Petkoviq: Lamë pas vit të vështirë, populli sërb në K&M di sesa e rëndësishme është të qëndrojmë bashkarisht

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Lamë pas vetes vit të që solli shumë probleme për popullin tonë, por treguam se me forcën e unitetit dhe politikës së mençur, mund të jemi të fortë sesa fatkeqësitë dhe terrori i Kurtit. Sikurse thotë presidenti ynë Aleksandar Vuçiq, kurrë nuk ka qenë e lehtë të jesh sërb në Kosovë e Metohi, por unitetin sërb kurrkush nuk mundi t’a thyejë. Sa më të forta ishin sulmet ndaj nesh, aq më i fortë ishte uniteti ynë, tha në intervistë për Politikën, drejtori i Zyrës për K&M Petar Petkoviq.

Petkoviq thotë se "populli ynë në Kosovë e Metohi e di mjaft mirë sesa e rëndësishme është të qëndrojë i bashkuar, pranë njëri-tjetrit, sepse jemi pengesë kaq e fortë ndaj atyre që nuk i dëshirojnë asgjë të mirë popullin tonë".

"Këte e treguam në zgjedhjet vendore kur mbrojtëm komunat tona në jug dhe rikthyem katër komuna në veri të K&M dhe përmirësimi tashmë po ndihet tek bashkatdhetarët tanë para së gjithash në Lleposaviq, Mitrovicën e Kosovës, Zveçan, Zubin Potok…" thotë drejtori i Zyrës për K&M.

Me çfarë shpresash dhe pritshmërish populli sërb pret vitin 2026 dhe Krishtlindjen?

Jeta është rikthyer në ato vendbanime sërbe, por para nesh ka ende shumë punë për të rregulluar komunat tona sipas masës së popullit tonë dhe kjo do të jetë detyra jonë primare për vitin para nesh, nën vijueshmërinë e mbështetjes për komunat tona në jug, çeljen e vendeve të reja të punës, ndërtimin e shtëpive të reja dhe mbështetjen financiare dhe shumë projekte të tjera. Dhe zgjedhjet e fundit të dhjetorit në të cilat populli sërb dhe Lista Sërbe fituan edhe një tjetër fitore bindëse në të cilat morëm 3,000 vota më shumë në raport me zgjedhjet e shkurtit, ku ju tregohet se bashkarisht dëshirojmë të ndërtojmë të ardhme të mirë në këto hapësira. Ndaj jam i bindur se viti para nesh, do të jetë vit i forcës dhe harmonisë sërbe më të madhe në Kosovë e Metohi. Popullit tonë i uroj që festën e Krishtlindjes t’a kalojë në paqe dhe shëndet të mirë me të dashurit e tyre dhe në harmoni me kishën dhe bashkatdhetarët, që së bashku me shtetin e tyre Sërbinë, të ndërtojë të ardhme të mirë në këto vise.

Në këtë atmosferë kaq të helmuar, sa të sigurt janë sërbët në Kosovë?

Siguria e rrezikuar e popullit tonë në Kosovë e Metohi është sfida më e madhe me të cilën përballemi, ndërsa flitet për më shumë se 700 incidente etnikisht të motivuara, sulme ndaj fëmijëve tanë, kishave, arrestime arbitrare të bashkatdhetarëve tanë për arsye politike... Ne përditë në çdo hap dhe takim, u dëshmojmë përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, sesa të kërcënuar janë sërbët në Kosovë e Metohi, se u shkelen të drejtat e tyre themelore të njeriut. Me ofensivë diplomatike dhe politike, zgjodhëm që çështjen e cënimit të të drejtave të popullit sërb në K&M t’a ngremë në nivel të lartë në qarqet ndërkombëtare dhe rreth kësaj dëshmohet qartë dhe në seancat e Këshillit të Sigurimit të KB ku sot mund të dëgjoni qartë se me çfarë telashesh përballet populli ynë përditë dhe në çdo vend. Me këtë presion dhe ndaj faktorit ndërkombëtar do të vazhdojmë sepse bota duhet t’a dijë se sa padrejtësi po përjeton populli sërb në K&M në zemër të Europës në shekullin e XXI.

Si do t’a komentonit atë çka prej ardhjes së Kurtit, sërbët janë shndërruar në shënjestra legjitime?

Është e njohur që axhenda e Kurtit është një politikë antisërbe që ka për synim persekutimin e gjithçkaje sërbe në Kosovë e Metohi. Nën sulm janë dhe kishat dhe manastiret tona, populli ynë është nën shënjeshtër përditë dhe ata pavarësisht gjithçkaje, vazhdojnë heroikisht të mbrojnë vatrat e tyre. Pothuajse nuk ka familje në Kosovë e Metohi që nuk është gjendur nën sulmin e regjimit në Prishtinë, nuk janë kursyer as gratë tona, fëmijët, kishat, varrezat... Nuk mundemi të harrojmë se si një natë para Krishtlindjes, pjestari i të ashtuquajturës Forcat e Sigurisë së Kosovës së Kurtit Azem Kurtaj, shtiu ndaj dy fëmijëve sërbë, Stefanit dhe Milloshit në Gotovushë të Shtërpcës vetëm sepse mbanin pemën e Krishtlindjes... Ndaj kësaj nuk duhet që të mbyllnin sytë përfaqësuesit ndërkombëtarë sepse atyre u është besuar mandati për të mbrojtur popullin sërb, që të jetë digë prej terrorit të Kurtit. Dëshiroj dhe të theksoj se populli ynë pavarësisht gjithçkaje, nuk ra pre e provokimeve të Kurtit, as nuk uli kokën, por me krenari e dinjitet, mbajti dhe e ruajti emrin dhe mbiemrin sërb në Kosovë e Metohi ndaj dhe ata janë heronj të vërtetë të epokës së sotme, dinjitozë për paraardhësit e tyre dhe brezat e ardhshëm. Pak popuj do kishin rezistuar nga e gjithë kjo dhe të dilnin edhe më të fortë dhe unikë.

A prisni ndryshime për mirë pas zgjedhjeve dhe në këtë vit?

Në radhë të parë dëshiroj që të uroj popullin tonë për pjesëmarrjen e madhe në zgjedhje, për përgjegjësinë që tregoi, dëgjuan dhe thirrjen e presidentit të tyre Aleksandar Vuçiq dhe mbështetën Listën tonë Sërbe. Kur sot shikoni Mitrovicën e Kosovës, qytetin e feniksit që është sërish gjallë dhe në të cilin dëgjohen sërish zërat e fëmijëve, kur dëgjoni kambanat e Graçanicës sonë, kur dëgjoni të qarat e foshnjave të porsalindura në maternitetin në Pasjan ku çdo vit gjithnjë e më shumë lindin fëmijë sërbë, mjafton të dimë dhe besojmë se për ne vijnë kohë të mira. Nuk ka pamje më të bukur kur trengjyrëshi sërb valëvitet me krenari në vendbanimet sërbe në Kosovë e Metohi, ashtu sikurse këtë mundëm t’a shikonim gjatë fushatës së fundit. Dhe këto skena janë përgjigjja më e mirë për të gjithë ata që dëshironin që mos të ishim në këto vise. Shtetin e Sërbisë askush nuk mund t’a shkëpusë prej gjoksit të popullit tonë në K&M sepse ajo lidhje kërthizore me Beogradin, është e pazgjidhshme. Kjo u tregua dhe nga pjesëmarrja madhështore e sërbëve në zgjedhje dhe përgjegjësia që tregoi populli ynë, për t'i besuar vetëm shtetit të tyre Sërbisë dhe presidentit Vuçiq.

Kurti bënte gjithçka që t’i pamundësonte Listës Sërbe që të luftonte politikisht në zgjedhje?

Nuk kishim dilema se Kurti do të bënte gjithçka të tentonte që t’i linte poltikisht pa kokë sërbët dhe të ndalonte Listën Sërbe, sepse e di që ajo lufton pa kompromis dhe me vendosmëri për interesat e popullit sërb në K&M. Lista Sërbe e shqetëson Kurtin pikërisht sepse është e vetmja parti sërbe, sepse ka mbështetjen e shtetit të Sërbisë, sepse nuk pajtohet me shantazhin e Kurtit, por i reziston fuqishëm terrorit të përditshëm. Ndaj Kurti ndërmerr dhjetëra proçese ndaj udhëheqësve të asaj partie, u anulon vendet e garantuara në parlamentin krahinor, por i erdhi përgjigje më e fortë në formën e harmonisë dhe unitetit sërb. Kjo u tregua më së miri nga shifrat e zgjedhjeve. Me rritjen e pjesëmarrjes në vendbanimet sërbe, Lista Sërbe mori më shumë se një mijë vota të reja në Mitrovicën e Kosovës në raport me zgjedhjet e shkurtit, i njëjti rezultat në Lleposaviq, Zveçan, në të gjitha vendbanimet sërbe. Ky është leksion që Kurti dhe separatistët e tij duhet t’a mësojnë. Kur nuk arriti të shuante Listën Sërbe, e zgjidhi me inxhinierinë zgjedhore me të besuarin e vet Nenad Rashiqin në parlament dhe këtë me votat e shqiptarëve, çka është në kundërshtim me rregulloret e Prishtines.

Në cilën mënyrë?

E inagjinoni dot ju që Rashiq të marrë vota në zona të pastra shqiptare, të cilat janë pastruar etnikisht plotësisht nga sërbët. Kështu që në Prizren dhe Gjakovë ai mori afro 400 vota dhe dihet mirë që aty sërbë nuk ka prej kohësh. E njëjta situatë dhe në vende të tjera që nuk ka sërbë. Kurti, të besuarit të vet i dhuroi vota dhe në Kaçanik, Podujevë, Gllogovc, Mamushë, Ferizaj... Ndaj ai nuk është dhe nuk mund të jetë përfaqësues sërb, por i Kurtit dhe rreth kësaj dëshmohet dhe të gjitha vendimet antisërbe për të cilat i ka votuar dhe mbështetur.

Cila është pozita e Kishës Ortodokse Sërbe? Sulmet ndaj manastireve dhe kishave janë pothuajse përditshmëri kosovare?

Kisha jonë në Kosovë e Metohi përherë ka ndarë fatin e popullit tonë dhe së bashku me të ka kaluar përmes të gjitha sprovave. Kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë e Metohi, si vende të gjalla besimi, harmonie dhe qëndrueshmërie, ishin dhe do të mbeten fortesa jonë në Kosovë e Metohi. Falë popullit tonë besimtar dhe Mitropolitit tonë Theodhosi, kandilet tona janë të gjalla në Kosovë e Metohi. Rreth rrezikshmërisë së vendeve tona të shenjta, janë informuar dhe përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare që operojnë në territorin e K&M përmes vizitave të shumta tek kishat tona ku dhe personalisht mund t’a vërtetojnë dhe të informohen rreth të gjitha vështirësive me të cilat po përballet Kisha jonë Ortodokse Sërbe në K&M. Nuk mund të ndërtohet paqja dhe bashkëjetesa tek veprimet e atyre ekstremistëve që të inkurajuar nga retorika nxitëse e politikanëve nga Prishtina, sulmojnë vendet tona të shenjta, ulin flamujt kishtarë, plaçkitin kishat, shkatërrojnë monumentet e viktimave sërbe, varrezat tona... Por kur shikoni pamjet më të bukura nga Deçani, Graçanica dhe nga shumë kisha në mbarë Kosovën dhe Metohinë, plot me njerëz për Krishtlindje dhe festa të tjera, ajo fetari jep besim dhe forcë se do të qëndrojmë në vatrat shekullore.

Shumë herë keni biseduar me delegacionin e Prishtinës në Bruksel. Si dukeshin ato bisedime?

Nuk ka bisedime të lehta në Bruksel, sepse prej tyre varet mbijetesa e popullit tonë. Më shpesh, ato zgjasin dhjetë orë në ditë dhe me të gjithë ekipin e ekspertëve në delegacionin tonë, luftojmë për çdo fjalë, çdo paragraf të marrëveshjes, por sado të vështira të ishin ato bisedime, është edhe më e vështirë për popullin tonë në terren. Ndaj për ne nuk ka alternativë tjetër veç dialogut, sepse është më mirë të kemi probleme në tryezën e negociatave dhe t'i zgjidhim aty, sesa të bjerë tek populli ynë. Dialogu për ne do të thotë kërkim i kompromisit dhe zgjidhjeve të qëndrueshme, ndërsa në Prishtinë këto fjalë janë të ndaluara. Fatkeqësisht ne nuk kemi bashkëbisedues të besueshëm nga ana prishtinase, sepse po shkatërrojnë dhe shkelin të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani, nisur qysh me Marrëveshjen e Parë për Normalizimin e Marrëdhënieve, e cila parashikonte formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe.

Për më shumë se 12 vite?

Ne kemi hyrë në vitin e 13 që Prishtina refuzon të përmbushë detyrimet e marra më parë dhe formimi i BKS garant i zbatimit të të cilit është Unioni Europian. Në të tilla kushte, është e pamundur të negociohet. Të jeni të sigurt se në vitin 2026 do të këmbëngulim fuqishëm në formimin e BKS si çështje kyçe në dialog dhe në proçesin e normalizimit të marrëdhënieve, si dhe do të vazhdojmë të ruajmë paqen dhe stabilitetin, të jemi përgjegjës dhe të kërkojmë kompromis.

A prisnit kaq shumë punë kur pranuat që të ishit drejtor i Zyrës për K&M?

Nuk ka nder dhe detyrim më të madh për t'i shërbyer shtetit dhe popullit tënd në Kosovë e Metohi. Kur dimë se sa probleme ka populli ynë në Kosovë e Metohi për shkak të lëvizjeve të njëanshme dhe eskaluese të Albin Kurtit dhe Prishtina, ekipi ynë në Zyrën për K&M është në shërbim të popullit të vet përditë, sepse prej nesh kërkohet situata në të cilën jetojnë bashkatdhetarët. Kjo nuk është dhe nuk mund të jetë punë, por thirrje. Komunikimi direkt me presidentin Aleksandar Vuçiq i cili përherë në gjysmën e ditës dhe në gjysmën e natës është i gatshëm të dëgjojë dhe të ndihmojë në të gjitha çështjet që lidhen me Kosovën e Metohinë dhe popullin tonë, me rëndësi thelbësore për punën dhe veprimin tonë në terren, sigurisht me mbështetjen e mbarë Qeverisë së Serbisë.

Cilat janë planet e Zyrës për K&M për vitin 2026?

Kemi lënë pas vitin që patëm buxhet historik të Zyrës për K&M për të ndihmuar popullin tonë në krahinë dhe besoj se kështu do të jetë dhe ky vit. Kemi çelur në fund të dhjetorit konkurs për 300 vende të reja pune në shëndetësi dhe tashmë rreth 15 janarit përfundon konkursi për 700 personel mjekësor dhe jo-mjekësor në institucionet shëndetësore sërbe në K&M çka do të rezultojë në punësime të reja. Këto janë 1,000 vende të reja pune në shëndetësi në K&M nën shumë projektesh të tjera ndihmëse. Ju kujtoj se prej shkurtit kemi nisur me masë jashtëzakonisht të rëndësishme, çka është se secili prej njerëzve tanë që nuk kanë të ardhura, të përfitojë 20,000 dinarë çdo muaj ndihmë, gjithashtu çdo fëmi që shkon në kopësht, shkollën fillore apo të mesme, çdo muaj të përfitojë 5,000 dinarë... Në dy vitet e fundit, janë dorëzuar 1,158 pako me materiale ndërtimi për rindërtimin e shtëpive tona në K&M dhe në të njëjtën periudhë 152 familje sërbe kanë marrë apo do të akomodohen së shpejti shtëpi të reja. Ky është thelbi i një politike të përgjegjshme, të kujdesemi për secilin prej njerëzve tanë, për çdo shtëpi, fëmijë dhe me të tillë politikë do të vazhdojmë dhe në vitin 2026.