KUSH është KUSH-Tomas Vajc: Zëri i fortë pro Prishtinës
Eurodeputeti austriak Tomas Vajc, i cili mund të bëhet raportuesi i ri për Kosovën në Parlamentin Europian, ashtu sikurse paraardhësit e tij Viola fon Kramon dhe Ulrike Lunaçek, në të kaluarën kanë treguar njëanshmëri në favor të Prishtinës.
I vendosur në qëndrimin se normalizimi i marrëdhënieve mund të arrihet vetëm me njohjen reciproke të Kosovës dhe Sërbisë, duke mos e fshehur mbështetjen për Prishtinën. Njëkohësisht nuk heziton të qortojë të tjerët, si Oliver Varheli dhe Mirosllav Llajçak, për anshmërinë e tyre në favor të Sërbisë.
Nga ana tjetër, pothuajse nuk ka asnjë deklaratë të Vajcit në të cilët do të tregonte pozitën e vështirë të sërbëve në Kosovë.
Në politikë hyri si bio-fermer dhe mandatin e parë në Parlamentin Europian e fitoi në vitin 2017, duke marrë vendin e Ulrike Lunaçek.
Pas zgjedhjeve të 2019 humbi vendin në Parlamentin Europian, por u rikthye në të, falë Brexit pasi Austria mori mandat shtesë.
I lindur në Vjenë, pasi mbaroi shkollën dhe udhëtimet nëpër botë, nisi të merrej me bujqësi në Lajbnic. Vëmendje të veçantë i kushtoi bio-bujqësisë. Si hap logjik, u bashkua me të Gjelbrit i bindur se ishte e vetmja parti e interesuar për bujqësinë dhe fermerët organikë.
Gjatë angazhimit tek europianët e Gjelbër, ndihmoi zhvillimin e partive të gjelbra në Ballkan.
Në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Europian, Vajc u frikësua se për shkak të parashikimeve të këqija, të Gjelbrit nuk do të merrnin vota të mjaftueshme për të mbajtur mandatin parlamentar e këtu njoftoi se do të luftonte për vota preferenciale dhe se do të insistonte që vendimi rreth asaj se kush do të jetë në PE, kryesuesi i listës së Lena Shilling apo ai, duhet të miratohet në bazë të votave personale të fituara.
Por, sikurse të Gjelbërtit mundën të mbanin dy mandatet e tyre pavarësisht humbjeve të mëdha, Vajc nuk i’u desh të hapte front brenda partisë dhe mbeti në Parlamentin Europian dhe pa kryesues liste.
Gjatë karrierës politike në Parlamentin Europian, vijoi aty ku e la ajo e cila në këtë organ e zëvendësoi-Ulrike Lunaçek dhe u shqua si një nga lobistët kryesorë pro Kosovës.
Vajc është vetëm një nga lobistët e shumtë austriakë pro Kosovës, mes të cilëve tani veçohet kolegia e tij partiake Kati Shneberger, por mbi të gjitha Lukas Mandl nga radhët e Partisë Popullore Austriake (OVP).
Pas miratimit të vendimit për liberalizimin e vizave, Vajc tha se ajo ditë ishte e gëzueshme për Kosovën dhe se ky është hap në rrugën e Prishtinës drejt BE, ishte “i vonuar”. Kujtoi se të Gjelbërit prej vitesh kanë mbështetur Kosovën dhe do të vazhdojnë t’a mbështesin.
Jo rrallëherë dhe kjo për shkak të Prishtinës, kritikonte zyrtarët europianë. Akuzat i drejtonte dhe ndaj të dërguarit të BE për dialog. Mirosllav Llajçak-se mbështet haptazi Sërbinë.
Për Vajcin, "Llajçaku ka histori që nuk e bën atë kandidatin më të mundshëm për negociata të paanshme, sepse ishte ministër i punëve të jashtme të Sllovakisë, vend që ende nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur".
Në mjaft raste tek foltorja parlamentare në BE, i bënte thirrje Spanjës, Rumanisë, Sllovakisë, Qipros dhe Greqisë të njihnin Kosovën.
"Është koha për njohje, kjo është kyçe për paqe në Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE," tha ai atëkohë.
Nuk e fsheh mirëkuptimin e sjelljes së Prishtinës, pasi sikurse ka theksuar në një rast-“Qeveria e Kosovës është disi e mjaftueshme me situatën që të ulet në tryezën e negociatave me negociator në anën tjetër, i cili as nuk ju pranon si negociator legjitim”.
Po kështu, në Parlamentin Europian, mori drejtimin kur duhej të kritikohej Sërbia.
Ishte mes 12 parlamentarëve të Parlamentit Europianë ku tre vite më parë pyeti Komisionin Europian se kur do të hetonte raportet dhe pretendimet e të punësuarve të tij se komisioneri për zgjerim Oliver Varhely, ndikoi në zbutjen e tonit në raportet e progresit për shtetet kandidate, veçanërisht duke favorizuar Sërbinë.
Mbështeti Rezolutën rreth Sërbisë në të cilën kërkohej në zbatimin e hetimit ndërkombëtar për zgjedhjet e mbajtura më 17 dhjetor dhe kërkonte pezullimin e ndihmës financiare për Sërbinë nëse Beogradi nuk është i gatshëm të zbatojë rekomandimet zgjedhore apo nëse vërtetohet vjedhja e zgjedhjeve.
Pas tensioneve në veri të Kosovës, pasi nëpër trevat sërbe kryekomunarë u bërën shqiptarët, në zgjedhje pa pjesëmarrjen e sërbëve, Vajc akuzoi për dhunë-presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq. Madje kërkoi që Partia Popullore Europiane urgjentisht të ndërpresë bashkëpunimin me presidentin Vuçiq dhe BE të ndërpresë negociatat e anëtarësimit me Sërbinë.
komentet