajon dhe njerëzit në rajon. Unë do të punoj që të mos ketë konflikt, të gjithë duhet të punojmë për të qetësuar situatën dhe nevojitet më shumë lidershipi amerikan.
Nëse Trump merr një mandat të dytë presidencial, a besoni se do t'ia dilte mbanë të sillte Beogradin dhe Prishtinën në një marrëveshje?
Unë do të thoja se po punoj shumë për ta bërë Trumpin përsëri president. Ne nuk do të kishim një luftë në Ukrainë, në Lindjen e Mesme, një konflikt në Ballkan nëse Trump do të ishte ende president dhe besoj se ai do të përqendrohet menjëherë në këto çështje në mandatin e tij të dytë.
0 komentet