Lista Sërbe: Ndalni përdhosjen e varreve sërbe

Srpska lista
Burim: Facebook

Lista Sërbe ka dënuar ashpër gërmimin e varreve ortodokse sërbe në pjesën veriore të Mitrovicës së Kosovës ku siç thuhet, është ndërmarrë prej kompanisë shqiptare me urdhër të qeverisë së Albin Kurtit ku për këtë kërkohet prej bashkësisë ndërkombëtare të reagojë urgjentisht dhe të ndalë përdhosjen e varreve sërbe.

"Pasi regjimi i Albin Kurtit nisi procesin e konfiskimit të tokës sërbe nga mikpritësit tanë të çmuar dhe gërmimin e rrugëve mes fshatrave sërbe, tashmë guxuan të gërmojnë varrezat tona, t'i përdhosin dhe të shpërndajnë eshtrat e të parëve tanë", thuhet nga Lista Sërbe.

Prej kësaj të fundit shtohet se qytetarët e Mitrovicës së Kosovës dhe mbarë populli sërb i Kosovës me trishtim, mosbesim dhe zemërim të drejtë, shpreh indinjatën për këtë procedurë të turpshme, çnjerëzore dhe antiqytetare.

“Kjo procedurë duhet të ndërpritet sa më shpejt dhe gjendja në terren të kthehet në atë të mëparshmen, në bashkëpunim me priftërinjtë e Arqipeshkvisë rashko-prizrenase të KOS” bëhet e ditur në deklaratë.